1 KORINTHIANËT Krej 9. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Nukë jam un’ apostol? Nukë jam un’ i liruarë? Nukë pashë unë Jisu Krishtinë, Zotinë tënë?

2Nukë jeni ju puna ime mbë Zotinë?

3Ndë mos jam apostol mbë të tierë, po pak së paku mbë ju jam; sepse mbëlatësi i apostolisë sime ju jeni mbë Zotinë.

4Të përgjegjuritë tim mb’ ata që më gjykonjënë është këjo:

5Sos nukë kemi edhe neve pushtet të hamë e të pimë?

6Sos nukë kemi edhe neve pushtet të heqëmë me vetëhe një motërë grua, sikundrë edhe të tierët’ apostoj, edhe të vëllezërit’ e Zotit, edhe Qifaj? Apo vetëm’ unë edhe Varnava nukë kemi pushtet të mos punojmë?

7Cili ësht’ ay që vete ndonjë herë ndë luftë me hajen e ti? Cili mbiell veshtë, edhe nukë ha nga pema e ati? A cili kullot grigjënë, edhe nukë ha nga qjumështi i grigjësë?

8Mos i flas unë këto si njeri? Apo nukë thotë këto edhe nomi?

9Sepse është shkruarë ndë nomt të Moisiut: “Nukë do t’i mbyllç gojënë kaut që shin”.

10Mos për qetë ka kujdes Perëndia? A po për ne me të vërtetë e thotë këtë? sepse për ne u shkrua, se ay që lëron, me shpëresë gjan të lëronjë; edhe ay që shin, shin me shpëresë se do të ketë piesë ndë shpëresët të ti.

11Neve ndë mbuallmë mbë ju gjëratë shpirtërisht, pun’ e madhe është ndë korrçimë gjëratë tuaja të mishta? Ndë qoftë se të tierë marrënë piesë të këti pushteti mbi ju, nukë gjan më tepërë neve?

12Po neve nuk’ e përndormë këtë pushtet; po durojmë të gjitha, që të mos bëjmë ndonjë të ndaluarë ndë ungjill të Krishtit.

13Nuk’ e dini, se ata që bënjënë punërat’ e shënjtëruara, hanë nga hieroreja? Edhe ata që qëndronjënë përanë theroresë, marrënë piesë nga theroreja?

14Kështu edhe Zoti urdhëroj ata që apënë për ungjillinë, të rronjënë nga ungjilli.

15Po unë nukë përndora asndonjë nga këto, as nuk’ i shkrova këto, që të më bënenë kështu; sepse më mirë është për mua të vdes, se të nxierrë ndonjë të mburruritë tim të kotë.

16Sepse ndë leçis ungjillinë, nuk’ është të mburrurë për mua; sepse kam nevojë për vetëhe; edhe mieri unë, ndë mos leçiça ungjillinë.

17Sepse ndë bënfça këtë me dashuriminë tim, kam pagë; po ndë e bëfça me pahirëë, më është zënë besë kujdesi.

18Cila pra është paga ime? Ta bënj paprishurë ungjillin’ e Krishtit tuke leçiturë, që të mos e përndor për keq pushtetnë që kam mbë ungjillinë.

19Sepse tuke qën’ i lëruarë nga të gjithë, e bëra vetëhenë time shërbëtuar mbë të gjithë, që të fitonj më të shumëtë.

20Edhe u bëshë te Judhenjtë si Judhe, që të fitonj Judhenjtë; tek ata që janë ndënë nom u bëshë si ndënë nom, që të fitonj ata që janë ndënë nom;

21Te të panomëtë u bëshë si i panom, (ndonëse nuk’ ishnjam i panom te Perëndia, po me nom mbë Krishtinë), që të fitonj të panomëtë.

22Te të dobëtitë u bëshë si i dobëtë, që të fitonj të dobëtitë; te të gjithë u bëshë të gjitha, që me çdo mënyrë të shpëtonj ca veta..

23Edhe këtë e bënj për ungjillinë, që të bënem piesëtar i ati.

24Nuk’ e dini, se ata që sulenë ndë shesht të lodravet të trimërisë, që të gjithë sulenë po një e merr çmimin? Kështu, suluni që ta merrni.

25Edhe kushdo që përpiqetë, e përmban vetëhenë nga të gjitha; e ata e bënjënë këtë, që të marrënë një kurorë që prishetë, po neve e bëjmë, që të marrëmë kurorë të pavdjershime.

26Unë pra kështu sulem, jo sikur jam ndë dyshim; kështu luftonj me grusht, jo sikur rrah erënë.

27Po mundonj trupnë tim edhe e bënj rop, se mos, passi u leçita të tjerëve, unë hidhem poshtë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help