1Makar të duroni pakëzë marrësinë time; po edhe më duroni.
2Sepse u kam zëli juve me zëli Perëndie; sepse u mbëlova juve me një burr, që t’u nxier përpara Krishtit vërgjireshë të pastrët
3Po kam frikë mbase, sikundrë gjarpëri gënjeu Evënë me dinakërin’ e ti, kështu do të prishetë mëndëja juaj nga mituria që keni mbë Krishtinë.
4Sepse ay që vien ndë u leçittë një tiatërë Jisu, që s’e kemi leçiturë, a merrni një tiatërë frymë, që s’e keni marrë, a një tiatër’ ungjill, që s’e keni priturë, mirë do t’e duronit’ atë.
5Po mendonem, se s’mbes prapa mbë ndonjë punë nga apostojt’ e mëdhenj.
6Edhe ndonëse jam njeriu i trashë mbë fialët, po jo edhe mbë mënt; po më çdo farë pune u shpërfaqëm mbë të gjitha te ju.
7Apo bëra faj, tuke unjurë vetëhenë time, që të lartoneni ju, sepse u ngjillëzuam juve ungjillin’e Perëndisë dhurëti?
8Të tiera qisha i ropa, sepse mora pagë që të bënj punënë tuaj.
9Edhe kur qesh’ afërë jush e pata të shterë, s’u rëndova asndonjë; sepse të shterëtë tim e mbushnë vëllezëritë që erthnë nga Maqedhonia; edhe mbë çdo punë ruajta vetëhenë time, edhe do ta ruanj, që të mos bënem barrë te ju.
10E vërteta e Krishtit është tek unë, se sd’do të më mbylletë goja për këta të mburrurë mbë vëndet t’ Ahaise.
11Përse? Sepse s’u dua juve? Perëndia e di.
12Po atë që bënj, edhe gjithënjë do ta bënj, që të pres shkakun’e atyreve që duanë shkak, që të gjëndenë sikundër neve mb’atë punë që mburrenë.
13Sepse të tillëtë njerës jan’ apostoj të rrem, punëtorë kobimtarë, ndërruarë formënë mbë apostoj të Krishtit.
14Edhe s’është për të çuditurë; sepse ay Satanaj vetë ndërron formënë mbë ëngjëll drite.
15S’është pun’ e madhe pra, ndë ndërrofshinë formën’ edhe punëtorët’ e ati mbë punëtorë drejtërie; të cilëvet e pastajmeja do të jetë pas punëvet atyre.
16Përsëri them: Asndonjë le të mos më kujtonjë se jam i marrë; po ndë mos, pak së paku më prisni si të marrë, që të mburrem edhe unë pakëzë.
17Atë që flas, nuk’ e flas pas Zotit, po si i marrë mbë këtë punë të mburrurit.
18Sepse shumë vetë mburrenë pas mishit, do të mburrem edhe unë.
19Sepse tuke qënë ju të mënçim, duroni me t’ëmbëlë të marrëtë;
20Sepse duroni, ndë u bëftë juve shërbëtorë ndonjë, ndë u hangërtë ndonjë, ndë u marrtë juve ndonjë tuajatë, ndë u mbajtë mbë të math ndonjë, ndë u rrahtë juve faqenë ndonjë.
21E them këtë për turpëri, sikurse neve ishim të dobë; po mbë çdo punë ndë kuxoftë ndonjë (po kuvëndonj si i marrë), kuxonj edhe unë.
22Evrej janë? Edhe unë; Israilitë janë? Edhe unë. Far’e Avramit janë?
23Edhe unë; shërbëtorë të Krishtit janë? (flas jashtë mënç), më tepër’ unë; mbë më tepërë mundime, mbë plagë fort më shumë, ndë burgje më tepërë, shumë herë ndë vdekëje.
24Prej Judhenjsh pesë herë mora dyzet plagë pa një.
25Tri herë u rrahçë me shkop, një herë kodiçë me gurë, tri herë u mbyçë ndë det, një natë e një ditë kam bërë ndë funtt të detit;
26shumë herë ndë udhë, ndë rrëziqe lumërash, ndë rrëziqe viedhësash, ndë rrëziqe prej farësë sime, ndë rrëziqe nga kombetë, ndë rrëziqe ndë qytet, ndë rrëziqe ndë shkretëtirë, ndë rrëziqe ndë det, ndë rrëziqe ndër vëllezër të rrem.
27Ndë mundim e ndë të vuarë, shumë herë ndë të pafjetura, ndë uri e ndë et, shumë herë ndë agjërime, ndë të ftohët’ e ndë të sveshurë.
28Përveç të përjashtëmëvet, ajo që është vënë përmbi mua përditë, kujdesi i qishavet.
29Kush ësht’ i dobë, e unë s’jam i dobë? Kush skandhalisetë, e unë s’digjem?
30Ndë gjan të mburrem, do të mburrem për ato punët’ e dobësirësë sime.
31Perëndia edhe Ati i Zotit tënë Jisu Krishtit, i cili ësht’ i bekuarë ndë jetët të jetëvet, e di se nukë gënjenj.
32Ndë Dhamaskë i pari kombit i mbëretit Aretë ruante rrotullë qytetin’ e Dhamasqinëvet, sepse donte të më zinte.
33Edhe u varçë ndë shportë nga një parathirë prej murit, edhe shpëtova nga duart’ e ati.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.