1Andaj, o vëllezër shënjtorë, piesëtarët’ e aë thërriturësë qiellore, vështroni apostolin’ edhe kryepriftin’ e rrëfyerjësë tonë, Jisu Krishtinë;
2I cili është besëtar tek ay që e bëri, sikundrë edhe Mojsiu qe besëtar ndë gjithë shtëpin’ e ati.
3Sepse kyj u lavdua kaqë më tepërë se Mojsiu, sa është më i nderëshim se shtëpia ay që e ka ndërtuarë.
4Sepse çdo shtëpi ndërtonetë prej ndonjërit; edhe ay që ka ndërtuarë të gjitha është Perëndia.
5Edhe Mojsiu qe besëtar ndë gjithë shtëpin’ e ati si shërbëtuar, për martiri t’atyre punrëravet që do të fliteshinë;
6Po Krishti, si bir ndë shtëpi të ti; shtëpia e ati jemi neve, ndë mbajçim shtrënguarë kuximin’ edhe të mburrurit’ e shpëresësë gjer ndë funt.
7Përandaj, (sikundrë thotë Frym’ e Shëjtëruarë: “Sot ndë dëgjofshi zën’ e ati,
8Mos ashpëroni zemratë tuaja posi ndë pikëllimt t’asaj ditësë të gëciturit ndë shkretërirët;
9Atie ku atëritë tuaj më nganë, më provuanë, edhe panë punërat’ e mia, dyzet vjet.
10Përandaj u zemëruashë me atë bres, edhe thashë: Përherë gënjehenë ndë zemërë të tyre; edhe ata s’njohnë udhët’ e mia. B
11Përandaj bëra be ndë zemëratët time: Nukë do të hynjënë ndë të prëjturit tim”.)
12Vështroni, o vëllezër, që të mos ketë ndonjë prej jush zemërë të ligë pabesërie, që të ngrejë krye kundrë Perëndisë gjallë;
13Po mësoni njëri jatërinë përditë, gjersa qjuhetë dita “sot”; që të mos ashpëronetë ndonjë prej jush me gënjimin e fajit.
14Sepse jemi bërë piesëtarët’ e Krishtit, ndë mbajçim shtrënguarë të nisurit’ e shpëresësë gjer ndë funt;
15Kur thuhetë: “Sot, ndë ndëgjofshi zërin’ e ati, mos ashpëroni zemratë tuaja, si ndë pikëllimt.”
16Sepse ca vetë, kur dëgjuanë, e pikëlluanë atë; po jo gjith’ ata që duallë nga Egjypti me anë të Mojsiut.
17Edhe më cilët’ u zemërua dyzet vjet, a jo me ata që fëjyenë, të cilëvet copat’ e mishit u ranë ndë shkretëtirët? Edhe për cilëtë bëri be të mos hynjënë ndë të prëjturit të ti, veç për ata që s’bindeshinë?
19Edhe shohëmnë se nukë muntnë të hynjënë prej pabesërisë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.