1Ç’do të themi pra se fitoj Avraami, ati ynë pas mishit?
2Sepse ndë dolli i drejtë Avraami nga punëtë, ka mbë se të mburretë, po jo përpara Perëndisë.
3Sepse ç’thotë shkronja? “Edhe Avraami i besoj Perëndisë, edhe iu numërua ati për drejtëri.”
4Edhe ati që punon, paga nuk’ i numëronetë për nderë, po për detyrë.
5Po ati që s’punon, edhe i beson ati që nxier të drejtë të shtrëmbëtinë, besa e ati numëronetë për drejtëri.
6Sikundrë edhe Dhavidhi thotë të lumëzuarët’ e ati njeriu, të cilit Perëndia i numëron drejtërinë pa punëra:
7“Lum ata, që iu ndëjenë paudhëritë, edhe iu mbuluanë fajetë.
8Lum ay njeri, që nukë do t’i numëronjë faj Zoti”.
9Këta të lumëzuarë pra thuhetë vetënë për ata që janë rrethprerë, apo për ata që nukë janë rrethprerë? Sepse themi se besa iu numërua Avraamit për drejtëri.
10Qysh iu numërua pra? Kur ishte i rrethprerë, apo kur ishte i parrethprerë? Jo kur ishte i rrethprerë, po i parrethprerë.
11Edhe mori shenjën’ e rrethpresëjesë për vulë drejtërie të asaj besësë që është ndë parrethpresëjenë, që ay të jet i ati gjith’ atyreve që besonjënë, kur janë të parrethprerë, që të numëronet, edhe mb’ ata drejtëria.
12Edhe i ati rrethpresëjesë, jo vetëmë mb’ ata që janë të rrethprerë, po edhe mb’ ata që ecënjënë pas gjurmavet besës’ atit t’ënë Avraam, kur qe i parrethprerë.
13Sepse të zotuarëtë mb’ Avraamin’ a mbë farën’ e ati, se kishte për të qenë trashëgimtari i botësë, nuk’ u bë me anë të nomit, po me anë të drejtërisë që është prej besësë.
14Sepse ndë janë trashëgimtarë ata që janë prej nomit, besa dolli e kotë, edhe u prish të zotuarëtë.
15Sepse nomi bie zemëratë; sepse atie ku s’ka nom, s’ka as të dalë jashtë nomit.
16Përandaj trashëgimi është prej besësë, që të jetë dhurëti, për të qëndruarë të zotuarëtë mbë gjithë farënë, jo vetëmë mb’ atë që është prej nomit, po edhe mb’ atë që është prej besës’ Avraamit, i cili ësht’ ati ynë të gjithëve,
17(Sikundrë është shkruarë: “Se të kam vënë atë mbë shumë kombe.”) përpara Perëndisë, që i besoj ati, që ep jetë të vdekuret, edhe qjuan atopunë që s’janë si ato që janë.
18Ay pa pasurë shpëresë besoj me shpëresë, se do të bënej atë mbë shumë kombe, sikundrë qe folurë: “Kështu do të jetë fara jote.”
19Edhe passi nuk’ u likshtua ndë besët, nuk’ u mendua, se ndashti trupi ti ishte i vdekurë, sepse ishte më teprë se një qint vieç, as të vdekurit’ e shtratit Sarrësë;
20As nukë qe me dy mëndëje mbë të zotuarët të Perëndisë për pabesërinë, po u forcua ndë besët, e i dha lavdi Perëndisë,
21Edhe iu mbush mëndëja se për atë që iu zotua, ësht’ i zoti edhe ta bënjë.
22Edhe përandaj iu numërua ati për drejtëri.
23Edhe nuk’ u shkrua vetëmë për atë, se iu numërua ati,
24Po do të numëronet’ edhe për neve që i besojm’ ati që ngjalli prej së vdekurish Jisunë, Zotinë tënë;
25I cili u dha ndër duar për fajet tëna, edhe u ngjall që të na nxierë të drejtë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.