EFESIANËT Krej 4. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1U lutem juve pra un’ i lidhuri mbë Zotinë të ecëni sikundrë se vëjen mb’ atë të thirrurit që u thërritët,

2Me çdo urtësi e butësirë, me zenërë të gjerë, tuke duruarë njëri tiatrinë me dashuri,

3Tuke nxituarë të ruani të bashkuarët’ e Frymësë me anë të lidhëjesë paqtimit.

4Një trup e një Frymë, sikundrë edhe u thërritët me një shpëresë të thërriturit tuaj;

5Një Zot, një besë, një pagëzim:

6Një Perëndi edhe Ati i të gjithëve, që është mbi të gjitha, edhe për të gjitha, edhe ndër gjithë ju.

7Edhe gjithësecilit prej nesh iu dha hiri pas masësë dhurëtisë Krishtit.

8Përandaj thotë: “Si hipi lart, skllavosi skllavërinë, edhe u dha të dhëna njerëzet”.

9Edhe se: “ay hipi”, ç’është, veç se edhe sbriti më përpara mbë më të poshtërat anët’ e dheut?

10Ay që sbriti, ay vetë ësht’ edhe që hipi përsipër gjithë qjejevet, që të mbushnjë të gjitha.

11Edhe ca i bëri apostoj, e ca profitërë, e ca ungjillëzorë, e ca barij e mësonjësa, P

12Që të bënenë gati shënjtorëtë, për punën’ e shërbesësë, për ndërtesën’ e trupit Krishtit;

13Gjersa të gjithë t’i arrijmë të bashkuarësë besësë, edhe së njohurësë të Birit Perëndisë, ndë burr të plotë, ndë masë të moshësë të mbushurësë Krishtit;

14Që të mos jemi më foshnje marrë prej valësh detit, e prurë këtu e atie prej çdo ere të mësimit, prej gënjeshtrësë njerëzet, prej dinakërisë për të gjetur’ udhë kobimit,

15Po tuke folurë të vërtetënë me dashuri, të rritemi tek ay mbë të gjitha, i cili është kryetë, do me thënë Krishti;

16Prej ati gjithë trupi përmbëledhurë bashkë e lidhurë bashkë me çdo të pushtuarë të atyre copavet që punonjënë bashkë, pas vepërimit me masë të gjithësecilës’ anë, bën të rriturit’ e trupit për të ndërtuarët’ e ti me dashuri.

17Them pra këtë, edhe martiris mbë Zotinë, të mos ecëni më, sikundrë ecënjënë kombet’ e tierë, ndë kotësirët të mëndëjesë tyre,

18Errësuarë nga mëndëja, e larguarë veç nga jeta e Perëndisë, për të padituritë që është ndër ata, për ashpërimnë e zemërësë tyre;

19Të cilëtë sepse nukë ndiejënë vetëhenë, dhanë vetëhen’ e tyre ndë ndyrësi, që të punonjënë çdo fulliqëri me lakëmim.

20Po ju nukë keni nxënë kështu Krishtinë,

21Ndë qoftë se e keni dëgjuar’ atë edhe jeni mësuarë mb’atë, sikundrë ësht’ e vërteta mbë Jisunë;

22Të lini mbënjanë njerin’ e vietërë që prishetë pas dëshërimesh kobimit, sikundrë rronitë përpara;

23Edhe të përtërihi ndë frymët të mëndëjesë tuaj,

24E të vishni njerin’ e ri, që është ndërtuarë pas Perëndisë me drejtëri e me shënjtërin’ e së vërtetësë.

25Përandaj lini mënjanë gënjeshtrënë, “gjithësecili le të flasë të vërtetënë me të afërmin’ e ti”, sepse jemi copat e njëri tiatrit.

26– “Zemërohi e mos fëjeni; le të mos perëndonjë dielli mbë zemërimt tuaj;

27As mos i bëni vënt djallit.

28– Ay që vieth, le të mos viedhë më, po më tepërë le të mundonetë tuke punuarë të mirënë me duart’ e tia, që të ketë t’i apë ati që ka nevojë.

29– Çdo fial’e kalburë le të mos dalë prej gojësë suaj, po ajo që ësht’ e mirë për ndërtesën’ e nevojësë, që t’u apë hirë atyre që dëgjonjënë.

30Edhe mos hidhëroni Frymën’ e Shënjtëruarë të Perëndisë, me të cilën’ u vulostë për ditën’ e shpërblimit.

31Çdo pikëllim e mëri e zemëratë e të bërtiturë e vllasfimi, le të hiqetë prej jush bashkë me çdo të ligë;

32Edhe bëhi njëri mbë tiatrinë të mirë, zemërë-dhëmburë, tuke ndëjerë njëri tiatrinë, sikundrë edhe Perëndia u ndëjeu juve me anë të Krishtit.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help