EFESIANËT Krej 5. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Ecëni pra pas Perëndisë, si dielm të dashurë;

2Edhe ecëni ndë dashuri, sikundrë edhe Krishti na deshi, edhe dha vetëhen’ e ti për ne dhuratë e kurban te Perëndia, për erë të mirë.

3Edhe kurvëri e çdo ndyrësi, a lakëmim, as të mos zihetë n’gojë ndër ju, sikundrë u gjan shënjtorëvet;

4As turpëri e fialë të marra a fialë për gas, të cilatë s’kanë hije; po më tepërë të falurë ndersë.

5Sepse këtë e dini, se çdo kurvar, a ndyrës, a lakëmimtar, i cili ësht’ idhullatrë, s’ka trashëgim ndë mbëretëri të Krishtit e të Perëndisë.

6Asndonjë le të mos u kobonjë juve me fialë të kota; sepse për këto punë vien zemërata e Perëndisë mbi të bijt’ e së pabindurësë.

7Mos kini piesë pra me ata.

8Sepse njëherë ishit’ errësirë, po tashi jeni dritë mbë Zotinë;

9Ecëni si dielmt’ e dritësë,

10(Sepse pem’ e Frymësë është mbë çdo të mirë, e drejtëri, e të vërtetë), tuke provuarë ç’ësht’e pëlqyerë te Zoti

11Edhe mos kini shoqëri ndë punërat të papemsë të errësirësë, po më tepër’ i qërtoni.

12Sepse ato që punonenë fshehurazi nga ata, është turp edhe të zihen’ edhe me gojë.

13Po gjith ato punë që janë për të qërtuarë, shpërfaqënë nga drita; sepse çdo punë që shpërfaqetë është dritë.

14Përandaj thotë: Sgjonu ti që fle, edhe ngreu prej së vdekurish, edhe Krishti do të ndriçonjë tyj.

15Shikoni pra qysh të ecëni me kujdes; jo si të paditurë, po si të diturë,

16Tuke shpërblerë kohënë, sepse ditë janë të këqia.

17Përandaj mos bëhi të marrë, po kupëtoni ç’është dashurimi i Zotit.

18Mos dehi me verë, që nd’ atë është ka plënkprishëje; po mbushuni me Frymë të Shënjtëruarë,

19Tuke kuvenduarë ndër vetëhet tuaj psallma, e hymna, e kënkë shpirtërishte, tuke kënduar’ e tuke psallurë Zotit ndë zemëret tuaj;

20Tuke i falurë ndersë përherë për të gjithë Perëndisë edhe Atit mb’ emërit të Zotit tënë Jisu Krishtit;

21Tuke i unjurë kryetë njëri tiatrit me frikë të Perëndisë.

22Ju gratë, u përunjuni burravet tuaj posi Zotit;

23Sepse burri është kryet’ e gruasë, sikundrë edhe Krishti është kryet’ e qishësë, edhe ay është shpëtimtar’ i trupit.

24Po sikundrë kisha i përunjetë Krishtit, kështu edhe gratële t’u përunjenë burravet të tyre mbë çdo punë.

25Ju burratë, doni gratë tuaja, sikundrë edhe Krishti deshi qishënë, edhe dha vetëhen’ e ti për atë,

26Që ta shënjtëronjë e ta qëronjë me të larët’ e ujit, me anë të fialësë;

27Që ta nxierrë atë përpara vetëhesë ti qishë të lavduruarshime, pa paturë, a rrudhë, a ndonjë të tillë gjë, po që të jet’ e shënjtëruar’ e faqebardhë.

28Kështu duhetë burratë të duanë grat’ e tyre, posi trupërat’ e tyre. Ay që do gruan’ e ti, do vetëhen’ e ti;

29Sepse asndonjë ndonjëherë s’e mori mëri mishin’ e ti, po e ushqen edhe e ngroh, sikundrë edhe Zoti qishënë.

30Sepse jemi anët e trupit ati, prej mishit ati, edhe prej eshtëravet ati.

31“Përëndaj njeriu do të lërë t’ anë e t’ ëmënë edhe do të ngjitetë pas gruasë ti, edhe të dy do të jenë një mish”.

32Këjo fshehësirë ësht’ e madhe; po unë e them këtë për Krishtin’ e për qishënë.

33Po edhe gjithësecili prej jush kështu le ta dojë gruan’ e ti, posi vetëhen’ e ti; edhe gruaja le t’i ketë frikë burrit.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help