1Përandaj nukë muntmë të durojmë më, po na pëlqeu të mbesëmë vetëmë ndë Athinë,
2edhe dërguam Timothenë, vëllanë tënë, edhe shërbëtorin’ e Perëndisë, edhe shokunë tënë ndë punët të ungjillit Krishtit, që t’u forconjë juve e t’u ngushullonjë për besënë tuaj;
3Që të mos tundet’ asndonjë ndë këto shtrëngime; sepse ju e dini se neve jemi vënë për këtë.
4Sepse, kur ishim përanë jush, u thoshim juve që përpara, se kemi për të hequrë shtrëngime, sikundrë edhe u bë, edhe e dini.
5Përandaj edhe unë, passi s’duronjam, dërgova që të marr vesh për besënë tuaj, mbase mos u ngau ay që nget, edhe shkon mundimi ynë kot.
6Po ndashti që erdhi Timotheu nga ju ndër ne, edhe na pruri zën’ e mirë për besën’ e për dashurinë tuaj, edhe se na kujtoni për të mirë përherë, edhe keni mallë të na shihni, sikundrë edhe ne juve,
7Përandaj u ngushulluamë, o vëllezër, për ju ndër gjithë shtrëngimin’ edhe nevojënë tonë, prej besësë suaj;
8Sepse ndashti rrojmë, ndë qëndrofshi ju mbë Zotinë,
9Sepse çfarë të faluri ndersë munt t’i apënë Perëndisë për ju, për gjith’ atë gëziminë që gëzonemi për ju përpara Perëndisë tënë,
10Nat’ e ditë tuke luturë tepërë që të shohëmë faqenë tuaj, edhe të mbushëmë të mbeturat’ e besësë suaj?
11Po ay Perëndia edhe Ati ynë, edhe Zoti ynë Jisu Krishti, na drejtoftë udhënë te ju.
12Edhe Zoti shtoftë edhe teproftë dashurinë tuaj njëri mbë tiatrinë, edhe mbë të gjithë, sikundrë edhe ne kemi mbë ju;
13Për të forcuarë zemratë tuaja pa pallavi ndë shënjtëri, përpara Perëndisë edhe Atit tënë, ndë t’ardhurit të Zotit tënë Jisu Krishtit bashkë me gjithë shënjtorët’e ati.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.