1Edhe Savlli, po tuke shtyrë frikë e vrasëje kundrë nxënëset Zotit, erdhi te kryeprifti,
2Edhe lypi nga ay kartëra për Dhamaskë te sinagogjitë, që ndë gjetë ca nga këjo udhë, burra e gra, t’i bierë lidhurë ndë Jerusalim.
3Edhe tuke vatur u afrua ndë Dhamaskë, edhe papriturë vetëtiti rreth ati një dritë nga qielli.
4Edhe ay si ra përdhe, dëgjoj një zë tuke thënë ati: “Saull, Saull, përse më ndiek?”
5Edhe ay tha: “Cili je ti, o Zot?” Edhe Zoti tha: “Unë jam Jisuj që ndiek ti; keq është për tyj t’u hethç me shkelmë gjëmbavet.”
6Edhe ay tuke dridhur’ e tuke habiturë tha: “Zot, ç’do ti të bënj unë?” Edhe Zoti i tha: “Ngreu e hyrë ndë qytet, edhe do të të flitetë ç’duhetë të bënjç.
7Edhe ata njerëzitë që bënin’ udhë bashkë me atë mbetnë pa zë, sepse zën’ e dëgjoninë, po nukë shihninë asndonjë.
8Edhe Savlli u ngrit nga dheu, po nukë shihte asndonjë, ndonëse i kishte hapurë sytë, edhe tuke e hequrë prej dore, e prunë atë brenda ndë Dhamaskë.
9Edhe kishte tri dit që nukë shihte; edhe as hëngri, as piu.
10Edhe ishte një nxënës ndë Dhamaskë që qjuhej Anani, edhe Zoti i tha nd’ ëndërrë: “Anani.” Edhe ay tha: “Ja unë te jam, o Zot.”
11Edhe Zoti i tha: “Ngreu e shko nd’atë udhë që qjuhet’ e Drejtë, edhe kërko ndë shtëpit të Judhësë një Tarsiot që qjuhetë Savllë; sepse ja te po faletë;
12Edhe ka parë nd’ ëndërrë një njeri që qjuhet’ Anani, se hyri e vuri dorënë mbi atë, që t’i hapenë sytë përsëri.”
13Atëhere Anania u përgjeq: “Zot, kam dëgjuarë nga shumë vetë për këtë njeri, sa të këqia u bëri shënjtorëvet tu ndë Jerusalim;
14Edhe këtu ka pushtet nga kryepriftëritë të lithnjë gjith’ ata që thërresën’ emërinë tënt.”
15Po Zoti i tha: “Shko, sepse kyj më ësht’ en’ e sgjedhurë, për të mbajtur’ emërinë tim përpara kombevet, e mbëretërëvet, edhe të bijvet Israilit.
16Sepse unë do t’i dëftenj ati sa duhetë të pësonjë për emërinë tim.”
17Edhe Anania vate e hyri ndë shtëpi; edhe si vuri duartë mbi atë, tha: “Saull vëlla, Zoti më ka dërguarë, ay Jisuj që t’u duk mb’ udhë, kur ishnje tuke ardhurë, që të të hapenë sytë përsëri, edhe të mbusheç me Frymë të Shënjtëruarë.”
18Edhe përnjëherë ranë nga syt’ e ati posi hala, edhe përnjëherë hapi sytë përsëri; edhe u ngrit e u pagëzua.
19Edhe si hëngri, mori fuqi. Edhe (Savlli) ndenji ca dit bashkë me nxënësitë që ishinë ndë Dhamaskë.
20Edhe përnjëherë leçiste Krishtinë ndëpër sinagogjitë, se kyj ësht’ i bir’ i Perëndisë.
21Edhe gjith’ ata që dëgjoninë maniteshin’ e thoshinë: “Nuk’ është kyj ay që prishi ndë Jerusalim ata që thërrisninë këtë emërë, edhe këtu për këtë punë kishte ardhurë, që t’i shpierë lidhurë te kryepriftëritë?”
22Po Savlli merrte fuqi më tepër, edhe trubullonte ata Judhenj që rrininë ndë Dhamaskë, tuke dëftyerë, se kyj është Krishti.
23Edhe si shkuanë mjaft dit, Judhenjtë bënë këshillë ta vrasënë.
24Po kundrëkëshilla e atyreve i ra ndër veshë Savllit; edhe ruaninë dyertë dit’ e natë, që ta vrasënë.
25Atëhere nxënësit’ e muarnë natënë, edhe e sbritnë nga muri, varurë ndë një shportë.
26Edhe Savlli, si erdhi ndë Jerusalim, kërkonte të piqetë me nxënësitë; po të gjith’ e kishinë frikë, sepse nukë besoninë se është nxënës.
27Po Varnava e mori, edhe e pruri tek apostojtë, edhe u dëfteu atyre qysh pa Zonë mb’ udhë, edhe se i foli ati, edhe qysh fliste ndër sy ndë Dhamaskë mb’ emërit të Jisujt.
28Edhe ishte tuke hyrë e tuke dalë bashkë me ata ndë Jerusalim, edhe tuke folurë ndër sy mb’ emërit të Zotit Jisu.
29Edhe fliste e hahej me Greqishtarëtë; po ata kërkoninë ta vrisninë.
30Edhe vëllezëritë kur e muarnë vesh, e prunë poshtë ndë Qesari, edhe e dërguanë ndë Tarsë.
31Qishatë pra ndëpër gjithë Judhenë e Galilenë e Samarinë kishinë paqtim, edhe ishinë tuke ndërtuar’ e tuke ecurë ndë frikë të Zotit, edhe shumoneshinë me anë të ngushëllimit të Frymësë Shënjtëruarë.
32Edhe Pietri, tek po shkonte ndëpër gjith’ ata vënde, sbriti edhe te shënjtorëtë që ishinë ndë Lydhdhë.
33Edhe atie gjeti një njeri që e qjuanin’ Ene, i cili ishte ulok që dergjej ndë shtrat që tetë vieç.
34Edhe Pietri i tha: “Ene, Jisu Krishti të shëron; ngreu edhe shtro shtratinë tënt.” Edhe ay përnjëherë u ngrit.
35Edhe gjith’ ata që rrininë ndë Lydhdhë e ndë Saron e pan’ atë, edhe u këthyenë mbë Zotinë.
36Edhe ndë Joppë ishte një nxënëse që qjuhej Tavitha, që këthyerë do me thënë. Kaprolle; ajo ishte plot me punëra të mira e me elejmosina që bënte.
37Edhe nd’ ato dit gjau të sëmuret ajo, edhe të vdesë; edhe si e lanë, e vunë ndë dhomë të sipërme.
38Edhe Lydhdha passi ishte afër Joppësë, nxënësitë kur dëgjuanë se Pietri është nd’ atë, dërguanë dy burra tek ay, tuke lutur’ atë të mos përtonjë të vinjë gjer tek ata.
39Edhe Pietri u ngrit e vate bashkë me ata; edhe kur erdhi, e hipnë ndë dhomë të sipërme; edhe i duallnë përpara gjithë grat’ e veja tuke qjarë, e tuke dëftyerë të veshura e rroba, që bënte Kaprolleja kur ishte bashkë me ato.
40Po Pietri passi i nxori të gjitha jashtë, u unjq mbë gjunj edhe u fal; edhe u këthye te trupi e tha: “Tavitha, ngjallu.” Edhe ajo hapi syt’ e saj, edhe kur pa Pietrinë u ngrit e ndenji.
41Edhe ay i dha dorënë, edhe e ngriti; edhe passi thërriti shënjtorët’ e të vejatë, e nxori përpara të gjallë.
42Edhe këjo u muar vesh ndëpër gjithë Joppënë; edhe shumë vetë i besuanë Zotit.
43Edhe Pietri mbeti mjaft dit ndë Joppë, përanë një farë Simoni lëkurëregjësi.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.