EVREJT Krej 13. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Dashuria e vallëzërisë le të mbesë;

2Mos harroni dashurin’ e të huajvet; sepse prej kësaj ca pakupëtuarë pritnë ëngjëj ndë shtëpi të tyre.

3Kujtoni te lidhuritë, si të lidhurë bashkë me ata; ata që heqënë keq, sikur jeni edhe ju ndë trup.

4Martesa qoftë për nder të gjithë, edhe shtrati i pandyrë; po kurvarët’ e pugërësitë do t’ i gjukonjë Perëndia.

5Mëndyra juaj le të jetë pa lakëmim argjëndi; e le t’u jenë mjaft ato që keni ndashti; sepse ay ka thënë: “Nukë kam për të lënë tyj, as nukë kam për të hequrë dorë prej teje.”

6Përandaj neve të themi me zemërë: “Zoti është ndihmëtari im, edhe nukë do të kem frikë; ç’do të më bënjë njeriu?”

7Kujtoni të parëtë tuaj, të cilët’ u folnë juve fialën’ e Perëndisë; ecëni pas besës’ atyreve, tuke vënë re të pastajmen’ e jetës atyre që shkuanë.

8Jisu Krishti ësht’ ay vetë die edhe sot, edhe për gjithë jetët.

9Mos bihi andej’ e këtejë prej çdo farë mësimesh të huaja; sepse është mirë të forconetë zemëra me hirë, jo me të ngrëna, të cilatë nuk’ u bënë dobi atyreve që u ranë prapa.

10Kemi një therore, prej të cilësë s’kanë pushtet të hanë ata që shërbenjënë ndë tendët.

11Sepse atyre shtësëvet që u bihetë gjaku brënda ndë shënjtëroret prej kryepriftit për faje, këtyreve u digjenë trupëratë jashtë fushatësë.

12Përandaj edhe Jisuj pësoj jashtë portësë, që të shënjtëronjë llauzinë megjakun e ti.

13Le të dalëmë pra tek ay jashtë fushatësë, tuke mbajturë dhunën’ e ati.

14Sepse neve nukë kemi këtu një qytet që mbet përherë, po kërkojm’ atë që do të injë.

15Me anë t’ati pra le të biemë përherë kurban lavdie te Perëndia, do me thënë, “pemë buzësh” që rrëfenjën’ emërin’e ati.

16Edhe mos harroni të bëni mirë e të keni shoqëri, sepse të tilla kurbane i pëlqenjënë Perëndisë.

17U dëgjoni të parëvet tuaj, edhe u unjni vetëhen’atyreve; sepse ata rrinë squarë për shpirtërat tuaj, posi ata që do t’u apënë fialë; që ta bënjënë këtë me gëzim, edhe jo tuke psherëtirë; sepse këjo nuk’ u bën dobi juve.

18Faluni për ne; sepse na është mbushurë mëndëja, se kemi ndërgjegjëje të mirë, tuke dashurë të shkojmë mirë mbë gjithë punërat.

19Po më tepër’ u lutem juve të bëni këtë, që të këthenem shpejt te ju

20Edhe Perëndia i paqtimit, i cili ngriti prej së vdekurish barin’ e math të dhënvet me anë të gjakut dhiatësë pasosurë, Zotinë tënë Jisu Krishtinë,

21U bëftë juve të kulluarë mbë çdo punë të mirë, që të bëni dashurimin’ e ati, tuke punuarë ndër ju atë që ësht’ e pëlqyershime përpara ati, me anë të Jisu Krishtit; mb’ atë qoftë lavdia ndë jetët të jetëvet. Amin.

22Edhe u lutem juve, o vëllezër, duroni fialën’ e mësimit; sepse u shkrova juve me pak fialë.

23E dini se vëllaj Timotheu u lëshua nga burgu, bashkë me atë ndë arthtë shpejt, do t’u shoh juve.

24U faleni me shëndet gjithë të parëvet tuaj, edhe gjithë shënjtorëvet. U falenë me shëndet juve ata që janë nga Italia.

25Hiri qoftë me ju të gjithë. Amin.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help