1Unë plaku mbë Zonjën’ e sgjedhurë, edhe mbë të bijt’ e asaj, që un’ i dua me të vërtetë; edhe jo unë vetëmë, po edhe gjith’ ata që kanë njohurë të vërtetënë;
2Për atë të vërtetënë që mbet ndër ne, edhe do të jetë bashkë me ne për gjithë jetënë.
3Qoftë bashkë me ju hirë, përdëllim, paqtim prej Perëndisë Atit, edhe prej Zotit Jisu Krisht, të Birit Atit, ndë të vërtetë e ndë dashuri.
4U gëzuashë shumë, se gjeta ca nga bijt’ e tu tuke ecurë ndë të vërtetënë, sikundrë muarëm porosi nga Ati.
5Edhe tashi të lutem tyj, o Zonjë, jo sikur tuke të shkruarë tyj një porosi të re, po atë që kishim që përpara herësë, të duamë njëri tiatrinë.
6Edhe këjo është dashuria, të ecëjmë pas porosivet ati. Këjo është porosia, sikundrë e dëgjuatë që përpara herësë, të ecëni mb’ atë.
7Sepse shumë kobimtarë hynë ndë botët, ata që nukë rrëfenjënë me gojë se Jisu Krishti erdhi ndë mish; i tilli është kobimtari edhe antikrishti.
8Vështroni vetëhenë t’uaj, që të mos humbasëm’ ato që punuam, po të marrëmë pagë të plotë.
9Kushdo që kapërcen porosinë, edhe nukë mbet ndë mësim të Krishtit, ay s’ka Perëndi; ay që mbet ndë mësim të Krishtit, kyj ka edhe Atin’ edhe Birinë.
10Ndë qoftë se vien ndonjë te ju, e nukë bie këtë mësim, mos e merrni ndë shtëpi, edhe mos e përshëndetni;
11Sepse ay që e përshëndet atë, bënetë piesëtar mbë punërat t’ati të ligatë.
12Ndonëse pata shumë për t’u shkruarë juve, nukë desha me kartë e me mellan, po shëprenj të vinj te ju, edhe të flas gojë me gojë, që të jetë plot gëzimi ynë.
13Të falenë me shëndet diemt’ e sat motëre të sgjedhurësë. (Amin.)
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.