GALLATIANËT Krej 5. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Qëndroni pra nd’atë të liruarët, që na liroj Krishti, edhe mos hyni përsëri ndë sgjedhë të skllavërisë.

2Ja unë Pavli te po u them juve, se, ndë u rrethprefshi, Krishti nuk’ do u bën dobi juve asgjë.

3Edhe ap martiri përsëri mbë çdo njeri që është rrethprerë, se duhetë të mbajë gjithë nominë.

4U ndatë nga Krishti ju që delni të drejtë me anë të nomit; ratë poshtë nga hiri.

5Sepse neve me anë të Frymësë presmë për shpëresën’ e drejtërisë prej besësë.

6Sepse mbë Jisu Krishtinë as rrethpresëja ka ndonjë fuqi, as parrethpresëja, po besa që vepëronetë me anë të dashurisë.

7Ju ecenitë mirë; kush u përmbajti që të mos bindeni mbë të vërtetënë?

8Këta të bindurë nuk’ është prej ati që u thërret juve.

9Pakëzë brumë mbruh gjithë të mbrujturitë.

10Unë kam shpëresë mbë ju me anë të Zotit, se nukë do të keni ndër mënt tiatërë gjë; po ay që u trazon juve, ay ka për të mbajturë gjykimnë, cilido që të jetë.

11Edhe unë, o vëllezër, ndë qoftë se leçis edhe më rrethpresëje, përse ndiqem më? Vall’ u prish skandhalia e kryqit.

12Makar të copëtonen’ ata që u trazonjënë juve.

13Sepse ju, o vëllezër, u thërrittë ndë të liruarët; veç mos e bëni të liruarëtë për shkak të mishit, po me anë të dashurisë i shërbeni njëri tiatërit.

14Sepse gjithë nomi mhushetë ndë një fialë, ndë këtë: “Të duash të afërminë tënt si vetëhenë tënde”.

15Po ndë kafshofshi e ndë hëngërshi njëri tiatrinë, shikoni mos humbasni njëri prej tiatrit.

16Them pra: Ecni pas Frymësë, edhe mos i bëni dëshëriminë mishit.

17Sepse mishi dëshëron kundrë Frymësë, e Fryma kundrë mishit; edhe këto janë kundrë njëra tiatrësë, përandaj mos bëni ato që doni.

18Po ndë qoftë se Fryma u heq udhënë juve, nukë jeni ndënë nom.

19Edhe punërat’ e mishit janë të shpërfaqura; të cilatë janë ndyrësi, kurvëri, pugërësi, tepër-ndyrësi, idhullatri, magji,

20arëmiqësia, qarta, zëli, zemërata, të zëra, të ndara, eresia, cmirë, vrasëje, të dejtura, lodrëti, edhe kësosh si këto; për ato u them juve më përpara, sikundrë edhe u thashë juve më përpara, se ata që punonjënë të tilla punë s’do të trashëgonjënë mbëretëri Perëndie.

21Po pem’ e Frymës’ është dashuri, gëzim, paqtim, zemër’ e gjerë, ëmbëlsirë, të mirë, besë, butësirë, të përmbajturë vetëhesë; kundrë të tillavet nukë ka nom.

22Edhe ata që janë të Krishtit, e kanë kryqëzuarë mishinë bashkë me pësimet’ e me dëshërimet.

23Ndë rrofshim pas Frymësë, le të ecëjm’ pas Frymësë.

24Le të mos kërkojmë lavdi të kotë, tuke shtyturë njëri tiatrinë, tuke pasurë cmir njëri tiatrinë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help