1Këto foli Jisuj; pastaj ngriti syt’ e ti ndë qiell, e tha:
2“Atë, erdhi ora; lavdo tët Bir, që të të lavdonjë edhe yt Bir. Sikundrë i dhe pushtet mbë çdo mish, që t’u apë jetën e pasosurë gjith’ atyreve që ia ke dhënë.
3Edhe këjo është jet’ e pasosur, që të njohënë tyj të vetëminë të vërtetinë Perëndi, edhe Jisu Krishtinë që dërgove.
4Unë të lavdurova mbi dhet; atë punë që më dhe të bënj e mbarova.
5Edhe ndashti lavdomë ti, o Atë, afërë teje, me atë lavdinë që pata përanë teje përpara se të bënej bota.
6Emërinë tënt ua dëfteva atyre njerëzet që më dhe prej botësë. Të tutë ishinë, edhe m’i dhe, edhe ruajtnë fialënë tënde.
7Ndashti e njohnë se gjithë sa më ke dhënë janë prej teje;
8Sepse ato fialë që më dhe, ua dhashë atyre; edhe ata i muarnë, edhe e njohnë me të vërtetë se dolla prej teje; edhe besuanë se ti më dërgove.
9Unë lutem për ata; nukë lutem për botënë, po për ata që më dhe; sepse janë të tutë.
10Edhe gjithë të miatë janë të tuatë, edhe të tuatë janë të miatë; edhe u lavduaçë nd’ato.
11Edhe nukë jam më ndë botët, po këta janë ndë botët, edhe unë po vinj te ti. At’ i shënjtëruarë, ruaji mb’ emërit t’ënt ata që më dhe, që të jenë një sikundrë neve.
12Kur ishnjam bashkë me ata ndë botët, un’ i ruanjam mb’ emërit t’ënt; ata që më dhe i ruajta, edhe asndonjë nga ata s’humbi, veç i biri humbëjesë, që të mbushetë shkronja.
13Edhe ndashti po vinj te ti, edhe flas këto ndë botët, që të kenë gëzimnë tim plot ndë vetëhet të tyre.
14Un’ u dhash’ atyre fialënë tënde; edhe bota i mori mëri, sepse nukë janë nga bota, sikundrë unë nukë jam nga bota.
15Nukë të lutem t’i ngresh ata nga bota, po t’i ruanjç nga i ligu.
16Nukë janë nga bota, sikundrë unë nukë jam nga bota.
17Shënjtëroi ata ndë të vërtetënë tënde, fiala jote ësht’ e vërteta.
18Sikundrë më dërgove mua te bota, edhe un’ i dërgova ata te bota.
19Edhe unë shënjtëronj vetëhenë time për ata, që të jen’ edhe ata të shënjtëruarë ndë të vërtetënë.
20Edhe nukë të lutem vetëmë për këta, po edhe për ata që do të më besonjënë me anë të fialës’ atyreve,
21Që të gjithë të jenë një, sikundrë ti, o Atë, je tek unë, edhe unë te ti, edhe ata të jenë një te neve, që të besonjë bota se ti më dërgove.
22Edhe un’ u dhash’ atyre atë lavdinë që më dhe, që të jenë një, sikundrë edhe neve jemi një.
23Unë tek ata, edhe ti tek unë, që të jenë të sosurë mbë një, edhe bota ta njohë se ti më dërgove, edhe i deshe ata sikundrë më deshe mua.
24O Atë, dua të jenë bashkë me mua atie ku jam unë edhe ata që më dhe; që të vështronjën’ atë lavdinë time, që më ke dhënë, sepse më deshe para se të ngrihej bota.
25O At’ i drejtë, edhe bota nukë të njohu, po unë të njoha, edhe këta e njohnë se ti më dërgove.
26Edhe u dëfteva atyre emërinë tënt, edhe do ta dëftenj, që të jetë ndër ata ajo dashuri, me të cilënë më deshe, edhe unë tek ata.”
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.