1 KORINTHIANËT Krej 1. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Pavli, thërritur’ apostol i Jisu Krishtit me anë të dashurimit Perëndisë, edhe Sostheni vëllaj,

2Mbë qishën’ e Perëndisë që është ndë Korinthë, të shënjtëruaritë mbë Jisu Krishtinë, thërrituritë shënjtorë, bashkë me gjith’ ata që thërresënë mbë çdo vënt emërin’ e Zotit tënë Jisu Krishtit t’atyreve edhe tënit.

3Hirëë qoftë mbë ju edhe paqtim prej Perëndise Atit tënë, edhe prej Zotit Jisu Krisht.

4I falem ndersë përherë Perëndisë tim për ju, për atë hirin’ e Perëndisë që u dha mbë ju me anë të Jisu Krishtit;

5Se u bëtë të pasurë prej ati mbë të gjitha, mbë çdo fialë e mbë çdo mëndëje;

6Sikundër martiria e Krishtit u vërtetua ndër ju;

7Kaqë sa s’jetni prapa as mbë ndonjë dhurëti, tuke priturë sbulesën’ e Zotit tënë Jisu Krisht;

8I cili do t’u vërtetonjë juve të dilni faqe-bardhë gjer mbë të pastajmet ndë ditë të Zotit tënë Jisu Krishtit.

9Perëndia është besëtar, prej të cilit u thërrittë ndë shoqërit të birit ati Jisu Krishtit, Zotit tënë.

10Edhe u lutem juve, o vëllezër, për emërin’ e Zotit tënë Jisu Krishtit, që të thoni të gjithë një fialë, edhe të mos jenë të çqyera ndër ju, po të jeni të bashkuarë me një shpirt e me një mënt.

11Sepse më dëftyenë për ju, o vëllezër, ata që janë nga shtëpia e Kllojsë, se janë qarta ndër ju.

12Edhe këtë e them, se gjithësecili prej jush thotë: Unë jam i Pavlit, e un’ i Apollojt, e un’ i Qifajt, e un’ i Krishtit.

13Ndarë qënëka Krishti? Sos u kryqëzua Pavli për ju? Apo u pagëzuatë mb’ emërë të Pavlit?

14I falem ndersë Perëndisë, se nukë pagëzova ndonjë prej jush, veç Krispin’ edhe Gainë;

15Që të mos thotë ndonjë, se pagëzova mb’emërë tim.

16Pagëzova edhe shtëpin’ e Stefanajt; veç këtyreve nukë di ndë pagëzova ndonjë tiatërë.

17Sepse Krishti nukë më dërgoj të pagëzonj, po që të ungjillëzonj; jo me dituri fiale, që të mos dalë i kotë kryqi i Krishtit.

18Sepse fiala e kryqit është marrësi mb’ ata që janë të humburë, po mbë ne që jemi të shpëtuarë është fuqi Perëndie.

19Sepse është shkruarë: “Do të humbas diturinë e të diturëvet, edhe do të heth poshtë mëndëjen’ e të mënçëmvet”

20Ku ësht’ i dituri? Ku është shkronjësi? Ku është kërkimtari i kësaj jete? Nukë marrosi Perëndia diturin’ e kësaj jete?

21Sepse bota si nukë njohu Perëndinë me diturin’ e Perëndisë, i pëlqeu Perëndisë me marrësin’ e të leçiturit të shpëtonjë ata që besonjënë.

22Sepse edhe Judhenjtë kërkonjënë shenjë, edhe Grekëtë kërkonjënë dituri;

23Po neve leçismë Krishtin’ e kryqëzuarë, që është skandhali mbë Judhenjt, e marrësi mbë Grekët.

24Po mb’ ata që janë të thërriturë, Judhenj e Grekë, Krishti është fuqi Perëndie e dituri Perëndie.

25Sepse marrësia e Perëndisë është më e diturë se e njerëzet; edhe dobësira e Perëndisë është më e fortë se e njerëzet.

26Sepse e shihni të thërrituritë tuaj, o vëllezër, se nukë jeni shumë të diturë pas mishit, jo shumë të fuqishim, jo shumë të fisëm.

27Po Perëndia sgjodhi të marrat’ e botësë, që të turpëronjë të dituritë; edhe Perëndia sgjodhi të dobëtat’ e botësë, që të turpëronjë të fortatë.

28Edhe Perëndia sgjodhi të pafisëmet’ e botësë edhe ato që shahenë, edhe ato që nukë janë, që të prishnjë ato që janë.

29Që të mos mburretë çdo mish përpara ati.

30Edhe ju jeni nga ay mbë Jisu Krishtinë, i cili u bë mbë ne dituri nga Perëndia, drejtëri edhe shënjtërim edhe shpërblim;

31Sikundrë që është shkruarë: “Ay që mburretë, le të mburretë mbë Zotinë”.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help