2 KORINTHIANËT Krej 7. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Tuke pasurë pra këto të zotuara, o të dashurë, le të qërojmë vetëhenë tonë nga çdo ndyrësirë të mishit e të shpirtit, tuke punuarë shënjtëri me frikë të Perëndisë.

2Epnani neve vënt; asndonjërit s’i bëmë keq; asnndonjë nukë prishëm, asnndonjërit s’i muarëm gjë tepërë.

3Nuk’ e thom këtë për të gjykuarë juve për të keq; sepse u thaçë juve që përpara, se jeni ndë zemërat tona për të vdekurë bashkë e për të rruarë bashkë.

4Shumë zemërë kam mbë ju, shumë të mburrurë kam për ju; jam plot me ngushullim, kam gëzim të math tepërë mbë gjithë shtrëngiminë tënë.

5Sepse si erthmë ndë Maqedhoni, trupi ynë s’pat asndonjë të prejturë, po shtrëngoneshim për çdo gjë; përjashta luftëra, përbrënda frika.

6Po Perëndia që ngushullon të përunjëtitë, na ngushulloj me të ardhuritë të Titosë;

7Edhe jo vetëmë me t’ ardhuritë t’ ati, po edhe nga ay ngushullimi që u ngushullua prej jush, tuke na dëftyerë mallinë tuaj, vajënë tuaj, zëmrënë tuaj të përvëluarë për mua; përandaj u gëzuash më tepërë.

8Sepse, ndonëse u hidhërova juve me kartënë, s’pendonem, ndonëse u penduash; sepse shoh se ajo kartë u hidhëroj juve, ndonëse qe për pak kohë.

9Ndashti gëzonem, jo se hidhëruatë, po se u hidhëruatë ndë pendim; sepse u hidhëruatë pas Perëndisë, që të mos u bënetë juve ndonjë dëm prej nesh.

10Sepse hidhërimi pas Perëndisë bie një pendim për shpëtim të papenduarë; po hidhërimi botësë bie vdekëje.

11Sepse ja këjo punë, që u hidhëruatë tuaj pas Perëndisë, sa nxitim bëri mbë ju! Po sa zemëratë, po sa të përgjegjurë, po sa zemëratë, po sa frikë, po sa mallë, po sa zemërë të përvëluarë, po sa shpagim! Mbë të gjitha e dëftyetë vetëhenë tuaj se jeni të qëruarë mbë këtë punë.

12Përandaj, ndonëse u shkrova juve, nuk’ e bëra këtë për atë që bëri pa udhë, as për atë që iu bë paudhë, po që të çpërfaqetë te ju ay nxitimi ynë që kemi për ju përpara Perëndisë.

13Përandaj u ngushulluam për ngusulliminë tuaj; edhe shumë më tepër’ u gëzuamë për gëzimin’ e Titosë, se iu prëjti shpirti ati prej jush të gjithëve.

14Sepse ndë u mburrç pakëzë tek ay për ju, s’u turpëruaç; po sikundrë u folëm juve për të gjitha me të vërtetë, kështu edhe të mburruritë tënë u bë i vërtetë te Titua.

15Edhe ati i shtonetë më tepërë dashuria për ju, kur bie ndër mënt dëgjiminë tuaj të gjithëve, se qysh e prittë atë.me frikë e me të dridhurë.

16Gëzonem pra se për çdo punë kam zemërë mbë ju.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help