1Edhe nukë dua të mos dini ju, o vëllezër, se gjithë atëritë tanë ishinë ndënë ret, edhe të gjithë shkuanë ndëpër det.
2Edhe të gjithë mbë Moisinë u pagëzuanë ndë ret e ndë det.
3Edhe të gjithë hangrë po atë të ngrënë shpirtërisht;
4Edhe të gjithë pinë po atë të pirë shpirtërisht; sepse pinë prej një guri shpirtërisht që u vinte prapa; edhe guri ishte Krishti.
5Po Perëndia nukë pëlqeu më të shumëtë nga ata; sepse u shtruanë të vdekurë ndë shkretëtirët.
6Edhe këto u bënë për shëmbëllesa mbë ne që të mos dëshërojm’ edhe neve punëra të liga, sikundrë dëshëruan’ ata.
7As idhullatrë mos u bëni, posi ca veta nga ata, sikundrë është shkruarë: “Llauzi ndënji të haj’ e të pijë, edhe u ngritnë të lozinë”.
8As të mos kurvërojmë, sikundrë ca veta nga ata kurvëruanë, edhe ranë të vdekurë mbë një ditë njëzet’ e tri mijë veta.
9As të mos ngasmë Krishtinë, sikundrë edhe ca nga ata e nganë edhe u prishnë nga gjërpënjtë.
10As të mos murmurisni, sikundrë edhe ca nga ata murmurisnë, edhe u prishnë prej ëngjëllit prishës.
11Edhe gjithë këto bëneshinë mb’ ata për shëmbëlla, edhe u shkruanë për mësim mbë ne, mbë të cilët arrinë të mbaruarat’ e jetëvet.
12Përandaj ay që pandeh se qëndron, le të shohë se mos bierë poshtë.
13 Tiatërë ngasëje nuk u ka gjeturë juve përveç se ngasëje njeriu; po Perëndia është besëtar edhe nukë do t’u lërë juve të ngiteni tej fuqisë suaj, po bashkë me të ngarëtë do t’u tregonjë udhë shpëtimi, që të muntni të duroni.
14Përandaj, o të dashurit’ e mi, ikni nga idhullatria.
15Flas posi mbë të mënçim; gjykoneni ju atë që them.
16Ay potiri i bekimit që bekojmë, a nuk’ është kungimi i gjakut Krishtit? Ajo buka që thyejmë, a nuk’ është kungimi i trupit Krishtit?
17Sepse neve të gjithë jemi një bukë, një trup; sepse të gjithë kemi piesë prej asaj një buke.
18Shihni Israilnë që është pas mishit; ata që hanë nga kurbanetë, a nukë janë piesëtarët’ e theroresë?
19Ç’them pra? Se është gjë idhulli? Apo se është gjë kafsha që i bënetë kurban idhujvet? Jo.
20Po ato kafsha që bënjënë kurban kombetë, ua bënjënë kurban diajvet, e jo Perëndisë; edhe unë s’dua të bëneni ju piesëtarët’ e diajvet.
21S’munt të pini poritin’ e Zotit edhe potirin’ e diajvet; s’ munt të merrni piesë nga truveza e Zotit edhe nga truveza e diajvet.
22Apo do t’i shtiemë zelinë Zotit? Mos jemi më të fortë se ay?
23Të gjitha janë ndë pushtet tim, po të gjitha s’bënjënë mirë; të gjitha janë ndë pushtet tim, po të gjitha s’ndërtonjënë.
24Asndonjë le të mos kërkonjë të mirën’ e ti; po gjithësecili të tiatrit.
25Hani çdo gjë që shitetë ndë maqeli, pa vëshguarë gjë për ndërgjegjëjenë.
26Sepse “dheu ësht’ i Zotit, edhe të mbushurit’ e ati.”
27Edhe ndë u thërrittë juve ndonjë nga të pabesëtë, edhe doni të vini, hani çdo gjë që t’u vihetë përpara, pa vëshguarë gjë për ndërgjegjëjenë.
28Po ndë u thëntë juve ndonjë: Këjo është kafshë bërë kurban idhujvet, mos hani, për atë që u dëfteu, edhe për ndërgjegjëjenë; (sepse “dheu ësht’ i Zotit, edhe të mbushurit e ati”).
29Edhe ndërgjegjëje them, jo tëndenë, po të tiatrit; sepse përse gjykonetë të liruarëtë tim prej tiatërë ndërgjegjëje?
30Edhe unë ndë marrsha piesë më të falurë ndersë, përse vllasfimisem unë për atë gjë falem ndersë?
31Ndë hëngrëshi pra, a ndë pifshi, a nda bëfshi ndonjë gjë, të gjitha bëni për lavdin’ e Perëndisë.
32Mos bëhi pengesë as mbë Judhenj, as mbë Grekë, as mbë qishët të Perëndisë;
33Sikundrë edhe unë mbë gjithë punërat pëlqehem mbë të gjithë, pa kërkuarë të mirënë time, po të shumëvet, që të shpëtonjënë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.