1 KORINTHIANËT Krej 4. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Kështu le të na numëronjë çdo njeri, si shërbëtorë të Krishtit, edhe kujdestarë të fshehësiravet Perëndisë.

2E tiatëra kërkonetë ndër kujdestarët, që të gjëndetë gjithësecili besëtar.

3Sa për mua fort pak gjë është që të gjykonem prej jush, a prej gjyqit njeriut; po as nukë gjykonj vetëhenë time.

4Sepse ndërgjegjëjeja ime nukë më shan as për ndonjë gjë; po me këtë nukë kam dalë i drejtë; po ay që më gjykon është Zoti.

5Përandaj mos gjykoni asgjë përpara kohësë, gjersa të vinjë Zoti, i cili do të nxierrë ndë dritë të fshehurat’ e errësirësë, edhe do të shpërfaqë këshillat’ e zemravet; edhe atëhere lavdimi do të bënetë mbë gjithësecilinë nga Perëndia.

6Edhe këto, o vëllezër, i këtheva përmbi vetëhenë time edhe përmbi Apollonë për ju, që të mësohi prej vetëhesë tuaj të mos kini ndë mënt më tepërë se ç’është shkruarë, që të mos madhështohi njëri për tiatrinë kundrë tiatrit.

7Sepse cili të shquan tyj nga tiatri? Edhe ç’ke ti atë që s’more? Po edhe ndë e paç marrë, ç’mburre se nuk’ e ke marrë?

8Ndashti jeni të nginjurë, ndashti u bëtë të pasurë, mbëretëruatë pa neve; edhe makar të kishitë mbëretëruarë, që të mbëretëronimë edhe neve bashkë me ju.

9Sepse më duketë se Perëndia shpërfaqi neve apostojt’ e pastajmë, si për të vdekurë, sepse u bëmë lodrë mbë botët, edhe mbë ëngjëjt e mbë njerëzit.

10Neve jemi të marrë për Krishtinë, e ju të mënçim mbë Krishtinë; neve të dobëtë, e ju të fortë; ju të lavduruarshim, e neve të panderçim.

11Gjer mbë këtë orë kemi edhe uri, e kemi et, e jemi të sveshurë, rrihemi e me shuplaka, e sillemi andej e këtejë.

12E mundonemi tuke punuarë me duarët tona; tuke na përqeshurë, bekojmë; tuke na ndjekurë, durojmë, tuke na vllasfimisurë, lutemi.

13U bëmë posi të fshirëat’ e botësë, edhe posi plehët e të gjithëve gjer ndashti.

14Nukë shkruanj këto për të turpëruarë juve, po u mësonj juve posi dielmt mi të dashurë.

15Sepse ndë paçi dhietë mijë mësonjësa mbë Krishtinë, po nukë keni shumë atëra; sepse u kam piellë juve mbë Krishtinë me anë të ungjillit.

16U lutem juve pra, të bëni si bënj unë.

17Përandaj u dërgova juve Timothenë, i cili është biri im i dashurë edhe besëtar mbë Zotinë; ay do t’u bierë ndër mënt juve udhët’ e mia që janë mbë Krishtinë, sikundrë mësonj kudo mbë çdo qishë.

18Po ca vetë u madhështuanë, sikurse unë s’kishnjam për të ardhurë te ju.

19Po kam për të ardhurë shpejt te ju, ndë dashtë Zoti, edhe kam për të njohurë jo fialën’ e atyreve që madhështonenë, po fuqinë.

20Sepse mbëretëria e Perëndisë nuk’ është me fialë, po me fuqi.

21Çdoni? Të vinj te ju me shkop, apo me dashuri e me short butësire?

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help