EVREJT Krej 10. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Sepse nomi, tuke pasurë hien’ e të miravet që vinjënë, e jo atë ikonën’ e kafshavet, kurrë nukë munt të bënjë të kulluarë ata që hynjënë me ato kurbanetë, që bihenë vit për vit përherë.

2Sepse atëhere do të kishinë pushuarë të biheshinë kurbane, sepse lutësitë, si të qëroneshinë një herë, nukë do të kishinë më asndonjë ndërgjegjëje për faje.

3Po nd’ ato bënetë kujtim fajesh vit për vit.

4Sepse gjak demash e ciepësh s’mund të heqënë faje.

5Përandaj, tuke hyrë ndë botët, thotë: “Kurban e dhuratë nukë deshe, po bëre gati për mua trup.

6 Kurbane të diegura-gjithë edhe dhurata për faje nukë pëlqeve.

7Atëhere thashë: Na te po vinj (ndë ballët të vivlisë është shkruarë për mua,) për të bërë, o Perëndi, dashuriminë tënt.”

8Si tha më sipër: “Se kurban edhe dhuratë, edhe kurbane të diegura-gjithë edhe dhurata për fajë nukë deshe, as nuk’ i pëlqeve” (të cilatë bihenë kurban pas nomit.).

9Atëhere tha: “Na te po vinj, për të bërë, o Perëndi, dashuriminë tënt.” Ngri të parënë, që të vërë të dytënë.

10Prej ati dashurimit jemi shënjtëruarë me anë të prurit kurban të trupit Jisu Krishtit që u bë kurban një herë.

11Edhe çdo prift rri përditë tuke shërbyerë, edhe bie përherë po ata kurbane, të cilatë kurrë nukë munt të heqënë faje.

12Po ay, si pruri një kurban për faje, ndenji për gjithë herënë ndë të diathtë të Perëndisë,

13Tuke priturë paskëndaj gjersa të vihen arëmiqt’ e ati përposh ndënë këmbët t’ati.

14Sepse me një dhuratë bëri të shënjtëruaritë të kulluarë për gjithë herënë.

15Po edhe Frym’ e Shënjtëruarë martiris për ne; sepse passi pat thënë më përpara:

16“Këjo është dhiata që do të bënj mb’ ata pas atyre ditvet, thotë Zoti, do të vë nomet’ e mi ndë zemërat t’atyreve, edhe do t’i shkruanj ato ndë mendimet t’atyreve.”

17“Edhe nukë do të kujtonj më fajet’ e atyreve edhe paudhëriat’ e atyreve.”

18Edhe atie ku është ndëjesë, nukë është më dhuratë për faje.

19Tuke pasurë pra, o vëllezër, kuxim të hyjmë ndë shënjtëroret me anë të gjakut Jisujt,

20Prej një udhe të rë edhe të gjallë, që na rëpërtëriti me anë të kurtinësë, do me thënë, të mishit ti,

21Edhe tuke pasurë një prift të math ndë shtëpi të Perëndisë,

22Le t’ afronemi me zemërë të vërtetë e të mbushurë mëndëjenë nga besa, tuke pasurë shplarë zemëratë tona prej ndërgjegjëjesë ligë;

23Edhe tuke pasurë larë trupinë me ujë të këthiellëtë, le të mbajjmë rrëfimin’ e shpëresësë pa pierrë, sepse ay që u zotua është besëtar.

24Edhe le të vështrojmë të ngacëmojmë njëri tiatrinë ndë dashuri e ndë punëra të mira;

S

25Mos lëmë të mbëlidhemi bashkë, sikundrë është zakon mbë ca vetë, po tuke shtyturë njëri tiatrinë; edhe kaqë më teprë, sa shihni ditën’ afruarë.

26Sepse ndë fëjefshim neve tuke dashurë, passi muarëm të njohurit’ e së vërtetësë, nukë mbet më kurban për faje;

27Po një të priturë gjyqi të frikëshim, edhe një të ndezurë ziarri, që ka për të ngrënë ata që janë kundrë.

28Një që shkel nomin’ e Mojsiut, përpara dy a tre martirëve vritetë pa përdëllim

29Sa më teprë mundim, u duketë juve,se do të heqë ay që ka shkelurë me këmbë të Birin’e Perëndisë, edhe e ka kujtuarë se gjaku i dhiatësë është si çdo gjak, që me atë shënjtërua, edhe ka sharë frymën’ e hirit?

30Sepse e dimë atë që ka thënë: “Shpagimi është puna ime, unë kam për të shpaguarë”, thotë Zoti. Edhe përsëri: “Zoti do të gjukonjë llauzin’ e ti.”

31Pun’ e frikëshime është të bierë ndonjë ndër duar të Perëndisë gjallë.

32Bini ndër mënt dit e para, ndë të cilat si u ndriçuatë, duruatë shumë luftë pësimesh.

33Ndashti tuke bërë lodrë vetëhenë tuaj prej qërtimesh e prej shtrëngimesh, e ndashti duke bërë vetëhen tuaj piesëtarët’ e atyreve që pësuanë këso punërash.

34Sepse pësuatë bashkë me të lidhurat’ e mia, edhe prittë me gëzim rrëmbesënë e pasëjesë tuaj, tuke diturë se keni për vetëhenë tuaj ndë qiejet një pasëje më të mirë edhe të qëndruarshime.

35Mos e hirthni teje pra kuximinë tuaj, që ka për të dhënë pagë të madhe.

36Sepse ju keni nevojë për durim, që të bëni dashurimin’ e Perëndisë, edhe të merrni të zotuarëtë.

37“Sepse edhe një çikëzë herë, edhe “do të vinjë ay që vien, edhe nukë do të mënonjë.”

38“Edhe i drejti do të rronjë prej besësë”, edhe “ndë u heqtë prapazëndonjë, shpirti im nukë do ta pëlqenjë atë.”

39Edhe ne nukë jemi nga ata që hiqenë prapazë për prishëje, po nga ata që besonjënë për shpëtimin’ e shpirtit.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help