1“Unë jam vështi i vërtetë, edhe im Atë është bujku.
2Çdo hardhi që nukë bie pemë tek unë, e këput; edhe çdo që bie pemë, e qëron, që të bierë më tepërë pemë.
3Ndashti ju jeni të qëruarë, për atë fialë që u kam folurë juve.
4Mbetni tek unë, edhe unë te ju. Sikundrë hardhia s’munt të bënjë pemë prej vetiu, ndë qoftë se nuk mbet ndë vështë, kështu as ju, ndë mos mbeçi tek unë.
5Unë jam vështi, ju jeni hardhitë; ay që mbet tek unë, edhe unë tek ay, kyj bën pemë shumë; sepse pa mua s’munt të bëni asgjë.
6Ndë mos mbetë ndonjë tek unë, hidhetë jashtë posi hardhia, edhe thahetë; pastaj i mbëledhën’ e i hedhënë ndë ziarr, edhe digjenë.
7Ndë mbeçi tek unë, edhe fialët’ e mia ndë mbeçinë te ju, do të lypni ç’të doni, edhe do t’u bënenë juve.
8Im Atë ndë këtë lavdonetë, që të bini shumë pemë; edhe kështu do të jeni nxënësit’ e mi.
9Sikundrë më deshi Ati, edhe un’ u desha juve; mbetni ndë dashuri time.
10Ndë ruajçi porosit’ e mia, do të mbesni ndë dashuri time; sikundrë unë ruajta porosit e tim Eti, edhe mbeç ndë dashuri t’ati.
11U fola juve këto, që të mbesë gëzimi im mbë ju, edhe gëzimi juaj të jetë plot.
12Këjo është porosia ime: të doni njëri tiatrinë, sikundrë un’ u desha juve.
13Asndonjë s’ka dashuri më të madhe se këtë, që të vërë ndonjë jetën’ e ti për miqt’ e ti.
14Ju jeni miqt’ e mi, ndë qoftë se bëni gjithë sa u porosis juve.
15Nuk’ u them juve më shërbëtorë, sepse shërbëtori nukë di se ç’bën i zoti; po u thashë juve miq, sepse u dëfteva juve gjithë sa dëgjova prej tim Eti.
16Ju nukë më keni sgjedhurë mua, po un’ u kam sgjedhurë juve, edhe u urdhërova juve që të shkoni e të bëni pemë, edhe pema juaj të mbesë; që t’u apë juve ç‘t’i lypni Atit mb’ emërit tim.
17Këto u porosis juve, të doni njëri tiatrinë.
18Ndë u ka mëri juve bota, dineni se më kish mëri mua përpara jush.
19Ndë ishitë prej botësë, bota do të donte të sajnë; po sepse nukë jeni nga bota, po un’ u sgjodha juve nga bota, përandaj bota u ka mëri juve.
20Mbani mënt fialënë që u thashë unë juve: Nuk’ është shërbëtori më i math se i zoti. Ndë qoftë se ndoqnë mua, do t’u ndiekënë edhe juve; ndë ruajtnë fialënë time, do të ruanjën’ edhe tuajënë.
21Po të gjitha këto do t’ua bënjënë juve për emërinë tim, sepse nukë dinë atë që më dërgoj.
22Të mos kishnjam ardhurë, e të mos u kishnjam folur’ atyre, nukë do të kishinë faj; po ndashti nukë kanë shkak për fajin’ e tyre.
23Ay që më ka mëri mua, i ka mëri edhe tim eti.
24Të mos kishnjam bërë ndër ata ato punë që s’i ka bërë asndonjë tiatërë, nukë do të kishinë faj; po ndashti edhe panë, edhe më patnë mëri edhe mua edhe tim Atë.
25Po këjo u bë, që të mbushetë fiala që është shkruarë ndë nomt’ t’atyreve: “Se më patnë mëri pa ndonjë farë pune”.
26Po kur të vinjë Ngushullimtari, që do t’ua dërgonj unë juve prej Atit, Fryma e së vërtetësë, që del nga Ati, ay do të martirisnjë për mua.
27Po edhe ju martirisni, sepse që përpara herësë jeni bashkë me mua.”
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.