FILIPPIANËT Krej 4. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Përandaj, vëllezërit’ e mi të dashur edhe të mallëngjyerë, gëzimi edhe kurora ime, kështu qëndroni mbë Zotinë, o të dashurë.

2I lutem Evodhisë, i lutem edhe Syntyqësë, kështu të keni ndër mënt mbë Zotinë.

3Edhe të lutem edhe tyj, o shoku i thieshtë, ndihu atyreve, të cilat u munduanë bashkë me mua ndë ungjillt, edhe bashkë me Klimentin’ edhe me të tierëtë punëtorëtë shokët’ e mi, të cilëvet emëratë janë ndë vivli të jetësë.

4Gëzohi përherë mbë Zotinë; përsëri do të them: Gëzohi.

5Butësira juaj le të njihetë prej gjithë njerëzish.

6Zoti ësht’ afërë. Mos kini kujdes as për ndonjë gjë; po kurdo le të njihenë kërkuarëjetë tuaja te Perëndia me të falurë ndersë nga të falurit’ e nga të luturitë.

7Edhe paqtimi i Perëndisë që kapërxen çdo mëndëje, do të ruanjë zemëratë tuaja edhe mendimetë tuaj me anë të Jisu Krishtit.

8Përandaj, o vëllezër, sa janë të vërteta, sa janë të hijeshime, sa janë të drejta, sa janë të qëruara, sa janë të dashura, sa janë me zë të mirë, ndë qoftë ndonjë punë e mirë, edhe ndë qoftë ndonjë lavdurim, mendoni këto.

9Edhe gjith’ ato që nxutë, edhe muartë, edhe dëgjuatë, edhe patë tek unë, këto punoni; edhe Perëndia i paqtimit do të jetë bashkë me ju.

10Edhe u gëzuashë me të madhet mbë Zotinë, se ndashti përsëri dëftyetë të lulëzuarë kujdesinë që keni për mua; edhe për atë kishitë kujdes, po s’kishitë nge.

11Jo se them këtë nga të mbeturitë; sepse unë jam mësuarë të kem paq, ato që kam.

12Di të përunjem, di edhe të tepronj; gjithëkudo e mbë të gjitha jam mësuarë, edhe të nginjem edhe të kem uri, edhe të më tepronjën’ edhe të më shterënë.

13Të gjitha munt t’i bënj me anë ati që më ep fuqi.

14Po bëtë mirë që m’u bëtë shokë ndë shtrëngim tim.

15Edhe ju e dini, o Filippianë, se kur u zu fill ungjilli, kur dolla nga Maqedhonia, asndonjë qishë nukë m’u bë shoqe për dhënëje e për marrje, veç ju vetëmë;

16Sepse edhe ndë Thessalonikë një herë edhe dy herë më dërguatë për nevojënë t’iue.

17Jo se kërkonj të dhënëtë; po kërkonj pemënë që është shumuarë për llogari tuaj.

18Po i kam të gjitha, edhe më tepronjënë; jam mbushurë, se prita prej Epafrodhitit ato që më kishitë dërguarë ju, erë të mirë, kurban të priturë, të pëlqyerë te Perëndia.

19Edhe Perëndia im ka për të mbushurë gjithë nevojënë tuaj pas pasëjesë ti ndë lavdi, me anë të Jisu Krishtit.

20Edhe mbë Perëndinë edhe Atinë tënë qoftë lavdi ndë jetët të jetëvet. Amin.

21Falni me shëndet çdo shënjti mbë Jisu Krishtinë. U falenë me shëndet vëllezëritë që janë bashkë me mua.

22U falenë juve me shëndet gjithë shënjtorëtë, po më fort ata që janë nga shtëpia e Qesarit.

23Hiri i Zotit tënë Jisu Krishtit qoftë bashkë me ju gjithë ju. Amin.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help