1Vëllezër, dëshërimi i zëmrësë sime, edhe lutëja që bënj mbë Perëndinë për Israilinë, është për shpëtim t’ atyre.
2Sepse martiris për ata, se u përvëlonetë zemëra për Perëndinë, po jo pas të njohurit.
3Sepse tuke mos njohurë drejtërin’ e Perëndisë; edhe tuke kërkuarë të ngrehënë drejtërin’ e tyre, nuk’ u bintnë ndë drejtëri të Perëndisë.
4Sepse të mbaruarët’ e nomit është Krishti për drejtëri te cilido që beson.
5Sepse Mojsiu shkruan për atë drejtërinë që ështe nga nomi, tuke thënë: “Se ay njeri që bën këto, do të rrojë nga ato”.
6Po ajo drejtëria që është nga besa thotë kështu: “Mos thuaç ndë zëmërë tënde: Kush do të hipënjë ndë qiell?”, do me thënë, që të sbresë Krishtinë.
7A: “Kush do të sbresë nd’ avussët?”, do me thënë, që të siellë lart Krishtinë prej së vdekurish.
8Po ç’thotë: “Fiala ësht’ afërë teje, ndë gojët tënde e ndë zëmërët t’ënde”, do me thënë, fiala e besësë, që leçismë.
9Se ndë rrëfefsh me gojët tënde Zotinë Jisu, edhe ndë besofsh ndë zëmërët tënde se Perëndia e ngriti atë prej së vdekurish, do të shpëtonjç.
10Sepse njeriu beson me zëmërë për drejtëri, edhe rrëfen me gojë për shpëtim;
11Sepse shkronja thotë: “Gjithëkush i beson ati, nukë do të turpëronetë”.
12Sepse s’ka të shquarë ndërmest Judheu e Ellini; sepse ay Zoti vetë ësht’ i të gjithëve, i pasurë mbë gjith’ ata që thërresën’ atë.
13Sepse “gjithëkush të thërresë emërin’ e Zotit, do të shpëtonjë.”
14Qysh do ta thërresënë pra atë, që s’i kanë besuar’ ati? Edhe qysh do t’i besonjën’ ati që s’kanë dëgjuarë për atë? Edhe qysh do të dëgjonjënë, pa qenë ay që leçit?
15Edhe qysh do të lëçisënë, ndë mos u dërgofshinë? Sikundrë është shkruarë: “Sa të bukura janë këmbët’ e atyreve që apënë zën’e mirë për paqtim, atyreve që ungjillëzonjënë të miratë!”.
16Po të gjithë nuk’ i dëgjuan’ ungjillit, sepse Isaia thotë: “Zot, kush i besoj të leçiturit tënë?”.
17Besa pra është nga të dëgjuarëtë; edhe të dëgjuarëtë prej fialësë Perëndisë.
18Po them: Sos nukë dëgjuanë? Po vërtetë, “zëri i atyreve dolli mbë gjithë dhenë, edhe fialët’ e atyreve vanë gjer ndë funt të botësë.“
19Po them: “Sos nukë njohu Israili? I pari është Mojsiu që thotë: “Unë do t’u shtie juve ndë zëli me ata që nukë janë komp, edhe do t’u bënj juve të zemërohi me një komp të pamënt.”
20Po Isaia kuxon më tepër e thotë: “U gjënç përanë atyreve që nukë më kërkoninë, u dukç përpara atyreve që nukë pyesninë për mua.”
21Po për Israilinë thotë: ”Gjithë ditënë shtrita duart’ e mia te një llaus që nukë bindet’ e që flet kundrë”.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.