SBULESA Krej 21. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Edhe pashë një qiell të ri edhe një dhe të ri; sepse qielli i parë edhe dheu i parë shkoj; edhe deti nuk’ është më.

2Edhe (unë Joanni) pashë qyteten’ e shënjtëruarë, Jerusalimen’ e re, tuke sbriturë prej qiellit nga Perëndia, bërë gati posi nuse të stolisurë për burrin’ e saj.

3Edhe dëgjova një zë të math nga qielli që thoshte: “Ja tenda e Perëndisë bashkë me njerëzitë, edhe do të rrijë bashkë me ata, edhe ata do të jenë llauzi ati, edhe ay Perëndia vetë do të jetë bashkë me ata Perëndia i atyreve.

4Edhe (Perëndia) do të fshijë çdo lot nga syt’ e atyreve, edhe vdekëja nukë do të jetë më; as vajë, as të bërtiturë, as të dhëmburë nukë do të jetë më; sepse të paratë shkuanë.

5Edhe tha ay që ishte ndenjurë mbë front: “Ja të gjitha tek i bënj të ra.” Edhe më thotë: “Shkruaj; sepse këto fialë janë të vërteta edhe të besuara.”

6Edhe më tha: “U bë; unë jam Allfa edhe Omega, e nisura edhe e mbaruara. Unë do t’i ap dhurëti ati që ka et nga kroj ujit jetësë.

7Ay që munt do të trashëgonjë të gjitha, edhe do t’i jem Perëndi, edhe ay do të më jetë Bir.

8Edhe frikacarët’ e të pabesët’ e të ndyrët’ e vrasësit’ e kurvarët’ e magjistarët’ e idhullatrët’ e gjithë gënjeshtarëtë do të kenë piesën’ e tyre ndë lëqer që digjetë me ziarr e me squfur; që është vdekëj’ e dytë.”

9Edhe erdhi tek unë një nga të shtatë ëngjëjtë që kishinë të shtatë kupatë mbushurë me të shtatë plagët’ e pastajme, edhe foli bashkë me mua, tuke thënë: “Eja, do të dëftenj tyj nusenë, gruan’ e Qëngjit.”

10Edhe më shpuri me frymë ndë një mal të math e të lartë, edhe më dëfteu qyteten’ (e madhe), Jerusalimen’ e shënjtëruarë, tuke sbriturë prej qielli nga Perëndia,

11Që kishte lavdin’ e Perëndisë; edhe të ndriturit’ e asaj shëmbëllente me gur fort të ndershëm, posi gur jaspidhe që shkëlqen si krystall.

12Edhe kishte një mur të math e të lartë; edhe kishte dy-mbë-dhietë porta, edhe mbë portat dy-mbë-dhietë ëngjëj, edhe emëra shkruarë përsipër, të cilëtë janë të dy-mbë-dhietë faravet e të bijvet Israilit.

13Prej së lindurit diellit tri porta, prej anësë borësë tri porta; prej anës mesditësë tri porta, prej së perënduarit diellit tri porta.

14Edhe muri qytetesë kishte dy-mbë-dhietë themele, edhe nd’ ato ishin’ emërat’ e të dy-mbë-dhietë apostojvet Qëngjit.

15Edhe ay që fliste bashkë me mua kishte një kallam t’artë, që të masë qyteten’ edhe portat’ e asaj edhe murin’ e asaj.

16Edhe qyteteja ishte me katrë cepa, edhe është sa e gjatë, edhe kaqë e gjërë; edhe mati qytetenë me kallamnë, gjer mbë dy-mbë-dhietë milë stadhe; të gjatët’ e të gjërët’ e të lartët’ e asaj janë sinjënjë.

17Edhe mati murin’ e asaj, një qint e dyzet e katrë kutë, pas masësë njeriut, që do me thënë, të ëngjëllit.

18Edhe ndërtesa e murit asaj ishte jaspidhë; edhe qyteteja ar i këthiellëtë që shëmbëllente me qelqe të këthiellëtë

19Edhe themelet’ e murit qytetesë ishinë stolisurë me gjithë çfarë gurësh të nderëshim; themel’ i parë ishte jaspidhë; i dyti, sapfirë; i treti, hallqidhon; i katrëri, smaragdhë; i pesëti, sardhonik;

20I gjashtti, sardhi; i shtatti, gur-artë; i tetti, viryll; i nëntti, topazi; i dhietti, krysopras; i një-mbë-dhietti, jaqinth; i dy-mbë-dhietti, amethyst.

21Edhe të dy-mbë-dhietë portat’ ishinë dy-mbë-dhietë margaritarë, gjithësecila portë ishte prej një margaritari; edhe udh’ e qytetetes’ ishte ar’ i këthiellëtë, posi qelqe e shkëlqyerë.

22Edhe nukë pashë tempull nd’atë, sepse Zoti Perëndi Gjithëpushtetësi, edhe Qëngji është tempull i asaj.

23Edhe qyteteja s’ka nevolë për diell, as për hënë, që të ndrisnjënë nd’ atë; sepse lavdia e Perëndisë e ndriti atë, edhe kandileja e asaj është Qëngji.

24Edhe kombetë (që shpëtonjënë) do t’ ecënjënë ndëpër dritë t’asaj; edhe mbëretërit’ e dheut bienë lavdinë, edhe nderin’ e tyre mb’ atë.

25Edhe portat’ e asaj nukë do të mbyllenë ditënë; sepse natë nukë do të jetë atie.

26Edhe do të bienë lavdin’ edhe nderin’ e kombevet mb’ atë.

27Edhe nukë do të hynjë mb’ atë çdo gjë që pëgër e bën të ndyrë, e gënjeshtrë; veç atyreve që janë shkruarë ndë vivli të jetësë Qëngjit.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help