1Edhe si shpëtuanë, atëhere e njohnë se ujdhësa qjuhetë Melitë.
2Edhe varvarëtë na pritnë shumë vëllezërisht, sepse ndesnë ziarr, e na muarnë përbrënda të gjithë, nga shiu që binte, e nga të ftohtëtë.
3Edhe Pavli kur mbëlodhi shumë shkarpa, edhe i vuri ndë ziarr, dolli jashtë një nepërkë nga të nxetëtë e iu ngjit pas dorës’ ati.
4Edhe varvarëtë kur panë bishënë varurë prej dorës’ ati, i thoshinë njëri tiatërit: “Me të vërtetë kyj njeri është gjakëtuar, edhe ndonëse shpëtoj prej detit, po gjyqi i Perëndisë nuk’ e la të rronjë.”
5Po ay hodhi bishënë ndë ziarr, edhe nukë pësoj ndonjë gjë të keqe.
6Edhe ata prisninë se do të ëhetë a të bierë përdhe papritur’ i vdekurë; po passi pritnë shumë kohë, edhe shihninë, se s’iu bë ndonjë gjë e ligë, ndërruanë mëndëjenë, e thoshinë se është perëndi.
7Edhe rreth ati vëndi ishin’ arat’ e të parit ujdhësë që qjuhej Puplë, i cili na priti e na mbajti ndë shtëpi miqësisht tri dit.
8Edhe i ati Puplit dergjej sëmurë prej ethesh e prej barkut keq; tek i cili Pavli, si hyri, u fal, edhe vuri duartë mbi atë, edhe e shëroj.
9Edhe si u bë këjo, edhe të tierëtë sa kishinë sëmunda ndë ujdhësë, vininë tek ay edhe shëroneshinë;
10Të cilëtë na nderuanë me shumë ndere, edhe kur ishim për të ikurë, na dhanë ato që kishim nevojë.
11Edhe pas tre muajsh ikëm me një lundrë Aleksandhrine, që kishte dimëruarë nd’ ujdhësë, e cila kishte shenjën’ e Dhioskurëvet.
12Edhe si harrimë ndë Syrakusë, mbetëm atie tri dit.
13Edhe që andejë tuke ardhurë rrotullë harrimë ndë Rigje; edhe pas një dite si fryti erë shiu, për dy dit erthmë ndë Potiollë.
14Atie gjetmë vëllezër, të cilëtë na u lutnë të mbesëmë përan’ atyreve shtatë dit, edhe kështu erthmë ndë Romë.
15Edhe që andejë vëllezëritë kur dëgjuanë për ne, na duallnë përpara gjer ndë Forët t’ Appiut e ndë Tri Tavernatë; Pavli kur i pa këta, iu fal ndersë Perëndisë, edhe mori zëmërë.
16Edhe kur erthmë ndë Romë, urdhërqindësi dha të lidhuritë n’dorë të parit ushtërisë; po Pavlinë e la të rrijë veç bashkë me ushtëtorinë që e ruante.
17Edhe pas tri diç Pavli thërriti të parët’ e Judhenjet; edhe ata si u mbëlothnë, u thoshte atyre: “O burra vëllezër, ndonëse unë s’kam bërë gjë kundrë llauzit, a kundrë zakonevet atërvet tënë, më dhanë të lidhurë nga Jerusalimi ndë duar të Romanëvet;
18Të cilëtë si më gjykuanë, deshnë të më lëshoninë, sepse s’gjetnë ndonjë punë për vdekëje tek unë.
19Po Judhenjtë passi flisninë kundrë, u shtrënguaç të thërres Qesarinë, jo se kam për të përfolurë kombinë tim.
20Për këtë punë pra u thirra juve, që t’u shoh, edhe t’u flas; sepse për punë të shpëresës’ Israilit jam lidhurë me këtë vark hekurash.”
21Edhe ata i thanë: “Neve as kartëra kemi marrë për tyj nga Judhea, asndonjë nga vëllezërit’ erdhi e dëfteu, a foli gjë të keqe për tyj.
22Po duamë të dëgjojmë prej teje ç’ke ndër mënt; sepse neve dimë, se kudo flitetë keq për këtë eresi.”
23Edhe passi patnë vënë një ditë për atë, erthnë shumë vetë tek ay atie ku kishte rënë; edhe ay u dëftente atyre mbëretërin’ e Perëndisë tuke dhënë martiri, edhe u mbushte mëndëjen’ atyre për punë të Jisujt, nga nomi Mojsiut edhe nga profitëritë, që ndë mëngjes e gjer mbrëmanet.
24Edhe cave u mbushej mëndëja për ato që thoshte, e ca nukë zininë besë.
25Edhe si nuk’ ishinë mbë një fialë njëri me tietrinë, ikninë, passi tha Pavli një fialë, se: “Mirë u foli Frym’e Shënjtëruarë me anë të profitit Isai tek atërit tanë,
26Tuke thënë: “Shko te kyj llaus edhe thuaj: Me të dëgjuarë do të dëgjoni, po nukë do të merrni vesh; edhe tuke parë do të shihni, po nukë do të kupëtoni; sepse u trash zëmër’ e këti llauzi, edhe dëgjuanë rëndë me veshëtë, edhe mbyllnë syt’ e tyre, që të mos shohënë ndonjëherë me sytë, edhe të dëgjonjënë me veshëtë, edhe të marrënë vesh me zëmrënë, edhe këthenenë, e t’i shëronj.“ Le të bënet’ e diturë pra mbë ju, se shpëtim’ i Perëndisë u dërgua mbë kombet; edhe ata do ta dëgjonjënë.”
29— Edhe si tha këto, Judhenjt’ iknë, tuke ngrënë me shumë fialë njëri me tietrinë.
30Edhe Pavli mbeti atie dy viet plot ndë një shtëpi që e paguante vetë; edhe priste gjith’ ata që vininë tek ay,
31Tuke leçiturë mbëretërin’ e Perëndisë, edhe tuke mësuarë punët’ e Zotit Jisu Krisht, me çdo sy të hapurë e pa ndonjë të ndalurë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.