1Ju dielmtë, i dëgjoni përindvet tuaj mbë Zotinë; sepse këjo ësht’e udhësë.
2“Ndero tët atë e tët ëmë,” e cila është porosi e parë me të zotuarë.
3“Që të të bënetë mirë tyj, edhe të jesh jetëgjatë mbi dhet”.
4Edhe ju atëritë, mos zemëroni dielmtë tuaj, po i ushqeni me mësim e me këshillë të Zotit.
5Ju shërbërorëtë, u dëgjoni zotërinjvet tuaj pas mishit me frikë e me të dridhurë, me zemrënë tuaj të miturënë, posi Krishtit;
6Jo të punoni për faqe, si asish që u pëlqenjënë njerëzet, po si shërbëtorët’ e Krishtit, tuke bërë dashurimin’ e Perëndisë me gjithë shpirt,
7Tuke i punuarë me zemërë të mirë Zotit, e jo njerëzet;
8Tuke diturë, se atë të mirë që të bënjë gjithësecili, këtë ka për të marrë prej Zotit, a shërbëtuar qndë qoftë, a i lirë.
9Edhe ju zotërinjtë, po ashtu bëni tek ata, e sbtirnia të frikësuarëtë; tuke diturë, se edhe ju vetë keni Zot ndë qiejet, edhe tek ay s’ka të mbajtur’ anë.
10Pra, o vëllezërit’ e mi, forcohi mbë Zotinë edhe ndë pushtet të fuqis’ ati;
11Vishni gjith’ armët’ e Perëndisë, që të muntni t’u qëndroni kundrë mieshtërivet djallit;
12Sepse neve nukë kemi luftë kundrë gjaku e mishi, po kundrë urdhëravet, kundrë pushtetevet, kundrë urdhëratësavet botësë të errësirësë kësaj jete, kundrë frymavet liga ndë qielloret.
13Përandaj merrni me vetëhe gjith’ armët’ e Perëndisë, që të muntni të qëndroni kundrë ndë ditët të keqe, edhe si të keni bërë gati të gjitha, të qëndroni mbë këmbë.
14Qëndroni mbë këmbë pra ngjeshurë mezinë tuaj me të vërtetënë, edhe veshurë thurakun’ e drejtërisë,
15Edhe mbathurë këmbëtë të jeni gati për ungjillin’ e paqtimit.
16Edhe përmbi të gjitha, merrni me vetëhe mburonjën’ e besësë, me të cilënë do të muntni të shuani gjithë shëgjetat’ e ndezura të ligut.
17Edhe merrni përkrenoren’ e shpëtimit, edhe thikën’ e Frymësë, që është fiala e Perëndisë;
18Tuke falurë ndë Frymë mbë çdo kohë me çdo farë të faluri e të luturi, edhe gjithënjë kështu të rrini squarë me çdo farë durimi e të luturi për gjithë shënjtorëtë.
19Edhe për mua, që të më epetë fialë të hap gojënë time, që ta bënj të njihetë për faqe fshehësira e ungjillit,
20Për të cilënë unë jam lajmës ndë vargje hekurash, që të flas me sy hapurë për atë, sikundrë gjan.
21Po që të dini edhe ju të miatë, ç’bënj, të gjitha do t’ua dëftenjë juve Tyqiku, vëllaj i dashurë, edhe shërbëtuar besëtar mbë Zotinë;
22Të cilin’ e dërgova te ju për këtë punë, që të merrni vesh për punëratë tona, edhe të ngushullonjë zemratë tuaja.
23Paqtim qoftë mbë vëllezëritë, edhe dashuri me besë nga Perëndia, Ati, edhe nga Zoti Jisu Krisht.
24Hirë qoftë bashkë me gjith’ ata që duanë Zotinë tënë Jisu Krishtinë me paprishëje. Amin.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.