1Sa shërbëtorë janë ndënë sgjedhë, le t’i kujtonjënë të zotërit’ e tyre të vëjyerë për çdo farë nderie, që të mos vllasfimiset’ emëri i Perëndisë edhe mësimi.
2Edhe ata që kanë zotërinj besëtarë, le të mos i hedhënë poshtë, sepse janë vëllezër; po më shumë le t’u punonjënë, sepse ata që fitonjënë punën’ e mirë janë besëtarë edhe të dashurë. Këto mëso edhe porosit.
3Ndë mësoftë ndonjë mësime të tiera, edhe ndë mos vaftë prapa fialëvet shëndosha të Zotit tënë Jisu Krishtit, edhe mësimit që është pas besësë mirë,
4 Kyj mban vetëhen e ti mbë të math, edhe nukë di gjë, po është i sëmurë për të zëna e për të ngrëna me fialë, nga të cilatë del cmir, qartë, vllasfimia, mendime të liga,
5Fialë të kota njerëzish të prishurë mënç, edhe që u shteret’ e vërteta, sepse ata kujtonjënë, se bes’ e mirë është për fitim. Mërgohu nga të tillëtë.
6Po bes’ e mirë me mbastiminë mbë të pakët është fitim i math.
7Sepse as gjë s’kemi prurë ndë botët; edhe e kupëtojmë fort mirë se as nukë munt të marëmë gjë jashtë me vetëhe.
8Po kur kemi të ngrëna e të mbuluara, le të na mbastonjënë këto.
9Po ata që duanë të bënenë të pasurë, bienë ndë ngasëje edhe ndë lak, edhe ndër shumë dëshërime që janë të marra e dëmtore, të cilatë kredhënë njerëzitë ndë prishëje e ndë humbëje.
10Sepse rrënja e gjithë të ligavet është dashuria e argjëndit; ca që i pëlqyen’ asaj duallnë jasht udhësë besësë, edhe depërtuanë vetëhen’ e tyre me shumë të dhëmbura.
11Po ti, o njeriu i Perëndisë, ik nga këto; edhe ndiq drejtëri, besë të mirë, besë, dashuri, butësirë.
12Lëfto luftën’ e mirë të besësë, rrok jetën’ e pasosurë, që edhe u thirre mb’ atë, edhe rrëfeve rrëfimin’ e mirë përpara shumë martirëve.
13Të porosis përpara Perëndisë që u ep jetë të gjithave, edhe përpara Jisu Krishtit që martirisi ndë ditë të Pont Pillatit,
14Të ruanjç porosinë pa lyerë, pa palavi, gjer mbë të dukurit të Zotit tënë Jisu Krishtit,
15Të cilinë ndë kohëra të tia do ta dëftenjë i lumuri edhe i vetëmi Fuqitar, Mbëreti i mbëretërave, edhe Zoti i zotëravet,
16Ay që ka vetëmë pavdekëjenë, edhe që është ndenjurë ndë dritë të paafruarë, të cilinë asndonjë nga njerëzitë nuk’ e pa, as munt ta shohnjë; mb’ atë qoftë nderë edhe pushtet i jetëshim. Amin.
17Porosit të pasuritë ndë këtë jetë të mos mbahenë mbë të math, as të mos shpërenjënë mbë pasëjet që s’dihetë, po mbë Perëndinë e gjallë, që na ep të gjitha me dorë hapurë për fitim.
18Të punonjënë punëra të mira, të bënenë të pasurë me punëra të mira, të jenë dorë hapurë, të shoqëruarshim,
19Të vënë mbënjanë thesarë për vetëhen’ e tyre që është themeli e mirë për pastaj, që të fitonjënë jetën’ e pasosurë.
20 O Timothe, ruaj ndorëjenë, edhe mërgonu nga të ndyratë fialët’ e të kota, edhe nga të ngrënatë me fialë asaj diturisë që qjuhetë gënjeshtare,
21 Të cilënë tuke punuarë ca vetë, dualnë nga udha e besësë.
Hiri qoftë bashkë me ty. Amin.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.