1Ndashti u lutem juve, o vëllezër, për të ardhurit’ e Zotit tënë Jisu Krishtit, edhe për të mbëledhuritë tënë mb’ atë,
2Që të mos tundi ju shpet nga mëndëja juaj, as të mos trubëllohi as prej fryme, as prej fiale, as prej karte sikurseu shkrua prej nesh, se vallë u afrua dit’ e Krishtit.
3Le të mos u gënjenjë juve ndonjë as mbë ndonjë mëndyrë; sepse s’ka për t’ ardhur’ ajo ditë, pa mos ardhurë më përpara të ngrituritë krye, edhe të sbulonetë njeriu i fajit, i biri humbejsë,
4Ay që rri kundrë e ngrihetë përpietë kundrë çdo farë gjëje që thuhetë Perëndi a lutëje, kaqë sa ay të rrijë ndë tempull të Perëndisë si Perëndi, tuke dëftyerë vetëhen’ e ti se është Perëndi.
5Nukë mbani mënt se kur ishnjam po përanë jush, u thoshnjam juve këto?
6Edhe ndashti e dini atë që përmban atë, që të sbulonet’ ay ndë kohë të ti.
7Sepse fshehësira e paudhërisë ndashti vepëronetë; vetëmë gjersa të hiqetë nga mezi ay që e përmban ndashti;
8Edhe atëhere do të sbulonet’ i paudhi, të cilinë Perëndia do ta humbasë me frymën’ e gojësë ti, edhe do ta prishnjë me të parët’ e t’ ardurit ti;
9I cili do të vinjë pas vepërimit të Satanajt me çdo fuqi e me shenje e me çudira gënjeshre,
10Edhe me çdo kobim të shtrembëtësë, ndërmest atyre që humbasënë; sepse nukë pritnë dashurin’ e së vërtetësë që të shpëtonjënë.
11Edhe përëndaj Perëndia do t’u dërgonjë atyre vepërim kobimi, që t’i besonjënë gënjeshtrësë;
12Që të gjykonenë për të keq gjith’ ata që nuk’ i besuanë së vërtetësë, po pëlqyenë të shtëmbëtënë.
13Po neve na duhetë t’i falemi ndersë Perëndisë përherë për ju, o vëllezër të dashurë prej Zotit, se Perëndia u sgjodhi juve që përpara herësë për shpëtim me shënjtërimin’ e Frymësë, edhe me besën’ e së vërtetësë,
14Që mb’ atë u thirri juve me anë të ungjillit tënë, për fitimin’ e lavdisë Zotit tënë Jisu Krishtit.
15Përandaj pra, o vëllezër, qëndroni, edhe mbani ato porosi që u mësuatë, a nga fiala, a nga karta jonë.
16Edhe vetë Zoti ynë Jisu Krishti, e Perëndia edhe Ati ynë, ay që na deshi e na dha ngushullim të pasosurë edhe shpëresë të mirë më anë të hirit,
17Ngushulloftë zemratë tuaja, edhe u forcoftë juve mbë çdo fialë e punë të mirë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.