1Edhe si u larguam nga ata, lundruam’ e erthmë drejt udhësë ndë Ko edhe ditënë tietrë ndë Rodhë, edhe që andej ndë Patara.
2Edhe si gjetëm një lundrë që kishte për të shkuarë ndë Finikë, hipëm mb’atë e lundruam.
3Edhe kur pamë për së largu Qyprënë, edhe e lam mbë të mëngjërë, lundruam ndë Syri, edhe duallm jashtë ndë Tyrë; sepse atie kishte për të shkarkuarë barrënë lundra .
4Edhe si gjetëm nxënësitë, mbetëm aty shtatë dit; të cilët’ i thoshinë Pavlit me anë të Frymësë, të mos hipënjë ndë Jerusalim.
5Edhe si mbaruam’ ato dit, duallm e shkonimë, edhe ata të gjithë na përcillninë bashkë me gra e me dielm gjer jashtë qytetit; edhe si u ungjëm mbë gjunj ndë buzë të detit, u falëm.
6Edhe si u përshëndetëm njëri me tiatrinë, hipëm ndë lundrët, edhe ata u këthyenë ndëpër shtëpiat të tyre.
7Edhe neve si mbaruam të lundruarëtë prej Tyrësë, erthmë ndë Ptolemaidhë, edhe si përshëndetëm vëllezëritë, mbetëm një ditë përan’ atyreve.
8Edhe mbë të nesërmet (neve që ishim me Pavlinë) duallm e erthmë ndë Qesari, edhe si hym ndë shtëpi të Filippit Ungjilltarit, që ishte një nga të shtatëtë, mbetëm përan’ ati.
9Edhe kyj kishte shtatë bija vërgjëresha që profitepsninë.
10Edhe kur mbetëm aty mjaft dit, sbriti nga Judhea një profit që qjuhej Agaf.
11Edhe ay si erdhi te neve, mori brezin’ e Pavlit, edhe lidhi duart’ edhe këmbët’ e tia, e tha: “Këto thotë Frym’e Shënjtëruarë. Kështu do të lithnjënë Judhenjtë ndë Jerusalim atë burrinë, të cilit është kyj bres, edhe do ta apënë ndër duar të kombevet.”
12Edhe kur dëgjuam këto, i luteshimë neve edhe vëndësitë të mos hipënjë ay ndë Jerusalim.
13Po Pavli u përgjeq: “Ç’bëni kështu tuke qjarë e tuke thyerë zëmrënë time? Sepse unë jam gati jo vetëmë të lidhem, po edhe të vdes ndë Jerusalim për emërin’ e Zotit Jisu.”
14Edhe passi nuk’ i mbushej mëndëja, pushuam, tuke thënë: “U bëftë dashurimi Zotit.”
15Edhe pas këtyre ditve bëm gati plaçkatë e hipëm ndë Jerusalim.
16Edhe erthnë bashkë me ne edhe ca nxënësa nga Qesaria, edhe prunë me vetëhe një farë Mnasoni Qyprian, një nxënës të vieterë, i cili do të na merrte ndë shtëpi të ti.
17Edhe neve si erthmë ndë Jerusalim, vëllezëritë na pritnë me gëzim.
18Edhe ditënë tiatërë Pavli vate bashkë me ne te Jakovi; edhe erthnë gjithë pleqtë.
19Edhe si përshëndeti ata, u dëfteu atyre një nga një gjithë sa bëri Perëndia ndër kombet me anë të shërbesës’ ati.
20Edhe ata kur dëgjuanë, lavdëruanë Zotinë; edhe i thanë: “Sheh, o vëlla, sa shumë mijëra janë nga ata Judhenjtë që kanë besuarë; edhe të gjithë janë zilitarë për nomnë.
21Edhe muarnë vesh për tyj, se mëson gjith ata Judhenjtë që janë ndër kombet, të largonenë prej nomit Mojsiut, tuke thënë: “Të mos rrethpresënë dielmtë, as të mos ecënjënë pas zakonevet.
22Ç’është pra këjo? Me të vërtetë do të mbëlidhetë shumica, sepse do të dëgjonjënë se ke ardhurë.
23Bëj pra këtë që të themi. Janë ndër ne katër burra, që kanë të taksurë mbë vetëhet të tyre.
24Merr këta e qëronu bashkë me ata, edhe prish për ata, që të rruanjënë kryetë, edhe të gjithë ta dinë se s’janë gjë ato që dëgjuanë për tyj, po edhe ti je tuke ruajturë gjithënjë nomnë.
25Sa për ata kombetë që kanë besuarë, neve u dërguam kartë, edhe e pam me udhë ata të mos ruanjënë të tillë gjëje, veçe të ruhenë prej kurbanit idhujvet, edhe prej gjakut, edhe prej kafshësë mbyturë, edhe prej kurvërisë.”
26— Atëhere Pavli mori me vetëhe ata burratë, edhe ditënë tiatërë si u qërua bashkë me ata, hyri ndë hieroret, që të apë zë, kur ishinë për t’u mbushurë dit e të qëruarit, gjersa të bihej dhurëti për gjithësecilinë nga ata.
27Edhe kur ishinë për të mbushurë të shtatë dit, ata Judhenj që ishinë nga Asia, kur e panë atë ndë hieroret, përzienë gjithë gjëndëjenë, edhe vunë duartë mbi atë,
28Tuke bërtiturë: “O burra Israilitë,na ndihni; kyj ësht’ ay njeriu që mëson të gjithë gjithëkundi kundrë llauzit edhe nomit edhe këti vëndi; po ka shtyrë edhe Grekë ndë hieroret, edhe pëgëri këtë vënt të shënjtëruarë.
29— (Sepse ata kishinë parë përpara Trofimnë Efesianinë bashkë me atë ndë qytet, edhe kujtoninë se e kishte shtyrë Pavli ndë hieroret).
30Edhe u tunt gjithë qyteti, edhe u mbëloth llauzi; edhe si zunë Pavlinë, e hoqnë jashtë hieroresë; edhe përnjëherë u mbyllnë dyertë.
31Edhe passi kërkoninë ta vrisninë, vatë fiala te kryemijësi tufës’ ushtëtorëvët, se gjithë Jerusalimi është përzierë;
32I cili përnjëherë mori me vetëhe ushtëtorë edhe urdhërqindësa, e u sul poshtë mbi ata. Edhe ata kur panë kryemijësin’ edhe ushtëtorëtë, pushuanë tuke rrahurë Pavlinë.
33Atëhere kryemijësi u afrua, edhe e zuri, edhe urdhëroj të lidhetë me dy vargje hekurash, edhe pyeste, cili ishte ay, edhe ç’kishte bërë.
34Edhe ndërmest të gjëndëjesë bërtisninë ca për një punë, e ca të tierë për tiatërë punë; edhe passi nukë munte të marrë vesh të vërtetënë nga trazyra, urdhëroj ta shpienë ndë kastrë.
35Edhe kur erdhi ndë shkallët, gjau ta mbarinë mbë krahë ushtëtorëtë për punë të shtrëngatësë gjëndëjesë.
36Sepse shumica llauzit shkoninë prapa tuke bërtiturë: “Ngrije atë.”
37Edhe Pavli kur do të hynte ndë kastrë, i thotë kryemijësit: “A më ndëjenetë diç’ të them tyj?”
38Edhe ay tha: “A di Greqisht? Vallë mos je ti ay Egjyptiani, që ngriti krye para këtyre ditve edhe nxori ndë shkretëtirët katër mijë njerës gjakëtorë?”
39Edhe Pavli tha: “Unë jam një njeri Judhe nga Tarsa, qytetar i një qyteti me emërë të Qiliqisë; edhe të lutem, lëmë t’i flas llauzit.”
40Edhe ay si e la, Pavli ndenji mbi shkallët, e tundi dorënë te llauzi, edhe si u bë pushim i math, foli ndë gjjuhë Evraishte, tuke thënë:
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.