1Ç’ka më tepër pra Judheu, a ç’dobi ka rrethpresëja?
2Shumë për gjithë çdo mëndyrë. Më përpara, sepse fialët’ e Perëndisë u besuanë Judhenjet.
3Sepse ç’është, ndë mos besuanë ca? Sos do të prishnjë besën’ e Perëndisë pabesëria e atyreve?
4Qoftë lark; po Perëndia qoft’ i vërtetë, e çdo njeri qoftë gënjeshtar, sikundrë është shkruarë: “Që të dalç i drejtë ndë fialët të tua, edhe të munç kur të gjykonesh”.
5Po shtrëmbëria jonë ndë dëfteftë drejtërin’ e Perëndisë, ç’do të themi? Mos ësht’ i shtrëmbëtë Perëndia që bie zemëratënë? (flas si njeri).
6— Qoftë lark; sepse qysh do të gjykonjë Perëndia botënë?
7Sepse ndë u shtua e vërteta e Perëndisë për lavdin’ e ati prej gënjeshtrësë sime, përse gjykonem unë më si fajtuar?
8Edhe (sikundrë vllasfimisemi, edhe sikundrë thonë ca, se neve themi), Përse të mos bëjmë të ligatë, që të vinjënë të miratë? — Të cilëvet dënimi ësht’ i drejtë.
9Qysh pra, jemi neve më të mirë se gjëntarëtë? Me të vërtetë jo; sepse neve e provuam më përpara, se edhe Judhenjt’ edhe Ellinëtë, të gjithë janë ndënë faj;
10Sikundrë është shkruarë: “Se nuk’ ësht’ i drejtë asnjë;
11S’ka ndonjë që kupëton; s’ka ndonjë që kërkon Perëndinë.
12Të gjithë u përvarnë mbënjanë, të gjithë u bënë të pavëjyerë; s’ka kush të bënjë të mirë; s’ka as një”.
13“Gurmaz’ i atyre është varr i hapëtë; me gjjuhërat’ e tyre gënjenjënë”. “Vërer aspidhash është ndënë buzët t’ atyre”,
14Të cilëvet “Goja është plot me mallëkim e me hidhërim”.
15“Këmbët’ e atyreve janë të shpejta për të derdhurë gjak”.
16“Të shkretuar’ e të hequrë keq është ndëpër udhët t’ atyreve.
17Edhe udhën e paqtimit nuk’ e njohnë”.
18“Nuk’ është frikë Perëndie përpara syvet atyre”.
19— Edhe e dimë se sa thotë nomi, u thot atyre që janë ndënë nomt; që të thuretë çdo gojë, edhe gjithë bota të gjykonetë për fajtore te Perëndia.
20Sepse asndonjë mish s’ka për të dalë i drejtë përpara ati prej punëvet nomit, sepse faji njihetë nga nomi.
21Po ndashti drejtëria e Perëndisë u çpërfaq pa nom, martirisurë nga nomi edhe nga profitëtë.
22Edhe drejëtëria e Perëndisë që është me anë të besësë Jisu Krishtit ndër të gjithë e mbi gjith’ ata që besonjënë; sepse s’ka ndonjë farë të shkuarë.
23Sepse të gjithë fëjyenë, edhe të gjithëve u shteretë lavdia e Perëndisë.
24Po dalënë të drejtë me hirin’ e ati që fal me anë të shpërblimit që është mbë Jisu Krishtinë;
25Të cilinë Perëndia e vuri që përpara të jetë shpërblim me anë të besësë ndë gjak t’ ati, për të dëftyerë drejtërin’ e ti, për ndëjesën’ e fajevet që kanë qënë bërë përpara, me anë të durimit Perëndisë;
26Për të dëftyerë drejtërin’ e ati ndë këtë kohë, që të jetë ay i drejtë, edhe të nxierrë të drejtë atë që i beson Jisujt.
27Ku është pra të mburruritë? U mbyll jashtë. Me çfarë nom? Të punëvet? Jo; po me nomin’ e besësë.
28E marrëm me mënt pra, se njeriu del’ i drejtë me anë të besësë, pa punët’ e nomit.
29Apo vetëm’ i Judhenjet është Perëndia? E jo edhe i kombevet? Po, edhe i kombevet;
30Sepse një është Perëndia që do të nxierrë të drejtë rrethpresëjenë prej besësë, edhe parrethpresëjenë me anë të besësë.
31Prishëmë nominë pra me anë të besësë? Qoftë lark; po më teprë vëmë nominë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.