EFESIANËT Krej 2. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Edhe u dha jetë juve, që ishitë të vdekurë për kapërximin’e porosiavet e për fajet.

2Mbë të cilat ecët njëherë, pas jetësë kësaj bote, pas urdhërtarit pushtetit erësë, asaj frymësë që vepëron sot te të bijt’ e të së pabindurësë.

3Ndër ata edhe neve të gjith’ u përziem njëherë pas dëshërimevet mishit tënë, tuke bërë dashurimin’ e mishit edhe mendimevet; edhe ishim nga fisi dielmt’ e zemëratësë, sikundrë edhe të tierëtë.

S

4Po Perëndia që ësht’ i pasurë ndë përdëllim, për dashurin’ e ti të shumënë që na deshi,

S

5Edhe tuke qenë neve të vdekurë për fajetë, na dha jetë bashkë me Krishtinë; (me hirë jeni shpëtuarë).

S

6Edhe na ngjalli bashkë, edhe na vuri të rrimë bashkë ndë qielloret me anë të Jisu Krishtit;

S

7Që të dëftenjë ndë jetët që vinjënë pasëjen’ e tepërë të hirit ti me të mirë të neve me anë të Jisu Krishtit.

S

8Sepse me hirë jeni shpëtuarë me anë të besësë; edhe këjo nuk’ është prej jush, po është dhurata e Perëndisë;

S

9Jo prej punërash, që të mos mburretë ndonjë.

10Sepse jemi kriesa e ati, kriuarë mbë Jisu Krishtinë për punë të mira, të cilat’ i bëri gati Perëndia që përpara, që të ecëmë pas atyreve.

11Përandaj kineni ndër mënt, se ju që ishitë njëherë gjëndarë pas mishit, që thuhenë të parrethprerë prej atyre që thuhenë të rrethprerë bërë me dorë ndë misht,

12Se ishitë nd’ atë kohë pa Krisht, ndarë veç nga qytetëria e Israilit, edhe të huajë nga dhiatat’ e të zotuarësë, pa pasurë shpëresë, edhe të paperëndi ndë botët;

13Po ndashti me anë të Jisu Krishtit, ju që ishitë njëherë lark, jeni afëruarë me anë të gjakut Krishtit.

14Sepse ay është paqtimi ynë, që bëri të dyjatë një, edhe rrëzoj murin’ e mesëm të mbuluarit,

15Kur prishi arëmiqësinë ndë mish të ti, do me thënë nomin’ e porosivet që ishinë ndë urdhëra, që të ndërtonjë ndë vetëhet të ti të dyja mbë një njeri të ri, tuke bërë paqtim;

16Edhe të paqtonjë me Perëndinë të dy mbë një trup me anë të kryqit, passi vrau arëmiqësinë nd’ atë.

17Edhe erdhi e ungjillëzoj paqtim mbë ju që ishitë lark, edhe mb’ ata që ishin’ afërë;

18Sepse me anë t’ati të dy kemi të hyrëtë tek Ati prej një Fryme.

19Përandaj s’jeni më të huajë e të përjashtëm, po qytetarët e shënjtorëvet, e shtëpiarët’ e Perëndisë;

20Ndërtuaë mbi themelin’ e apostojvet e të profitërvet, që është gur i cepit vetë Jisu Krishti;

21Mb’ atë gjithë ndërtesa përmbëledhurë bashkë rritetë ndë tempullë të shënjtëruarë mbë Zotinë;

22Mb’ atë edhe ju jeni ndërtuarë bashkë që të rrijë Perëndia me anë të Frymësë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help