1 TIMOTHENË Krej 5. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Plakunë mos e qërtonjç, po mësoje posi atë; të ritë mësoi posi vëllezër,

2Plakatë, posi mëma; të ratë, posi motëra, me çdo farë të qëruari.

3Ndero grat’ e va, ato që janë me të vërtetë të va.

4Edhe ndë pastë ndonjë e ve dielm a nipërë, le të mësonjënë më përpara shtëpin’ e tyre të kenë besë të mirë, edhe t’u apënë shpagime përintvet, sepse këjo ësht’e mirë edhe e pëlqyerë përpara Perëndisë.

5Edhe ajo që është me të vërtetë e ve edhe mbeturë vetëmë, shpëren mbë Perëndinë, edhe qënderon ndë të luturat e ndë të falurat nat’ e ditë;

6Po ajo që prish shumë, ndonëse rron, ka vdekurë.

7Edhe porosit këto, që të jenë të pazënë me gojë për të ligë.

8Po ndë qoftë ndonjë se nukë mendonetë më përpara për të titë, edhe më fort për të shtëpisë ti, ay ka mohuarë besënë, edhe është më i lik se i pabesi.

9E veja më pak se gjashtë-dhietë vieç le të mos vihetë ndë numërët të vavet, edhe të ketë qënë grua e një burri,

10Edhe të martirisetë për punë të mira; ndë pastë ushqyerë dielm, ndë pastë priturë të huajë, ndë pastë larë këmbë shënjtorësh, ndë u pastë ndihur’ atyreve që kanë qënë ndë shtrëngim, ndë i pastë rënë prapa çdo farë pune të mirë.

11Po hiq dorë nga të vat’ e ra; sepse si të mërzitenë nga Krishti, duanë të martonenë;

12Tuke pasurë mundim, sepse shkelnë besën’ e parë.

13Edhe pasi janë të papuna, mësonenë të venë rrotullë ndëpër shtëpiat, edhe jo vetëmë të papuna, po edhe fialëshuma e kërkimsore, tuke folurë ato që s’gjanjënë.

14Dua pra të ratë të martonenë, të bënjënë dielm, të bënenë zonja shtëpie, të mos i apën’ arëmikut asndonjë shkak për të përqeshurë.

15Sepse ca nga ato u këthyenë e ranë prapa Satanajt.

16Ndë qoftë se ndonjë besëtar a besëtare ka gra të va, le t’u ndihnjë atyreve, edhe le të mos rëndonetë qisha, që të munt t’u ndihnjë atyreve që janë me të vërtetë të va.

17Pleqtë që shikonjënë mirë punënë le të nderonenë dy herë më tepërë, më fort ata që mundonenë me fialë e me mësim.

18Sepse shkronja thotë: “Mos i mëçelsh gojënë kaut kur shin ndë lamët”, edhe: “I vëjyer’ është punëtori për pagën’ e ti”.

19Mos prit kallëzim kundrë plaku, veç përpara dy a tre martirëve.

20Qërto ata që fëjenjënë përpara të gjithëve, që të kenë frikë edhe të tierëtë.

21Të urdhëronj përpara Perëndisë, edhe Zotit Iisu Krisht, edhe ëngjëjvet sgjedhurë, që t’i ruanjç këto pa bërë gjyqë përpara, as të mos bënjç gjë tuke prierë mbënjanë.

22Mos vërë duarë përmbi ndonjë shpejt, as mos u bën shok ndër faje të huaja; ruaj vetëhenë tënde të pastrë.

23— Mos pi më ujë, po pi pakëzë verë për plëndësinë tënt, edhe për të shpesat sëmundëjet’ e tua .

24Ca njerëzëve u kanë dalë fajetë për faqe që përpara, edhe shkonjënë përpara atyreve ndë gjyqë; edhe ca të tierëve po u venë prapa.

25Po kështu edhe punërat’ e mira cave u kanë dalë për faqe; edhe ato që janë tjetrazi, nukë munt të fshihenë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help