GALLATIANËT Krej 2. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Pastaj pas katrë-mbë-dhietë vieç përsëri hipa ndë Jerusalim bashkë me Varnavënë, si mora me vetëhe edhe Titonë.

2Edhe hipa pas sbulesësëPerëndisë, edhe u dëfteva atyreve atë ungjillinë që leçis ndër kombet, po më tepërë ndër ata, që dukeshinë më të nderëshim, se mos breth, a brodha mbë të kotë.

3Po as Titua që qe bashkë me mua, ndonëse ishte Grek, u shtrëngua të rrethpritetë;

4Edhe këjo për vëllezër të rrem futurë viedhazë, të cilëtë hynë fshehura të përgjonjënë të liruarëtë tënë që kemi mbë Jisu Krishtinë, që të na bënjënë shërbëtorë.

5Atyreve as për një orë s’u unjëm kryetë t’u dëgjojmë, që të mbësë te ju e vërteta e ungjillit.

6Po për ata që u dukej se diç janë, sido që të ishinë, s’kam kujdes fare; Perëndia s’vë re nbë faqe të njeriut; sepse ata që u dukej se diç janë nukë shtuanë gjë tek unë;

7Po kundrë kësaj, kur panë se m’u zu besë të më epet’ ungjilli i parrethpresëjesë, sikundrë Pietrit ungjilli i rrethpresjesë;

8(Sepse ay që vepëroj mbë Pietrinë që ta dërgonjë te të rrethprerëtë, vepëroj edhe mbë mua të më dërgonjë ndër kombet.)

9Edhe si e njohnë hirinë që m’u dha, Jakovi e Qifaj e Joanni, ata që dukeshinë se ishinë shtylla, më dhanë mua edhe Varnavësë duart’ e diathta për shenjë të shoqërisë, që neve të vemi ndër kombet, e ata ndër të rrethprerët.

10Vetëmë na porositnë të kujtojmë të vobeqtë; edhe këtë punë u nxitova ta bënj.

11Edhe kur erdhi Pietri ndë Antiohi, i dolla kundrë ati faqe për faqe, sepse ishte për të qërtuarë;

12Sepse pa ardhurë ca vetë nga Jakovi, hante bashkë me kombetë; po kur erthnë, hiqej edhe ndante veç vetëhen’ e ti; sepse kishte frikë ata që ishinë nga rrethpresëja.

13Edhe bashkë me atë u hoqnë veç edhe Judhenjt’ e tierë, kaqë sa edhe Varnava u hoq ndë ipokrisi t’atyreve.

14Po kur pashë unë, se s’ecënjënë drejtë ndë të vërtetën’ e ungjillit, i thashë Pietrit përpara të gjithëve: Ndë qoftë se ti tuke qënë Judhe rron posi kombetë, e jo posi Judhenjtë, përse ngut kombetë të rronjënë posi Judhenjtë?

15Neve që jemi nga fisi Judhenj edhe jo prej kombesh fajtorë,

16Tuke diturë, se s’del i drejtë njeri nga punërat’ e nomit, veç me anë të besësë Jisu Krishtit, edhe neve i besuam Jisu Krishtit, që të dalëmë të drejtë prej besësë Krishtit, e jo prej punëravet nomit; sepse asndonjë njeri s’ka për të dalë i drejtë nga punërat’ e nomit.

17Po ndë qoftë se, tuke kërkuarë të dalëmë të drejtë mbë Krishtinë, u gjëndëm edhe neve fajtorë, vallë Krishti qënëka shërbëtor’ i fajit? Qoftë lark.

18Sepse ndë ndërtofsha përsëri ato që prisha, bënj vetëhenë time porosi-prishës.

19Sepse unë me anë të nomit vdiqa ndë nom, që të rronj mbë Perëndinë.

20U kryqëzuashë bashkë me Krishtinë; edhe unë më s’rronj, po Krishti rron tek unë; edhe ajo që rronj unë ndashti ndë misht, rronj ndë besë të Birit Perëndisë, i cili më deshi edhe dha ndër duar vetëhen’ e ti për mua.

21Nukë heth poshtë hirin’ e Perëndisë; sepse ndë qoftë drejtëria me anë të nomit, vallë Krishti vdiq mbë kot.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help