SBULESA Krej 6. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Edhe pashë, kur hapi Qëngji njërënë vulë, edhe dëgjova një nga të katrë shtësëtë që thoshte, posi zë bumbullime:

2“Eja edhe shih.” Edhe pashë, edhe ja një kal’ i bardhë; edhe ay që kishte ndenjurë mbi atë kishte një hark; edhe iu dha një kurorë, edhe dolli mundës, edhe që të muntnjë.

3Edhe kur hapi vulën’ e dytë, dëgjova shtësën’ e dytë, që thoshte: “Eja (edhe shih).”

4Edhe dolli një tiatërë kal i kuq; edhe ati që ishte ndenjurë mbi atë iu dha të ngrerë paqtimnë nga dheu, edhe të therënë njëri tiatrinë, edhe iu dha një thikë e madhe.

5Edhe kur hapi vulën’ e tretë, dëgjova të tretënë shtësë që thoshte: “Eja edhe shih.” Edhe pashë, edhe ja një kal i zi, edhe ay që ishte ndenjurë mbi atë kishte një zigare ndë dorë të ti.

6Edhe dëgjova një zë ndë mes të katrë shtësëvet që thoshte: “Një shënik gruri për një dinar; edhe tre shënikë elbi për një dinar; edhe mos i bëj dëm valit edhe verësë.”

7Edhe kur hapi vulën’ e katrëtë, dëgjova zën’ e të katrësë shtësë që thoshte:

8“Eja edhe shih.” Edhe pashë, edhe ja një kal i gjelbëtë, edhe ay që ishte ndenjurë sipër ati e kishte emërinë Mortje, edhe Hadhi i vinte prapa bashkë, edhe u dha atyreve pushtet përmbi të katrën’ e dheut të vrasënë me shpatë e me zi buke e me vdekëje, edhe me bishat’ e dheut.

9Edhe kur hapi vulën’ e pestë, pashë përposh theroresë shpirtërat’ e atyreve që janë therurë për fialën’ e Perëndisë, edhe për martirinë që kishinë.

10Edhe thërrisninë me zë të math, tuke thënë: “Gjer kurë, o Zotëria i shënjtëruar’ e i vërtetë, nukë gjukon edhe nukë merr shpagiminë për gjakunë tënë nga ata që rrinë mbi dhet?”

11Edhe iu dha gjithësecilit stolia të bardha, edhe u tha atyreve të prëhen’ edhe për pak kohë, gjersa të mbushen’ edhe shërbëtorëtë shokët’ e atyreve, edhe vëllezërit’ e atyreve, që janë për të vrarë sikundrë edhe ata.

12Edhe pashë, kur hapi vulën’ e gjashttë; edhe ja tek u bë një tërmet i math, edhe dielli u bë i zi posi thes i leshtë, edhe hëna u bë posi gjak.

13Edhe yjet’ e qiellit ranë përdhe, posi druri fikut që heth fiqt’ e papiekurë, kur tundetë nga er’ e madhe.

14Edhe qielli u t-hoq “posi karta kur pështilletë”, edhe çdo mal e ujdhësë luajtnë nga vëndet’ e tyre.

15Edhe mbëretërit’ e dheut, e njerëzit’ e mëdhenj, e të pasuritë, e urdhëmilësatë, e të fortëtë, edhe çdo shërbëtuar, e çdo i lirë, fshehnë vetëhen’ e tyre ndëpër shpellat’ e ndëpër shkrepat’ e malevet.

16Edhe u thoshinë malevet e shkrepavet: “Bini mbi ne, edhe na fshihni nga faqeja e ati që është ndenjurë mbi front, edhe nga zemërata e Qëngjit;

17Sepse erdhi dit’ e madhe e zemëratës’ati; edhe cili munt t’i qëndronjë?”

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help