2 KORINTHIANËT Krej 3. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Zëmë përsëri të ndorëzojmë vetëhenë tonë? Apo mos kemi nevojë, sikundrë ca vetë, për karta të ndorëzuari te ju, a për karta të ndorëzuari prej jush?

2Ju jeni karta jonë shkruarë brënda ndë zemërat tona, që njihet’ e këndonetë nga gjithë njerëzitë.

3Edhe shpërfaqeni se jeni një karta e Krishtit, punuarë prej nesh, që është shkruarë jo me mellan, po me Frymën’ e Perëndisë gjallë, jo mbë rrasa të gurta, po mbë rrasa të mishta të zemrësë.

4Edhe të tillë shpëresë kemi mbë Perëndinë me anë të Krishtit;

5Jo se jemi të zotërit e vetiut të kupëtojmë ndonjë gjë, posi prej vetëhesë tonë, po Perëndiaësht’ i zoti për ne.

6Ay që na bëri të zotëritë të jemi shërbëtorët’ e dhiatësë re, jo të shkronjësë, po të frymësë; sepse shkronja vret, po fryma ep jetë.

7Po ndë qoftë se shërbesa e vdekëjesë, shkruar’ edhe shtypurë ndë gur, u bë e lavduarshime, kaqë sa të bijt’ e Israilit s’munt të vështroninë me sy faqen’ e Moisiut nga lavdia e faqes’ ati, që ishte për të prishurë,

8Qysh nukë do të jetë më shumë e lavduarshime shërbesa e Frymësë?

9Sepse ndë qoftë se shërbesa e gjykimit për dëm është lavdi, shumë më tepërë tepron ndë lavdit shërbesa e drejtërisë.

10Sepse as ajo që qe e lavduarshime s’u lavdua mbë këtë anë, për punë t’asaj lavdisë që ia kapërxen tepërë.

11Sepse ndë qoftë se ajo që ishte për të prishurë qe e lavduarshime, shumë më tepër’ ësht’ e lavduarshime ajo që mbet.

12Tuke pasurë pra të tillë shpëresë, flasmë shumë me sy hapëtë.

13Edhe jo sikundrë Moisiu që vinte mbulesë mbi faqet të ti, që të mos vështroninë me sy të bijt’ e Israilit të mbaruarët’ e asaj që ishte për të prishurë.

14Po mendimet’ e atyreve u verbuanë; sepse gjer ditën’ e sotme u mbeti ajo mbulesë pasbuluarë mbë të kënduarët të dhiatësë vietërë, që ajombulesë është e prishurë nga Krishti.

15Po gjer sot, kur këndonetë Moisiu, mbulesa gjëndetë mbi zemërët t’ atyre.

16Po kur të këthenetë te Zoti, do t’i hiqetë mbulesa.

17Po Zoti është fryma; edhe ku është Frym’ e Zotit, atie është të liruarë.

18Po neve të gjithë tuke parë lavdin’ e Zotit me faqe sbuluarë posi ndë pasqyrë, ndërrojmë formënë mb’ atë shëmbëllesë prej lavdie mbë lavdi, posi prej Frymësë Zotit.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help