1Mbë të pastajmenë, o vëllezër, fali për ne, që të ecënjë fiala e Zotit edhe të lavdonetë, sikundrë edhe te ju,
2Edhe që të shpëtojmë nga njerëzit e kotë e të liq; sepse besa nuk’ është te të gjithë.
3Po Zoti është besëtar, që do t’u forconjë juve e do t’u ruanjë nga i ligu.
4Edhe kemi shpresë mbë ju me anë të Zotit, se ato që u porosisëmë juve, edhe i bëni, edhe do t’i bëni.
5Edhe Zoti drejtoftë zemratë tuaja ndë dashuri të Perëndisë, edhe ndë durim të Krishtit.
6Edhe u porosisëmë juve, o vëllezër, mbë emërë të Zotit tënë Jisu Krishtit, të mërgohi nga çdo vëlla që ecën pa udhë, edhe jo pas asaj porosisë që mori prej nesh.
7Sepse ju e dini qysh duhetë të bëni si bëjmë neve; sepse nuk’ u prum të prapë ndër ju,
8As bukë hangrëm dhurëti prej ndonjërit, po me të lodhur’ e me mundim, tuke punuarë nat’e ditë, që të mos i bënemi barrë ndonjërit prej jush.
9Jo se s’kemi pushtet, po që të apëmë vetëhenë tonë për shëmbëllesë që të bëni si bëjmë ne.
10Sepse edhe kur ishim te ju, këtë u porosisnim juve, se ndë qoftë nuk do ndonjë të punonjë, as mos hajë.
11Sepse dëgjojmë ca vetë ndër ju tuke ecurë prapë, edhe se nukë punonjënë fare, po sillenë rrotullë tuke vënë re punëra të kota.
12Edhe të tillëtë njerës i porosisëm’ e i mësojmë për Zotinë tënë Jisu Krishtinë, të hanë bukën’ e tyre tuke punuarë me pushim.
13Po ju, o vëllezër, mos u lothni tuke bërë mirë.
14Edhe ndë qoftë ndonjë se s’i dëgjon fialësë tonë shkruarë me anë të kësaj karte, shënoni atë; edhe mos bashkohi me atë, që t’i vinjë turp.
15Po mos e vështroni atë si arëmik, po mësonie si vëlla.
16Edhe vetë Zoti i paqtimit u dhashtë juve paqtiminë kurdo me çdo mëndyrë. Zoti qoftë me ju të gjithë.
17Të faluritë me shëndet u shkrua me dorënë time, të Pavlit, që është shenjë mbë çdo kartë; kështu shkruanj.
18- Hiri i Zotit tënë Jisu Krishtit qoftë bashkë me ju të gjithë. Amin.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.