EVREJT Krej 5. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Sepse çdo kryeprift që merretë prej njerëzish, vihetë kryeprift për njerëzit mbi punëratë të Perëndisë, që të bierë dhurëtia e kurbane për faje;

2Që munt t’i vinjë liksht për ata që janë të paditur’ e të gënjyerë; sepse edhe ay vetë është rrethuarë me dobësirë.

3Edhe përandaj ka detyrë, sikundrë për llauzinë, kështu edhe për vetëhen’ e ti, të bierë kurban për faje.

4Edhe asndonjë nuk’ e merr këtë nderë prej vetëhesë ti, po ay që thërritetë nga Perëndia, posi Aaroni.

5Kështu edhe Krishti nukë lavdoj vetëhen’ e ti që të bënetë kryeprift, po ay që i foli ati: “Biri im je ti, unë sot të kam piellë.”

6Sikundrë edhe mbë tiatërë vënt thotë: “Ti je prift për gjithë jetënë pas taksit Melqisedhekut.”

7I cili ndë dit të mishit ti, si pruri të falura e të lutura me klithmë të fortë e me lot tek ay që munt ta shpëtonte nga vdekëja, edhe u dëgjua për atë që druante,

8Edhe ndonëse ishte bir, nxuri nga të jetë i dëgjuarshim nga ato që pësoj.

9Edhe si u kullua, u bë shkaku i shpëtimit pasosurë mbë gjith’ ata që i dëgjonjën’ ati,

10Qjuajturë nga Perëndia kryeprift pas taksit Melqisedhekut.

11Për të cilinë neve kemi për të thënë shumë punëra, edhe që nukë sgjidhenë me fialë; sepse jeni bërë të rëndë nga veshëtë për të dëgjuarë.

12Sepse u duhej juve të ishitë mësonjësa për kohënë, po përsëri keni nevojë t’u mësonjë juve ndonjë stiqiat’ e para të fialëvet Perëndisë; edhe jeni bërë kështu që keni nevojë për qjumësht, e jo për ushqim të fortë.

13Sepse kushdo që pi qjumësht, ësht’ i paprovuarshim ndë fialë të drejtërisë; sepse është foshnjë.

14Po ushqimi i fortë është për burra të plotë, që kanë stërviturë të ndieratë nga zakoni për të shquarë të mirën’ e të ligënë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help