1Edhe Apolloj kur ishte ndë Korinthë, Pavli shkoj ndëpër anët të sipërme, e erdhi ndë Efesë; edhe si gjeti atie ca nxënësa,
2U tha atyre: “A muartë Frymë të Shënjtëruarë, kur besuatë?” Edhe ata i thanë: “Po as nukë kemi dëgjuarë se ka Frymë të Shënjtëruarë.”
3Edhe ay u tha atyre: “Mbë se pra u pagëzuatë?” Edhe ata thanë: “Ndë pagëzim të Joannit.”
4Edhe Pavli tha: “Joanni pagëzoj me pagëzim pendimi, tuke i thënë llauzit t’i besonjën’ ati që vien pas atij, do me thënë, Jisu Krishtit.”
5Edhe ata si dëgjuanë, u pagëzuanë mb’ emërit të Zotit Jisu.
6Edhe Pavli si vuri duartë mbi ata, erdhi Frym’ e Shënjtëruarë mbi ata, edhe flisninë gjuhëra e profitepsninë.
7Edhe gjithë këta ishinë sindonja dy-mbë-dhietë burra.
8Edhe ay hyri ndë sinagogjit e fliste me sy hapurë, tuke kuvënduarë për tre muaj, e tuke u mbushurë mëndëjen’ atyre për punët’ e mbëretërisë Perëndisë.
9Po ata passi ashpëroneshinë e s’u mbushej mëndëja, po flisninë keq për udhën’ e Zotit përpara gjëndëjesë, u largua nga ata, edhe ndau nxënësitë, tuke kuvënduarë përditë ndë skoli të një farë Tyranni.
10Edhe këjo u bë për dy viet, kaqë sa gjith’ ata që rrininë nd’ Asi dëgjuanë fialën’ e Zotit (Jisu), Judhenj e Grekë.
11Edhe Perëndia bënte çudira të mëdha me anë të duarvet Pavlit,
12Kaqë sa bineshinë mbi të sëmurët riza e përparje nga trupi ati, edhe sëmundat’ ikninë nga ata, edhe frymat’ e liga dilninë nga ata.
13Edhe ca nga ata Judhenj përgjërimtarë që silleshinë rrotullë vunëduartë të zënë n’gojë emërin’ e Zotit Jisu mb’ ata që kishinë fryma të liga, tuke thënë: “U përgjërojmë juve mb’ atë Jisunë që leçit Pavli.”
14Edhe ata që bëninë këtë ishinë shtatë bijt’ e një kryeprift Judheu që qjuhej Sqeva.
15Edhe frym’ e ligë u përgjeq e tha: “Jisun’ e njoh, edhe Pavlin’ e di; po ju cilëtë jeni?”
16Edhe ay njeriu që kishte frymën’ e ligë u hoth mbi ata, edhe i mundi, e u hipi sipër atyreve, kaqë sa ata iknë prej shtëpis’ ati sveshurë e plagosurë.
17Edhe këjo u bë e diturë mbë të gjithë, mbë Judhenj e mbë Grekë, që rrininë nd’ Efesë: edhe të gjith’ ata i mori frika, edhe madhëronej emëri i Zotit Jisu.
18Edhe shumë nga ata që kishinë besuarë vininë tuke rrëfyerë e tuke dëftyerë punët’ e tyre.
19Edhe shumë vetë nga ata që bëninë magji, bininë vivliat’ e tyre, e i diqninë përpara të gjithëve; edhe numëruanë të çëmuarët’ e atyreve, e i gjetnë se vëjeninë pesë-dhietë mijë copa argjëndi.
20Kështu shtonej e forconej fort fial’ e Zotit.
21Edhe si u mbaruanë këto punë, Pavli e vuri ndër mënt me vetëhen e ti, si të shkonjë ndëpër Maqedhoni e ndëpër Ahai, të vejë ndë Jerusalim, e tha, se: “Si të vete atie, duhetë që të shoh un’ edhe Romënë.”
22Edhe dërgoj ndë Maqedhoni dy vetë nga ata që i shërbeninë, Timothenë edhe Erastinë, po ay vetë ndenji ca kohë ndë Asi.
23Edhe nd’ atë kohë u bë shumë trazyrë për këtë udhë.
24Sepse një farë argjëndari që qjuhej Dhimitër, i cili ndërtonte tempuj të Artemidhësë, edhe u epte shumë fitim mieshtërvet,
25 Kyj si mbëlodhi këta, edhe ata që punoninë të tilla, tha: “O burra, e dini mirë se fitimi ynë është nga këjo punë.
26Edhe vini re e dëgjoni, se jo vetëmë nd’ Efesësë, po afro ndëpër gjith’ Asinë, kyj Pavli u mbushi mëndëjenë e këtheu shumë gjëndëje, tuke thënë, se nukë janë perëndira ata që dëftonenë me duar.
27Edhe jo vetëmë këjo mieshtëria jonë është mbë rrëzik të bierë poshtë, po edhe tempulli perëndieshësë madhe Artemidhësë të mos zihetë për gjë, edhe do të humbasë madhëria e asaj, të cilën’ e ka për nderë gjith’Asia edhe bota.
28Edhe ata kur dëgjuanë, u mbushnë me zëmëratë, e bërtisninë tuke thënë: “E madhe ësht’ Artemidha e Efesianëvet.”
29Edhe gjithë qyteti u mbush me trazyrë; edhe si rrëmbyenë Gajnë edhe Aristarhunë, njerës Maqedhonas, që bënin’ udhë bashkë me Pavlinë, u sulnë me një zëmërë ndë theatrë.
30Edhe Pavli kur donte të hynjë ndër gjëndëjenë, nxënësitë nuk’ e lininë.
31Edhe ca nga të parët’ e Asisë, që ishinë miqt e ati, dërguanë tek ay e i luteshinë mos dalë përpata ndë theatrë.
32Të tierë pra bërtisninë për një gjë, e të tierë për tietërë; sepse ishte trazuarë përmbëledhëja, edhe më të shumëtë nukë dininë për ç’punë ishinë mbëledhurë.
33Edhe ata nxuarnë Aleksandhrinë përpara gjëndëjesë që të fliste, sepse Judhenjt’ e kishinë vënë përpara, edhe Aleksandhri tundi dorënë, e deshi t’i apë fialë gjëndëjesë.
34Po passi e njohnë se është Judhe, u bë një zë nga të gjithë, tuke bërtiturë afro dy orë: “E madhe ësht’ Artemidha e Efesianëvet.”
35Edhe shkronjësi si pushoj gjëndëjenë thotë: “O burra Efesianë, cili njeri ësht’ ay që s’e di se qyteti Efesianëvet i shërben tempullit Artemidhësë perëndieshësë madhe, edhe idhullit që sbriti nga Enjëteja?
36Passi s’gjëndetë njeri pra të flasë kundrë këtyre, ju duhetë të mbëlithni vetëhenë, e të mos bëni ndonjë punë me të rrëmbyerë.
37Sepse keni prurë këta njerës, që as kanë viedhurë gjë qishe, as kanë vllasfimisurë perëndieshënë tuaj.
38Ndë qoftë pra se Dhimitri edhe mieshtritë që janë bashkë me atë kanë fialë kundrë ndonjërit, ka dit që bënetë gjyqi, edhe ka prokonsulla; le të ngrenë njëri tietrinë.
39Po ndë kërkoni ndonjë gjë për të tiera punëra, do të sgjidhetë ndë përmbëledhëjet që është me udhë.
40Sepse jemi ndë rrëzik mos na përflasënë se ngritëm krye për trazyrën’ e kësaj ditësë soçëme, pa qenë ndonjë farë pune, që të muntnjëmë të apëmë fialë për këtë trazyrë.”
41Edhe si tha këto, lëshoj përmbëledhëjenë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.