2 TIMOTHENË Krej 3. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Edhe die këtë, se mbë dit të pastajme kanë për t’ ardhurë kohëra të këqia;

2Sepse atëhere njerëzitë do të jenë miqt’ e vetëhesë tyre, miqt’ e argjëndit, krye-lartë, madhështorë, vllasfimiarë, të pabindurë mbë përint, të panjurë të mirëve, të paudhë,

3Të padhëmurë, të papaqtuarshim, kallëzimtarë, të pambajturë, të egërë, të padashurë të mirënë,

4Trathtorë, gojë-sbrazëtë, të fryejturë, miqt’ e kënaqëjevet më shumë se miqt e Perëndisë,

5Të cilëtë kanë të parët’ e besësë mirë, po mohonjënë fuqin’ e asaj; largonu edhe nga këta.

6Sepse nga këta janë ata që hynjënë ndëpër shtëpiat, edhe skllavosënë gratë që janë ngarkuarë me faje, e hiqenë prej çdo farë dëshërimesh.

7Të cilatë kurdo mësonenë, e kurrë s’munt të vinë ndë të njohurit të së vërtetësë.

8Sikundrë edhe Janniu e Jambriu i dualnë kundrë Mojsiut, kështu edhe këta i dalënë kundrë së vërtetësë, njerës të prishurë nga mëndëja, të paprovuarshim ndë besët.

9Po s’kanë për të shkuarë mbarë më tepërë; sepse marrësia e atyreve do të çfaqetë mbë të gjithë, sikundrë u çfaq edhe e atyreve.

10Po ti i re prapa mësimit tim, së shkuarësë jetësë, së paravënësë, besësë, zemrësë gjërë, dashurisë, durimit,

11Të ndiekuravet, pësimevet, sa më gjajtnë ndë Antioqi, ndë Ikoni, ndë Lystra; çfarë të ndiekurash hoqa? Edhe Zoti më shpëtoj nga të gjitha.

12Po edhe gjithë sa duanë të rronjënë me besë të mirë te Jisu Krishti do të ndiqenë.

13Po njerëzit’ e liq e gënjeshtarë do të venë mbarë mbë më të ligënë, e do të gënjenën’ e do të gënjenenë.

14Po ti qëndro mb’ato që nxure e u zure besë, tuke diturë prej cilit i ke nxënë;

15Edhe se i di shkronjat’ e shënjtëruara që nga foshnjëria, ato që munt të bënjënë të diturë për shpëtim me anë të besësë që është mbë Jisu Krishtinë.

16Gjithë shkronja është frymë nga Perëndia, edhe e dobishëme për mësim, për qërtim, për të ndrequrë, për mësim që është me drejtëri;

17Që të jetë i tërë njeriu i Perëndisë, bërë gati për çdo farë pune të mirë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help