1Edhe përpara së kremtesë pashkësë, Jisuj tuke diturë se i erdhi ora, që të shkonjë prej kësaj bote tek Ati, sepse deshi të tijtë që ishinë ndë botët, gjer së pastajmi i deshi.
2Edhe si u bë darka (edhe dialli ndashti i kishte vënë ndë zemërë të Judhës’ Iskariotit, të birit të Simonit, që ta trathtonjë),
3Jisuj, tuke diturë se Ati ia ka dhënë ndë duar të gjitha, edhe se dolli nga Perëndia edhe vete te Perëndia,
4Ngrihetë nga darka, edhe svesh rrobet’e tia, edhe mori një pëlhurë të lirtë e ngjeshi vetëhen’ e ti.
5Pastaj vë ujë ndë legen, edhe zuri t’u lanjë këmbëtë nxënëset, edhe t’ua fshinjë me pëlhurën’ e lirtë, që ishte ngjeshurë.
6Vien pra te Simon Pietri; edhe ay i thotë: “Zot, ti më lan këmbëtë?”
7Jisuj u përgjeq e i tha: “Atë që bënj unë, ti nuk’ e di ndashti, po do ta njohç pastaj.”
8Pietri i thotë: “Nukë do të më lanjç këmbëtë për gjithë jetënë.” Jisui iu përgjeq: “Ndë mos t’i lafsha, s’ke piesë me mua.
9Simon Pietri i thotë: “Zot, jo këmbët’ e mia vetëmë, po edhe duartë, edhe kryetë.”
10Jisuj i thotë: “Ay që ësht’ i larë s’ka nevojë veç të lanjë këmbëtë, sepse është gjith’ i qëruarë; edhe ju jeni të qëruarë, po jo të gjithë.”
11– Sepse e dinte atë që do ta trathtonte; përandaj tha: “Nukë jeni të gjithë të qëruarë.”
12Passi u lau pra atyre këmbëtë, edhe mori rrobet’ e tia, ndenji përsëri, e u tha atyre: “E dini se ç’u bëra juve?
13Ju më thërrisni: Mësonjës edhe Zot; edhe mirë thoni, sepse jam.
14Nd’ u lava pra juve këmbëtë unë Zoti edhe Mësonjësi, edhe ju duhetë t’i lani këmbëtë njëri tiatërit.
15Sepse u lashë shëmbëllesë, që të bëni edhe ju, sikundrë u bëra unë juve.
16Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve, se shërbëtori nuk’ është më i math se i zoti, as i dërguari më i math se ay që e ka dërguarë.
17Ndë i dini këto, jeni të lumurë, ndë i bëni.
18Nukë them këto për ju të gjithë; unë di cilëtë kam sgjedhurë; po që të mbushetë shkronja: “Ay që hante bukënë bashkë me mua, ngriti thundrën’ e ti kundrë meje”.
19Që ndashti po u them juve këtë, përpara se të bënetë, që të besoni, kur të bënetë, se unë jam.
20Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve, ay që pret atë që të dërgonj unë, ka priturë mua; edhe ay që të më presë mua, ka pritur’ atë që më dërgoj.”
21Jisuj passi tha këto, iu droth shpirti, edhe martirisi e tha: “Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve, se një prej jush do të më trathtonjë.”
22Nxënësitë pra shikoninë njëri tiatrinë, e s’dininë për cilinë thotë.
23Edhe një nga nxënësit’ e ati ishte pështeturë ndë gjit të Jisujt, të cilinë Jisuj e donte.
24Simon Pietri pra i bëri me shenjë, që ta pyesë, cili ësht’ ay, për të cilinë thotë.
25Edhe ay ra mbë kraharor të Jisujt, e i thotë: “Zot, cili ësht’ ay?”
26Jisuj përgjigjetë: “Ay është, që unë kur të ngjyenj kafshatënë t’i ap.” Edhe ngjeu kafshatënë, e ia ep Judhës’ Iskariotit, të birit Simonit.
27Edhe pas kafshatësë, atëhere Satanaj hyri tek ay. Jisuj pra i thotë: “Ç’ke për të bërë, bëje shpejt.”
28Edhe asndonjë prej atyreve që ishinë ndenjurë ndë mësallë nuk’ e kupëtoj këtë fialë, përse i tha.
29Sepse ca kujtoninë se Jisuj i thotë: “Blij ç’na duhetë për të kremtenë”, edhe t’u apë ndonjë gjë të vobeqet; sepse Judha kishte kuletën’ e aspravet.
30Ay pra si mori kafshatënë, dolli jashtë përnjëherë; edhe ishte natë.
31Si dolli pra ay, Jisuj thotë: “Ndashti u lavdua i bir’ i njeriut, edhe Perëndia u lavdua nd’atë.
32Ndë u lavdua Perëndia nd’ atë, edhe Perëndia do ta lavdonjë ndë vetëhet të ti, edhe përnjëherë do ta lavdonjë.
33Dielmthit’ e mi, edhe pakëzë jam bashkë me ju. Do të më kërkoni; edhe sikundrë u thashë Judhenjet, se: Atie ku vete unë, ju s’munt të vini, po ua them ndashti edhe juve.
34U lë juve një porosi të re: Të doni njëri tiatrinë, sikundrë un’ u desha juve, edhe ju të doni njëri tiatrinë.
35Prej kësaj do t’u njohënë juve të gjithë, se jeni nxënësit’ e mi, ndë qoftë se keni dashuri njëri mbë tiatrinë.”
36Simon Pietri i thotë: “Zot, ku vete?” Jisuj iu përgjeq: “Atie ku vete unë, ti s’munt të më vinjç prapa ndashti; po pastaj do të më vinjç prapa.”
37Pietri i thotë: “Zot, përse nukë munt të të vinj prapa ndashti? Do të vë jetënë time për tyj.”
38Jisuj iu përgjeq: “Jetënë tënde do të vëç për mua? Me të vërtetë, me të vërtetë po të them tyj: Nukë do të këndonjë gjeli, gjersa të më mohonjç tri herë.”
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.