SBULESA Krej 20. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Edhe pashë një ëngjëll tuke sbriturë nga qielli, që kishte qjyçin’ e avyssësë, edhe një vark të math ndë dorë të tij.

2Edhe zuri dranguanë, gjarpërin’ e moçëm, i cili është Dialli edhe Satanaj; edhe e lidhi atë një milë viet.

3Edhe e hodhi ndë avyssët, edhe e mbylli, edhe vuri vulë siprë ati, që të mos kubonjë më kombetë, gjersa të mbaronenë të një milë viet; edhe paskëtaj duhetë të sgidhetë pak kohë.

4Edhe pashë frone; edhe ndenjnë mb’ ata, edhe u dha atyreve gjyqe; edhe pashë shpirtërat’ e atyreve që ishinë vrarë për martirin’ e Jisujt, edhe për fialën’ e Perëndisë, edhe ata që nuk’ iu falnë bishësë, as ikonës’ asaj; edhe nukë muarnë shenjë ndë ball të tyre edhe ndë dorë të tyre; edhe rruan’ e mbëretëruanë bashkë me Krishtinë ato një milë viet.

5Edhe të vdekurit’ e tierë nuk’ u ngjallnë, gjersa të mbushenë të një milë viet; këta është të ngjallurit’ e parë.

6I lumur’ edhe shënjt ësht’ay që ka piesë ndë të ngjallurit të parë; vdekëj’ e dytë s’ka pushtet mbi këta, po do të jenë priftërit’ e Perëndisë, edhe të Krishtit, edhe do të mbëretëronjënë bashkë me atë një milë viet.

7Edhe kur të mbaronenë të një milë viet, do të sgjidhetë Satanaj nga burgu i ti.

8Edhe do të dalë të kubonjë kombetë që gjëndenë mbë të katrë anët’ e dheut, Gogun’ e Magogunë, që t’i mbëledhë ata mbë luftë, të cilëvet numëri është posi rër’ e detit.

9Edhe hipnë mbë të gjërët’ të dheut, edhe qerthëlluan’ ushtërin’ e shënjtorëvet, edhe qyteteja e dashurë; edhe sbriti ziarr prej qiellit nga Perëndia, edhe i hëngri.

10Edhe dialli ay që kubonte ata, u hoth ndë lëqer të ziarrit e të squfurit; atie ku është bisha edhe profiti gënjeshtar; edhe do të mundonenë nat’ e ditë, ndë jetët të jetëvet.

11Edhe pashë një fron të bardhë e të math, edhe atë që rrinte mb’ atë, prej faqes’ ati iku dheu edhe qielli; edhe nuk’ u gjënt vënt për ata.

12Edhe pashë të vdekuritë, të vogjël’ e të mëdhenj, ndenjurë përpara Perëndisë, edhe vivliat’ u hapnë; edhe u hap një vivli tietërë, e cila ësht’ e jetësë; edhe u gjukuanë të vdekuritë nga ato që ishinë shkruarë ndë vivliat, pas punëravet tyre.

13Edhe deti dha të vdekuritë që kishte përbrënda, edhe mortëja edhe hadhi dhanë të vdekuritë që patnë përbrënda atyreve; edhe u gjukuanë gjithësecili pas punëravet tyre.

14Edhe mortëja edhe hadhi u hothnë ndë lëqer të ziarrit; këjo është vdekëj’ e dytë.

15Edhe ay që s’u gjënt shkruarë ndë vivli të jetësë, u hoth ndë lëqer të ziarrit.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help