SBULESA Krej 16. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Edhe dëgjova një zë të math nga tempulli që u thoshte të shtatë ëngjëjvet: “Shkoni e derthni kupat’ e zemërimit Perëndisë mbi dhet.”

2Edhe vate i pari, edhe derdhi kupën’ e ti mbi dhet; edhe u bë plagë e keqe edhe e ligë mb’ ata njerëzit që kishinë shenjën’ e bishësë, edhe mb’ ata që i faleshin’ ikonës’ asaj.

3Edhe i dyti ëngjëll derdhi kupën’ e ti ndë det, edhe u bë posi gjak të vdekuri; edhe çdo frym’ e gjallë që ishte ndë det vdiq.

4Edhe i treti ëngjëll derdhi kupën’ e ti ndëpër lumërat e ndëpër kronjt’ e ujëravet; edhe u bë gjak. –

5Edhe dëgjova ëngjëllin’ e ujëravet që thoshte: “I drejtë je ti (o Zot), që je edhe që ishje edhe i Shënjtëruarë, sepse gjukove këto.

6Sepse derdhnë gjak shënjtorësh edhe profitërësh, edhe u dhe gjak atyreve të pinë; sepse u vëlen atyreve.” –

7Edhe dëgjova (një tiatërë) nga theroreja që thoshte: “Po, o Zot Perëndi Gjithëpushtetës, të vërteta edhe të drejta janë gjyqet’ e tua.”

8Edhe ëngjëlli i katërtë derdhi kupën’ e ti mbi diellt; edhe iu dha pushtet të diegë njerëzitë me ziarr.

9Edhe njerëzitë u doqnë me një vapë të madhe, edhe vllasfimisnë emërin’ e Perëndisë që ka pushtet mbi këto plagë; edhe nuk’ u penduanë që t’i apënë lavdi.

10Edhe ëngjëlli i pestë derdhi kupën’ e ti mbi fron të bishësë; edhe u errësua mbëretëria e asaj; edhe përtypninë gluhërat’ e tyre nga të dhëmpuritë.

11Edhe vllasfimisnë Perëndin’ e qiellit nga të dhëmburat’ e tyre e nga plagët’ e tyre, edhe nuk’ u penduanë nga punërat’ e tyre.

12Edhe ëngjëlli i gjashttë derdhi kupën’ e ti mbi lumin’ e math Efratinë; edhe ujt’ e ati u tha, që të bënetë gati udha e mbëretëret që janë nga të lindurit’ e diellit.

13Edhe pashë tri fryma të ndyra që shëmbëlleninë posi bretkosa, që dilinë nga goja e bishësë, edhe nga goja e profitit gënjeshtar;

14Sepse janë fryma diajsh që bënjënë shenje, të cilatë dalënë te mbëretërit’ e (dheut edhe) gjithë botësë, që të mbëledhën’ ata për luftën’ e asaj ditësë madhe të Perëndisë Gjithëpushtetësit.

15(Ja te vinj posi viedhës; lum ay që rri squarë, edhe ruan rrobet’ e tia, që të mos ecënjë sveshurë, e të shohënë shëmtin’ e ati).

16Edhe i mblodhi ata nd’ atë vënt qe kluhetë Evraisht Armagjedhon.

17Edhe ëngjëlli i shtattë derdhi kupën’ e ti nd’ erët; edhe dolli një zë i math prej tempullit qiellit, nga froni, që thoshte: “U bë.”

18Edhe u bënë zëra e bumbullima e vetëtima, edhe u bë një tërmet i math, që nuk’ ishte bërë që kurë se ishinë njerëzitë mbë dhet, kaqë fort një tërmet i math.

19Edhe qytetëja e madhe u nda mbë tri piesa, edhe qytetet’ e kombevet ranë. Edhe i ra ndër mënt përpara Perëndisë Vavyllona e madhe, që t’i apë kupën’ e verësë zemërimit mërisë ti.

20Edhe çdo ujdhësë iku, edhe maletë s’u gjëntnë.

21Edhe një breshër i math posa një tallant sbriti nga qielli mbi njerëzit; edhe njerëzitë vllasfimisnë Perëndinë për plagën’ e breshërit, sepse plag’ e ati ishte fort e madhe.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help