ROMANËT Krej 1. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Pavli, shërbëtori i Jisu Krishtit, thërritur’ apostol, ndarë mbënjanë për ungjillin’ e Perëndisë,

2(që pat zotuarë përpara me anë të profitëvet të ti, ndë shkronja të shënjtëruara),

3Për të Birin’ e ti, Jisu Krishtinë Zotinë tënë, që lindi nga far’ e Dhavidhit pas mishit,

4Edhe u dëftye Bir Perëndie me fuqi, pas frymësë shënjtërisë, nga të ngjalluritë prej së vdekurish;

5Me anë t’ ati muarëm hir e apostoli, që t’i dëgjonjënë besësë gjithë kombetë, për emërin’ e ati;

6Ndër mest atyreve jeni edhe ju, thërriturë prej Jisu Krishtit.

7— Mbë gjith’ ata që janë ndë Romë, të dashurit e Perëndisë, thërriturë shënjtorë, hir qoftë mbë ju edhe paqtim prej Perëndisë Atit tënë, edhe prej Zotit Jisu Krisht.

8Më përpara i falem ndersë Perëndisë tim me anë të Jisu Krishtit për gjithë ju, sepse besa juaj zihetë n’gojë mbë gjithë botënë;

9Sepse Perëndia është martiri im, të cilit un’ i shërbenj me shpirtinë tim ndë ungjill të Birit ati, se u përment juve pa pushuarë,

10Tuke luturë përhera ndë të falurat e mia, që të dojë Perëndia ndonjë herë të ma bënjë mbarë udhënë të vinj te ju.

11Sepse kam shumë mall t’u shoh juve, që t’u ap ndonjë dhurëti shpirtërie që të forcohi.

12Edhe këjo është të ngushullonem bashkë me ju me anë të besësë tuaj edhe simesë, që kemi njëri me tiatërinë.

13Edhe dua që ta dini, o vëllezër, se shumë herë e vura ndër mënt të vinj te ju (po u ndaluaç gjer ndashti), që të kem ndonjë pemë edhe ndë mest juve, sikundrë edhe ndërmest kombevet tierë.

14Unë jam detuar te Ellinët’ e te Varvarëtë, te të diturit’ e te të padituritë.

15Kështu, sa prej meje, jam gati të leçis ungjillin’ edhe ndër ju që jeni ndë Romë.

16Sepse nukë kam turp për ungjillin’ (e Krishtit); sepse është fuqi Perëndie për shpëtim mbë cilinëdo që beson, mbë Judhenë më përpara, edhe mbë Ellininë,

17Sepse me anë t’ati ungjillit sbulonetë drejtëria e Perëndisë prej bese mbë besë, sikundrë është shkruarë: “Edhe i drejti do të rronjë prej besësë.”

18Sepse zëmëratë Perëndie sbulonetë nga qielli mbi çdo pabesëri e paudhëri njerëzish, që pëmbanjënë të vërtetënë ndë paudhëri.

19Sepse atë që munt të njohë njeriu për Perëndinë, është shpërfaqurë tek ata; sepse Perëndia ua shpërfaqi atë atyreve.

20Sepse ato punët e padukura t’ ati, edhe fuqia e ati e pasosura edhe hieria, që kur se u bë bota shihenë këthiellëtë tuke marrë me mënt prej atyre punëvet që janë bërë, që të mos muntnjën’ ata t’ apënë fialë.

21Sepse ndonëse njohnë Perëndinë, nuk’ e lavduanë si Perëndi, as nuk’ iu falnë ndersë; po u bënë të kotë ndër mendimet të tyre, edhe e marra zëmër’ e atyreve u errësua,

22Tuke thënë, se janë të mënçim, u marruanë.

23Edhe ndërruanë lavdin’ e të pavdierit Perëndi me shëmbëllesë ikone njeriu që vdiretë, e shpesësh, e shtësësh katrëkëmbëjesh, e shtërpinjç.

24Përandaj edhe Perëndia i la ata ndë ndyrësirë me anë të dëshërimevet zëmravet atyre, që të fulliqenë trupat’ e atyreve ndërmest vetëhesë tyre.

25Të cilëtë ndërruanë të vërtetën’ e Perëndisë me gënjeshtrënë, edhe nderuan’ e lutnë ndërtesënë me tepër se atë që e ndërtoj, i cili ësht’ i bekuarë për gjithë jetët. Amin.

26Përandaj Perëndia i la ata ndër pësime fulliqërie; sepse edhe femërat’ e atyre ndërruanë zakonin që është pas fisit me atë që është kundrë fisit.

27Kështu edhe meshkujtë lanë zakoninë që është pas fisit femërësë, e u ndoqnë ndë dëshërim të vetëhesë tyre njëri me tiatrinë, tuke punuarë shumtimnë meshkuj mbë meshkuj, e tuke marrë pagën’ e kobimit tyre, që gjante për vetëhen’ e tyre.

28Edhe sikundrë nukë deshnë të njohënë Perëndinë, Perëndia i la ata ndë një mëndëje të paprovuarë, që të bënjën’ ato që nukë gjajënë.

29Sepse janë plot me çdo farë shtrëmbërie, kurvërie, të lige, lakëmimi, të keqeje; mbushurë me cmir, me vrasëje, me qartë, me kobim, me mësim të keq.

30Asish që pishtëllonjënë, asish që përflasënë, asish që i kanë mëri Perëndinë, asish që shanjënënë, madhështorë, kryelartë, asish që çpifinë të këqia, të padëgjuarshim te përintë,

31Të marrë, asish që s’mbanjënë fialë, të padhëmburë, të papajtuarshim, të papërdëllyershim;

32Të cilëtë, ndonëse njohënë drejtërin’ e Perëndisë, se ata që punonjënë të tillash punëra vëjenjënë për vdekëje, jo vetëm’ i bënjën’ ato, po edhe u pëlqenjën’ atyre ata që punonjën’ ato.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help