1Edhe për ato kafsha që u bënenë kurban idhujvet, e dimë, se të gjithë kemi mënt; po mëndëja madhështon, e dashuria ndërton.
2Ndë i duketë ndonjërit se di gjë, nukë njohu asgjë, sikundrë gjan të njohë.
3Po ndë dashtë ndonjë Perëndinë, kyjj është njohurë prej ati.
4Për të ngrënëtë pra e atyre kafshave që u bënenë kurban idhujvet, e dimë se idhulli s’është farë gjëje ndë botët, edhe se nuk’ është tiatërë Perëndi veç një.
5Sepse ndë qofshin asish që thohenë perëndira, a ndë qiellt, a mbë dhet (sikundrë se janë shumë perëndira, edhe shumë zotëra)
6Po për ne është një Perëndi, Ati, prej të cilit janë të gjitha, edhe neve nd’ atë; edhe një Zot, Jisu Krishti, që me anë t’ati janë të gjitha, edhe neve me anë t’ati.
7Po nuk’ është mbë të gjithë këjo mëndëje sepse ca vetë me ndërgjegjëjen e idhullit gjer sot e hanë atë posi kafshë bërë kurban idhujvet, edhe ndërgjegjëjeja e atyreve që ësht’ e dobëtë pëgëretë.
8Po gjella nukë na nxier të pëqyershim përpara Perëndisë, sepse as ndë ngrënçm, do të kemi gjë më tepërë, as ndëmos ngrënçim, do të kemi gjë më pak.
9Po shikoni se kyj pushteti juaj mos bënetë pengesë mbë të dobëtit.
10Sepse ndë të paftë ndonjë tyj që ke mënt, se rri ndë mësallë ndë vënt të idhujvet, nukë do t’i ndërtonetë ndërgjegjëja e ati që është i dobëtë për të ngrënë kafsha që u bënenë kurban idhujvet.
11Edhe përmëndëjenë tënde të do të humbasë vëllaj i dobëtë, për të cilinë vdiq Krishti.
12Edhe kur fëjeni ju kështu mbë vëllezërit, e u rrihni atyre ndërgjegjëjen’ e dobëtë, keni fëjyerë mbë Krishtinë.
13Përandaj ndë skandhalistë gjella tem vëlla, s’kam për të ngrënë mish për gjithë jetënë, që të mos skandhalis tem vëlla.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.