1Pavli, apostoli i Jisu Krishtit prej dashurimit të Perëndisë, edhe vëllaj Timotheu, mbë qishën’ e Perëndisë që është ndë Korinthë, bashkë me gjithë shënjtorët që janë ndëpër gjith’ Ahainë.
2Hirëë qoftë mbë ju edhe paqtim nga Perëndia Ati ynë, edhe nga Zoti Jisu Krisht.
3I bekuarë qoftë Perëndia edhe Ati i Zotit tënë Jisu Krishtit, Ati i përdëllimevet edhe Perëndia i çdo ngushullimi,
4Që na ngushulloj mbë çdo shtrëngim, që të muntmë të ngushullojm’ ata që gjëndenë mbë çdo shtrëngim, me anë të ati ngushullimit që ngushullonemi edhe neve nga Perëndia.
5Sepse sikundrë tepronjënë pësimet’ e Krishtit mbë ne, kështu edhe ngushullimi ynë tepron me anë të Krishtit.
6Edhe ndë kemi shtrëngim, kemi shtrëngim për ngushullimin’ e për shpëtiminë tuaj, që punonetë me anë të durimit atyre pësimeve që pësojm’ edhe neve; a ndë ngushullonemi, ngushullonemi për ngushullimin’ e për shpëtiminë tuaj; edhe shpëresa jonë për ju ësht’ e patundurë.
7Sepse e dimë, se sikundrë jeni piesëtarë mbë pësimet, kështu do të jeni edhe mbë ngushullimt.
8Sepse s’duam të mos ta dini, o vëllezër, shtrëngiminë tënë që na gjajti ndë Asit, se patëm barrë for të rëndë, përmbi fuqinëtonë, kaqë sa s’na mbeti më shpëresë për të rruarë.
9Po neve e muarëm përmbi vetëhenë tonë gjykimin e vdekëjesë, që të mos kemi shpëresë mbë vetëhenë tonë, po mbë Perëndinë që ngjall të vdekuritë;
10Ay që na shpëtoj prej kaqë vdekëje të madhe, edhe na shpëton gjithënjë; mb’ atë shpërejmë, se edhe do të na shpëtonjë,
11Kur të nda ndihni edhe ju bashkë tuke luturë për neve, që të bënetë të falurë ndersë për neve prej shumë vetësh për dhuratënë që u dha mbë ne me anë të shumë njerëzëve.
12Sepse të mburruritë tanë është këta, martiria e ndërgjegjëjesë tonë, se e shkuamë jetënë ndë këtë botë me zemërë të mitur’ e të këthiellëtë te Perëndia, e jo me dituri të mishit, po me hirëë Perëndie, edhe më tepërë te ju.
13Sepse nuk’ u shkruajmë juve të tiera, po ato që këndoni, a edhe i njihni; edhe shpërenj se do t’i njihni edhe gjer së pastajmi,
14Sikundrë na keni njohurë edhe neve mbënjanë, se jemi mburrim mbë ju, sikundrë edhe ju mbë ne, ndë ditët të Zotit Jisu.
15Edhe me këtë shpëresë dedha të vinj te ju më përpara, që të keni hirëë të dytë.
16Edhe prej jush të shkonj ndë Maqedhoni; edhe përsëri nga Maqedhonia të vinj te ju, edhe prej jush të përcillem ndë Judhet.
17Tuke menduarë pra këtë, vallë mos e përndora me të lehëtë? Apo sa mendonj, i mendonj pas mishit, që të jetë mbë mua po po, e jo jo?
18Po Perëndia është besëtar, se fiala jonë që u fol mbë ju s’u bë po edhe jo.
19Sepse Jisu Krishti i bir’ i Perëndisë, që u leçit ndër ju prej nesh, prej meje edhe prej Silluanit, edhe prej Timotheut, s’u bë po edhe jo, po u bë po mb’atë,
20Sepse gjithë të zotuarat’ e Perëndisë janë mb’ atë po, edhe mb’ atë amin, për lavdin’ e Perëndisë prej nesh.
21Edhe Perëndia ësht’ ay që bën të paluajturë vëndit bashkë me ju mbë Krishtinë, e që na leu me vaj.
22I cili na vulosi, edhe na dha kaparin’ e Frymësë ndë zemërat tona.
23Edhe unë thërres për martir Perëndinë ndë shpirt tim, se për të kurcyerë juve s’erdha më ndë Korinthë.
24Jo se kemi pushtet mbi besënë tuaj, po jemi ndihmëtarët’ e gëzimit tuaj; sepse qëndroni ndë besët.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.