JOANNIT Krej 16. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1“U fola juve këto, që të mos skandhaliseni.

2Do t’u bënjënë juve jashtë sinagogjiavet; po vien një orë, që kushdo që t’u vrasë juve do t’i duketë se i shërben Perëndisë.

3Edhe këto do t’ua bënjënë juve, sepse s’njohnë Atinë, as mua.

4Po u fola juve këto, që t’i kujtoni, kur të vinjë ora, se un’ u thashë juve. Edhe nuk’ u thashë juve këto që përpara herësë, sepse ishnjam bashkë me ju.

5Po ndashti po vete tek ay që më dërgoj, edhe asndonjë prej jush s’më pyetë: Ku vete?

6Po sepse u fola juve këto, hidhërimi mbushi zemrënë tuaj.

7Po unë po u them juve të vërtetënë, se është mirë për ju të ikënj unë; sepse ndë mos ikça, Ngushullimtari nukë do të vinjë te ju, po passi të vete, do ta dërgonj te ju.

8Edhe ay kur të vinjë, do të qërtonjë botënë për faj, edhe për drejtëri, edhe për gjyq.

9Për faj, sepse nukë më besonjënë.

10Edhe për drejtëri, sepse vete tek im Atë, edhe nukë më shihni më.

11Edhe për gjyq, sepse urdhërtari i kësaj bote është gjykuarë.

12Edhe shumë kam për të thënë juve, po ndashti nukë munt t’i mbani.

13Po kur të vinjë ay, Frym’ e së vërtetësë, do t’u heqë udhënë juve mbë gjithë të vërtetënë; sepse nukë do të flasë prej vetiu, po do të flasë sa që të dëgjonjë, edhe do t’u dëftenjë juve ato punëra që bënenë.

14Ay do të më lavdonjë, sepse do të marrë prej simesë, edhe do t’u dëftenjë juve.

15Gjithë se ka Ati, janë të miatë; përandaj thashë, se do të marrë prej simesë, edhe do t’u dëftenjë juve.

16 Edhe pak, edhe nukë më shihni; edhe përsëri edhe pak, edhe do të më shihni; sepse unë po vete tek Ati.”

17Atëhere ca nga nxënësit’ e ati i thanë njëri tiatrit: “Ç’është këjo që na thotë: Edhe pak, edhe nukë më shihni; edhe përsëri edhe pak, edhe do të më shihni? Edhe: Se unë vete tek Ati?”

18Thoshinë pra: “Ç’është këjo që thotë: Këjo Edhe pak? Nukë dimë se ç’flet.”

19Jisuj pra kupëtoj se doninë ta pyesënë, edhe u tha atyre: “Për këtë haheni njëri me tatrinë, se thashë: Edhe pak, edhe nukë më shihni, edhe përsëri edhe pak, edhe do të më shihni?

20Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve, se ju do të qjani, edhe do të bëni vajë, po bota do të gëzonetë; edhe ju do të hidhëroneni, po hidhërimi juaj do të bënetë për gëzim.

21Gruaja, kur piell, ka hidhërim, se i erdhi ora; po si të piellë foshnjenë, s’kujton më shtrëngimnë, për gëzimnë se lindi një njeri ndë botët.

22Edhe ju pra ndashti keni hidhërim; po përsëri do t’u shoh juve, edhe zemëra juaj do të gëzonetë, edhe asndonjë nukë ngre gëzimnë tuaj prej jush.

23Edhe nd’ atë ditë nukë do të lypni prej meje asgjë. Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve, se sa t’i lypni Atit mb’ emërit tim, do t’ua apë juve.

24Gjer ndashti nukë lyptë asgjë mb’ emërit tim; lypni, edhe do të merrni, që të jetë plot gëzimi juaj.

25U fola juve këto me të përgjajtura; po vien një orë, që atëhere nukë do t’u flas më juve me të përgjajtura, po do t’u dëftenj juve faqeza për Atinë.

26Nd’atë ditë do të lypni mb’ emërit tim; edhe nuk’ u them juve, se do t’i lutem Atit për ju;

27Se ay Ati u do juve, sepse ju më keni dashurë, edhe keni besuarë, se unë dolla prej Perëndisë.

28Dolla prej Atit, edhe erdha ndë botët; përsëri lë botënë, edhe vete tek Ati.”

29Nxënësit’ e ati i thonë: “Na ndashti te flet ndër sy, edhe nukë thua asndonjë të përgjajturë.

30Ndashti e njohëmë se i di të gjitha, edhe s’ke nevojë të të pyesë ndonjë, përandaj besojmë se dolle prej Perëndisë.”

31Jisuj u përgjeq atyre: NNdashti besoni?

32Na tek vien një orë, edhe ndashti erdhi, që të përndaheni gjithësecili mbë të tiat, edhe të më lini vetëmë; po s’jam vetëmë, sepse Ati është bashkë me mua.

33U fola juve këto, që të keni paqtim mbë mua. Do të keni shtrëngim ndë botët; po kini zemërë, un’ e kam mundurë botënë.”

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help