2 KORINTHIANËT Krej 9. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Sa për shërbesën’ e shënjtorëvet është tepërë për mua t’u shkruanj juve.

2Sepse e di të shpejtën’ e zemrësë tuaj, që për atë mburrem te Maqedhonasitë, se Ahaia u bë gati që viet; edhe përvëlimi i zemrësë tuaj ndezi më të shumëtë vetë.

3Edhe dërgova vëllezëritë, që të mos dalë të kotë të mburruritë tënë që kemi për ju mbë këtë punë, që të jeni bërë gati (sikundrë thoshnjam,).

4Mbase mos vinjënë bashkë me mua Maqedhonas, e u gjenjënë juve pa bërë gati, turpëronemi neve (që të mos themi ju), ndë këtë qëndrim të mburrurit.

5Përandaj u menduashë se është nevojë t’u lutem vëllezëret që të vinjënë më përpara te ju, e të bënjënë gati këtë bekimin’ e elejmosinësë tuaj që pattë thënë që përpara, që të jetë gati kështu si bekim elejmosine, e jo si lakëmim.

6Edhe këtë e them, se ay që mbiell me kurcim, edhe me kurcim do të korrë; edhe ay që mbiell me dorë të hapëtë, edhe me dorë të hapëtë do të korrë.

7Gjithësecili le t’ apë sikundrë t’i dojë zemëra, jo me hidhërim, a me shtrëngim; sepse Perëndia do atë që ep me buzëm me gas.

8Edhe Perëndia ësht’ i fortë të tepronjë çdo hirë mbë ju, që të keni mjaft përherë mbë çdo gjë të teproni mbë çdo punë të mirë.

9(Sikundrë është shkruarë: “Përndau, u dha të vobeqvet; drejtëria e ati mbet në jetë tëjetësë”.

10Edhe ay që i ep farë ati që mbiell, edhe bukë për të ngrënë, dhashtë e shumoftë farënë tuaj, e rrittë bimat’ e drejtërisë tuaj.)

11E të bëhi të pasurë mbë të gjitha e mbë çdo gjë dorëhapëtë, që ajo punon prej nesh të falurë ndersë mbë Perëndinë.

12Sepse puna e kësaj shërbese jo vetëmë mbush plot të shterat’ e shënjtorëvet, po edhe tepron me shumë të falurë ndersë te Perëndia.

13(Sepse tuke provuarë këtë shërbesë, lavdonjënë Perëndinë për të dëgjuarët’ e së rrëfyerësë tuaj mbë ungjillin’ e Krishtit, edhe për piesën’ e dorësë hapëtë mb’ ata edhe mbë të gjithë.)

14Edhe me të luturit’ e atyre që bënjinë për ju, sepse kanë shumë mallë për ju, për atë hirin’ e Perëndisë të tepërinë që është mbë ju.

15Po hiriqoftë mbë Perëndinë për dhurëtin’ e ati që s’tregonetë me gojë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help