1Sepse e dimë, se ndë prishtë shtëpia jonë e balttë e kësaj tende, kemi tiatërë ndërtesë prej Perëndisë, një shtëpi bërë pa dorë e të pasosurë ndë qiejet.
2Sepse ndë këtë tendë neve psherëtimë, tuke dëshëruarë të veshmë përsipër atë shtëpinë tonë që është nga qielli.
3Ndë qoftë se kemi veshur’atë, s’do të gjëndemi sveshurë.
4Sepse neve që jemi ndë këtë tendë, pshërëtimë prej së rëndësë, sepse s’duam ta sveshmë, po ta veshmë përsipër, që të përpihet’ ajo që është’e mortëshime prej jetësë.
5Edhe ay që na bëri për këtë të tillë punë, është Perëndia, që na dha edhe kaparin’ e Frymësë.
6Tuke pasurë pra zemërë përherë, edhe tuke diturë, se gjersa rrimë ndë trupt, jemi larg nga Zoti;
7(Sepse ecëjmë me besë, e jo me faqe).
8Përandaj kemi zemërë edhe na pëlqen më tepërë të jemi lark nga trupi, e të jemi afërë Zotit.
9Edhe përandaj përpiqemi, a tuke qënë lark, a tuke qën’ afërë, të jemi të pëlqyerë tek ay.
10Sepse neve të gjithë gjan të dukemi përpara gjykatësë Krishtit, që të shpagunetë gjithësecili për ato punë që janë punuarë nga trupi, a të mirë, a të ligë.
11Tuke diturë pra frikën’ e Zotit, njerëzëvet ua mbushmë mëndëjenë, po te Perëndia jemi të shpërfaqurë; shpërenj se edhe ndë ndërgjegjëjet tuaj jemi të shpërfaqurë.
12Sepse nukë ndorëzojmë vetëhenë tonë përsëri te ju, po u apëmë juve shkak të mburremi për neve, që të keni ç’t’u thoni atyre që mburrenë me faqe, e jo me zemërë.
13Sepse a se jemi jashtë mënç, për Perëndinë jemi, a se jemi ndër mënt, për ju jemi.
14Sepse dashuria e Krishtit na shtrëngon; sepse këtë e gjykojmë, se ndë vdiq një për të gjithë, vallë të gjithë vdiqnë?
15edhe vdiq për të gjithë, që të mos rronjënë më për vetëhen’ e tyre ata që rronjënë, po për atë që vdiq edhe u ngjall për ata.
16Përandaj neve që ndashti e paskëtaj s’njohëmë asndonjë pas mishit; edhe ndonëse njohëm Krishtinë pas mishit, po ndashti më s’e njohëmë.
17Përandaj ndë qoftë ndonjë mbë Krishtinë, kyj është ndërtes’ e re; të vietëratë shkuanë, ja të gjitha tek u bënë të ra.
18Edhe të gjitha janë prej Perëndisë, që na pajtoj me vetëhen’ e ti me anë të Jisu Krishtit, edhe na dha shërbesën’e pajtimit;
19Se Perëndia ishte mbë Krishtinë, tuke pajtuarë botënë me vetëhen’ e ti, pa ua njohurë atyre fajetë; edhe vuri ndër ne fialën’ e pajtimit.
20Ndashti pra lajmësojmë për Krishtinë, sikurse t’u lutej juve Perëndia me anë tonë; u lutemi juve pra për Krishtinë, pajtohi me Perëndinë.
21Sepse Perëndia bëri fajtuar për ne atë që s’njohu faj, që të bënemi drejtëria e Perëndisë prej ati.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.