PUNËT’ E APOSTOJVET Krej 2. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Edhe kur erdhi dit’ e Pentikostisë, ishinë të gjithë me një zemërë mbë një vënt.

2Edhe papriturë u bë një zë nga qielli posi një er’ e fortë kur fryn, edhe mbushi gjithë shtëpinë tek ishinë ndenjurë.

3Edhe u duknë mb’ata gjjuhëra të ndara posi të ziarrta, edhe ndenjnë mbë gjithë-secilinë nga ata.

4Edhe u mbushnë të gjithë me Frymë të Shënjtëruarë, e zunë të flasënë gjjuhëra të tiera, sikundrë se Fryma ua epte të lëgjironjënë.

5Edhe ishinë tuke ndenjurë ndë Jerusalim Judhenj, burra besëtarë prej çdo kombi që gjëndetë ndënë qiell.

6Edhe kur u bë kyj zë, u mbëloth gjëndëja edhe u trubullua; sepse gjithë-secili nga ata dëgjonte ata tuke folurë ndë gjjuhë të tyre.

7Edhe të gjithë maniteshin’ e çuditeshinë, tuke thënë njëri tiatrit: “Na, nukë janë Galileas këta të gjithë që flasënë?

8Edhe qysh gjithësecili nga ne dëgjojmë ndë gjjuhë tonë, që kemi lindurë nd’ atë?

9Parthë e Midhë e Ellamitë, edhe ata që rrinë ndë Mesopotami e ndë Judhe e ndë Kappadhoqi, ndë Pont e nd’Asi,

10E ndë Frygji e ndë Pamfyli, nd’ Egjypt e nd’ anët të Livisë që është nga Qyrina, edhe Romanët e ardhurë Judhenj e të këthyerë,

11Kritas e Arapë, dëgjojm’ ata tuke folurë ndë gjjuhërat tona madhëriat’ e Perëndisë.

12— Edhe të gjithë maniteshin’ edhe vrisninë mëndëjenë tuke thënë njëri tiatërit: “Vallë ç’do të jetë këjo?”

13Edhe të tierë thoshinë tuke përqeshurë, se janë mbushurë me musht.

14Po Pietri qëndroj bashkë me të një-mbë-dhietëtë, edhe ngriti zën’ e ti e u ligjëroj atyre:

“O burra Judhenj, edhe gjithë sa rrini ndë Jerusalim, qoft’ e diturë këjo te ju, e mbajuni vesh fialëvet mia.

15Sepse këta nukë janë të dejturë, sikundrë kujtoni ju; sepse tashi është or’ e tretë e ditësë;

16Po këjo ësht’ ajo që është thënë me anë të profitit Joill:

17“Edhe ndë dit të pastajme, thotë Perëndia, do të derth nga Fryma ime mbë çdo mish; edhe bijtë tuaj edhe bijatë tuaja do të profitepsënë, edhe dialoshatë tuaj do të shohënë të para, edhe pleqtë tuaj do të shohënë ëndërra;

18Edhe mbi shërbëtorët’ e mi edhe mbi shërbëtoret’ e mia nd’ato dit do të derth nga Fryma ime nd’ ato dit, edhe do të profitepsënë.

19Edhe do të bënj çudira lart ndë qiellt edhe shenje poshtë mbi dhet, gjak e ziarr e avullë tymi.

20Dielli do të këthehetë mb’ errësirë, edhe hëna mbë gjak, para se të vinjë dita e Zotit e madheja edhe e ndritura.

21Edhe gjithësecili që të thërresë emërin e Zotit, do të shpëtonjë.”

22O burra Israilitë, pa dëgjoni këto fialë: Jisu Nazoreasinë, një njeri dëftyerë nga Perëndia mbë ju me fuqia e me çudira e me shenje, që bëri Perëndia me anë t’ati ndërmest tuaj, sikundrë e dini edhe ju,

23Këtë që qe dhënë pas ëndës’ urdhëruarë, edhe pas të paranjohurësë Perëndisë, e zutë edhe me duar të panome e mbërthyetë edhe e vratë;

24Të cilinë Perëndia e ngjalli, passi sgjidhi të dhëmburat’ e vdekëjesë, sepse s’munt të mbahej ay nga ajo.

25Sepse Dhavidhi thotë për atë: “Gjithënjë shihnjam Zotinë përpara meje, sepse është prej së diathtësë sime, që të mos tundem.

26Përandaj u gëzua zëmëra ime, edhe gjjuha ime u gasmua; po edhe mishi im do të prëhetë ndë shpëresë.

27Sepse nukë do të lëç shpirtinë tim ndë hadhë, edhe nukë do të lëç shënjtinë tënt të shohë prishëje.

28Më dëfteve udhë jete; do të më mbushç me gëzim të faqesë sate.”

29O burra vëllezër, munt t’u them juve ndër sy për krye-atinë Dhavidh, se ay edhe vdiq edhe u kall ndë varr, edhe varri ati është ndër ne gjer mbë këtë ditë.

30Po tuke qënë profit, edhe tuke diturë se Perëndia iu përgjërua me be, se nga pema e mezit ati, që është pas mishit, do të ngjallë Krishtinë, që ta vërë të rrijë mbi front t’ati,

31Si e pa që përpara, foli për të ngjalluritë të Krishtit, se shpirti ati nuk’ u la ndë hadhë, as mishi i ati nukë pa prishëje.

32Këtë Jisunë e ngjalli Perëndia, për të cilinë neve të gjithë jemi martirë.

33Si u ngrit pra lart me dorën’ e diathtë të Perëndisë, edhe mori nga Ati të zotuarët’ e Frymësë Shënjtëruarë, derdhi këtë që ju ndashti shihni e dëgjoni.

34Sepse Dhavidhi nukë hipi ndë qiejet; po ay thotë: “I tha Zoti Zotit tim:

35Rri prej së diathtësë sime, gjersa të vë arëmiqt’ e tu përposh këmbëvet tua.”

36Le ta dijë pra fort mirë gjithë shtëpia e Israilit, se këtë Jisunë, që ju e kryqëzuatë, Perëndia e bëri Zot edhe Krisht.”

37Edhe si dëgjuanë këto, u thyenë zëmërat’ e atyre, edhe i thonë Pietrit edhe apostojvet tierë: “Ç’të bëjmë, o burra vëllezër?”

38Atëhere Pietri u tha atyre: “Pendohi, edhe gjithësecili prej jush le të pagëzonetë mb’ emërit të Jisu Krishtit, për ndëjesën’ e fajevet; edhe do të merrni dhurëtin’ e Frymësë Shënjtëruarë;

39Sepse të zotuarët’ është për ju edhe për diemt tuaj, edhe për gjith’ ata që janë lark, sa ka për të thirrurë Zoti Perëndia ynë.”

40— Edhe me shumë fialë të tiera martiriste edhe i nguste ata, tuke thënë: “Shpëtoni nga kyj bres i shtrëmbërë.”

41Ata pra si pritnë fialën’ e ati me gëzim u pagëzuanë; edhe atë ditë u shtuanë sindonja tri mijë shpirtë.

42Edhe ishinë tuke priturë ndë mësimt të apostojvet, e ndë shoqërit, e ndë të thyerët të bukësë, e ndë të falurat.

43Edhe çdo njeriu i hyri frikë; edhe shumë çudira e shenje bëneshinë me anë t’apostojvet.

44Edhe gjith’ ata që besoninë ishinë bashkë, edhe të gjitha i kishinë së bashku.

45Edhe shisninë pronjet’ e gjënë, e i ndaninë ndëpër të gjithë për çdo nevojë që të kishte gjithë-secili.

46Edhe përdita ishinë tuke priturë me një zëmërë ndë hieroret, e thyeninë bukë ndëpër shtëpiat, e haninë me gëzim e me zëmërë të këthiellëtë,

47Tuke lavduarë Perëndinë, e tuke pasurë hir përpara gjithë llauzit. Edhe Zoti shtonte përditë ndë qishët ata që shpëtoninë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help