JOANNIT Krej 10. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1“Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve: Ay që nukë hyn ndëpër derët nd’ oborrt të dhënvet, po hipën ngjetiu, ay është viedhës edhe kursar.

2Po ay që hyn ndëpër derët, është bariu i dhënvet.

3Këti i hap derënë portari; edhe dhëntë dëgjonjënë zërin’ e ati; edhe thërret dhënt’ e ti me emërë, edhe i nxier.

4Edhe kur të nxierë dhënt’ e ti, vete përpara atyreve; edhe dhënt’ i venë prapa, sepse njohënë zërin’ e ati.

5Po të huajit nukë do t’i venë prapa, po do t’ikënjënë prej ati; sepse nuk’ njohënë zërin’ e të huajvet.

6Këtë paravoli u tha atyre Jisuj; po ata nukë kupëtuanë ç’ishinë këto që u fliste atyre.

7Jisuj pra u tha atyre përsëri: “Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve, se unë jam dera e dhënvet.

8Gjithë sa erthnë para meje janë viedhës edhe kursarë; po dhëntë nuk’ u dëgjuan’ atyre.

9Unë jam dera; ndë hyftë ndonjë prej meje, do të shpëtonjë, edhe do të hynjë edhe do të dalë, edhe do të gjenjë të kulloturë.

10Viedhësi nukë vien për tiatërë gjë veç për të viedhur’ e për të therur’ e për të prishurë; un’ arthç, që të kenë jetë, edhe ta kenë të tepërë.

11Unë jam bariu i miri; bariu i mirë vë jetën’ e ti për dhënt.

12Po ay që ësht’ i paguarë, edhe që s’është bari, të cilit s’janë dhëntë të tijatë, sheh ujkunë tuke ardhurë, edhe lë dhënt’ e ikën; edhe ujku i rrëmben, edhe përndan dhëntë.

13Edhe i paguari ikën, sepse është i paguarë, edhe s’do të dijë për dhënt.

14Unë jam bariu i mirë, edhe njoh të mijatë, edhe njihem prej të mijavet,

15Sikundrë Ati më njeh, edhe unë njoh Atinë; edhe vë jetënë time për dhënt.

16Kam edhe të tjera dhën, të cilatë s’janë prej këti oborri; duhetë t’i mbëleth edhe ato; edhe do të dëgjonjënë zënë tim, edhe do të bënetë një tufë e një bari.

17Përandaj Ati më do, sepse unë vë jetënë time, që ta marr përsëri.

18Asndonjë s’e ngre prej meje, po un’ e vë prej vetiu; kam pushtet ta vë, edhe kam pushtet ta marr përsëri. Këtë porosi mora prej tim eti.”

19Përsëri pra u bë një shqyerëje ndërmest Judhenjet për këto fialë.

20Edhe shumë vetë prej atyreve thoshinë: “Ka diallë, edhe ësht’ i shkalluarë; ç’e dëgjoni?”

21Të tierë thoshinë: “Këto fialë nukë janë fialë të diallosuri; mos munt dialli t’u hapë sytë të verbëret?”

22Edhe u bë e kremteja e të përtëriturit ndë Jerusalim, edhe ishte dimër.

23Edhe Jisuj ecënte ndë hieroret, ndë kamaret të Sollomonit. Judhenjtë pra e qerthëlluanë,

24Edhe i thoshinë: Gjer kurë mba lidhurë shpirtinë tënë? Ndë je ti Krishti, na thuaj ndër sy.”

25Jisuj iu përgjeq atyre: “U thashë juve, edhe nukë besoni. Punëratë që bënj unë mb’ emërit tim eti, këto martirisnjënë për mua.

26Po ju nukë besoni, sepse nukë jeni prej dhënvet mia.

27Sikundrë u thashë juve, dhënt’ e mia dëgjonjënë zënë tim, edhe un’ i njoh; edhe më vinjënë pas.

28Edhe un’ u ap atyre jetë të pasosurë; edhe nukë do të humbasënë për gjithë jetënë, edhe nukë do t’i rrëmbenjë njeri prej dorësë sime.

29Im Atë, që m’i ka dhënë, është më i math se të gjithë; edhe asnjë s’munt t’i rrëmbenjë prej dorësë tim Eti.

30Unë edhe Ati jemi një.”

31Përsëri pra Judhenjtë rroknë gurë, që ta rrahënë me gurë.

32Jisuj u përgjeq atyre: “Shumë punëra të mira u dëfteva juve prej tim eti; për ç’punë nga ato më rrihni me gurë?”

33Judhenjtë iu përgjeqnë, tuke thënë: “Nukë të rrahëmë me gurë për punëra të mira, po për vllasfimi, sepse tuke qën’ edhe ti njeri, bën vetëhenë tënde Perëndi.”

34Jisuj iu përgjeq atyre: “Nuk’ është shkruarë ndë nomt tuaj: “Unë thashë: Jeni perëndira?”

35Ndë qoftë se tha perëndira për ata, mbë të cilët’ u bë fial’ e Perëndisë, edhe shkronja, s’munt të prishetë,

36Atë që shënjtëroj Ati, edhe e dërgoj ndë botët, ju thoni, se: “Ti vllasfimis”, sepse thashë: Jam i bir’ i Perëndisë?

37Ndë mos bënj punërat’ e tim eti, mos më besoni,

38Po ndë bënj, edhe ndë mos më besoni, besoniu punëravet; që të njihni e të besoni, se Ati është tek unë, edhe unë tek ay.”

39Kërkoninë pra përsëri ta zënë, po dolli nga dora e atyreve.

40Edhe shkoj përsëri përtej Jordhanit, ndë vënt ku ishte Joanni përpara tuke pagëzuarë; edhe mbeti atie.

41Edhe shumë vetë erthnë tek ay, edhe thoshinë, se: “Joanni nukë bëri asndonjë çudi; po gjithë sa tha Joanni për këtë, ishinë të vërteta.”

42Edhe shumë vetë i besuan’ atie.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help