EVREJT Krej 8. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Edhe me thënë shkurt për sa folëm: Kemi të tillë kryeprift, që ndënji ndë të diathtët të fronit madhërisë ndë qiejet,

2Punëtori i shënjtorëvet, edhe i tendësë vërtetë të cilën’ e nguli Zoti, e jo njeri.

3Sepse çdo kryeprift vihetë që të bierë dhurëtia e kurbanë; përandaj është nevojë të ketë edhe kyj ndonjë gjë, që ta bierë kurban.

4Sepse ndë ishte mbi dhet, nukë do t’ishte prift, sepse ishinë priftërë ata që bininë dhurëtiatë pas nomit;

5Të cilëtë punoninë pas shëmbëllesësë edhe pas hiesë punëravet qiellore, sikundrë i pat thënë Perëndia Mosiut, kur kishte për të ndërtuarë tendënë; sepse thotë: “Shiko t’i bënjç të gjitha pas formësë që t’u dëftue tyj ndë malt”.

6Po ndashti Krishti firoi një punë më të mirë, sa më shumë ësht’ edhe lajmës i një dhiate më të mirë, e cila u bë nom mbi të zotuara më të mira.

7Sepse ndë ishte pa palavi ajo e pars, nukë do të kërkonej vënt për të dytënë.

8Sepse tuke gjeturë faj Perëndia mb’ ata thotë: “Ja tek vijnë dit, thotë Zoti, edhe do të bënj një dhiatë të re mbi shtëpin’ e Israilit edhe mbi shtëpin’ e Judhësë;

9Jo pas dhiatësë që bëra mbë atërit t’ atyre atë ditë kur i rroka ata për dore, që t’i nxiriem ata nga dheu i Eqjyptit; sepse ata s’qëndruanë ndë dhiatët time, edhe unë s’i vura re ata, thotë Zoti.

10Sepse këjo është dhiata që do të bënj ndë shtëpit të Israilit pas atyre ditve, thotë Zoti. Do të vë nomet’ e mi ndë mënt t’atyreve, edhe do t’i shkruanj ata mbë zemërat t’atyreve, edhe do të jem tek ata për Perëndi, edhe ata do të jenë tek unë për llaus.

11Edhe nukë do të mësonjë gjithësecili të afërmin’ e ti, edhe gjithësecili vëllan’ e ti, tuke thënë: “Njih Zotinë; sepse të gjithë do të më njohënë, që prej së vogëlit atyreve gjer së madhit atyreve.

12Sepse do të jem i përdëllyershim mbë të shtrembëtat t’atyreve, edhe nukë do të kujtonj më fajet’ e atyreve edhe panomiat’ e atyreve”.

13Tuke thënë “të re”, vietëroj të parënë; edhe ajo gjë që vietëronet’ e plaketë, ësht’ afërë prishëjesë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help