1Pavli edhe Silluani edhe Timotheu te qisha e Thessallonikasvet, mbë Perëndinë, Atinë tënë, edhe mbë Zotinë Jisu Krisht;
2Hirë qoftë mbë ju edhe paqtim nga Perëndia, Ati ynë, edhe nga Zoti Jisu Krisht.
3Duhetët’i falemi ndersë përherë Perëndisë për ju, o vëllexër, sikundrë se vëjen, sepse besa juaj po shtonetë fort, edhe dashuria e kujdo prej jush mbë njëri tiatrinë po tepron;
4Kaqë sa ne vetë mburremi për ju ndë qishat të Perëndisë, për durimnë tuaj edhe për besënë ndër gjithë të ndiekurat tuaja e ndër shtrëngimet që hiqni;
5 Që ajo është një dëftim i gjyqit drejtë të Perëndisë, që të bëhi ju të zotërit e mbëretërisë Perëndisë, që pësoni për atë.
6Sepse ësht’ e udhësë përpara Perëndisë’ t’u apë shtrëngim atyreve që u shtrëngonjënë juve;
7Po juve që shtrëngohi, të prëjturë bashkë me ne, kur të sbulonetë Zoti Jisu nga qielli bashke me ëngjëjt’ e fuqisë ti,
8Me flakë ziarri, tuke ua shpaguar’ atyreve që nukë njohënë Perëndi, edhe atyreve që nuk’ i dëgjonjën ungjillit Zotit tënë Jisu Krishtit;
9Të cilëtë do të mundonenë me të prishurë të pasosurë nga faqeja e Zotit, edhe nga lavdia e fuqis’ s’ati,
10Kur të vinjë të lavdëronetë ndër shënjtorët të ti, edhe të bënet’ i çudiçim ndër gjith’ ata që besonjënë (sepse ju i zutë besë martirisë tonë), nd’atë ditë.
11Përandaj edhe ne falemi përherë për ju, që t’u bënjë juve Perëndia ynë të zotërit’ e të thërriturit’ti, edhe të mbushë çdo pëlqimin’ e së mirësë, edhe punën e besësë me fuqi;
12Që të lavdonetë emëri i Zotit tënë Jisu Krishtit ndër ju, edhe ju mb’ atë, pas hirit të Perëndisë tënë edhe Zotit Jisu Krisht.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.