SBULESA Krej 17. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Edhe erdhi një nga ata të shtatë ëngjëjtë që kishinë të shtatë kupatë, edhe foli bashkë me mua, e më tha: “Eja, do të të dëftonj gjyqin’ e kurvësë madhe, që është ndenjurë mbi ujëra të shuma;

2Që kurvëruanë bashkë me atë mbëretërit’ e dheut, edhe ata që rrinë mbë dhet u dejtnë nga vera e kurvërisë asaj.”

3Edhe më shpuri me frymë mbë një vënt të shkretë; edhe pashë një grua që po rrinte mbi një bishë të kuqe, që ishte plot me emëra vllasfimiash, e kishte shtatë krerë e dhietë brirë.

4Edhe ajo gruaja ishte veshurë me porfirë e më të kuq, edhe përaruarë me ar e me gurë të nderëshim e me margaritarë, e kishte ndë dorë të saj një kupë t’ artë mbushurë me ndyrësira e me pugërësira të kurvërisë saj.

5Edhe mbë ballt t’asaj kishte shkruarë një emër Mistir, Vaavyllona e madhe, e ëma e kurvavet edhe ndyrësiravet dheut.

6Edhe pashë gruanë dejturë nga gjaku i shënjtorëvet, edhe nga gjaku i martirëvet Jisujt. Edhe kur pashë atë, u çudita me çudi të madhe.

7Edhe ëngjëlli më tha: “Përse u çudite? Unë do të them tyj mistirin’ e gruasë, edhe të bishësë që mban atë, e cila ka të shtatë krerët’ edhe të dhietë brirëtë. –

8Atë bishënë që pe, ishte, edhe nuk’ është, edhe do të dalë nga avyssa, e të vejë për të humburë; edhe do të çuditen’ ata që rrinë mbi dhet, të cilëvet emërat’ nukë janë shkruarë ndë vivli të jetësë që kur është ngrehurë bota, kur të shohën’ atë bishënë që ishte, edhe nuk’ është, edhe ndonëse është.

9Këtu është mëndëja kush të ketë dituri. Të shtatë krerëtë janë shtatë male, atie ku rri gruaja mb’ ata.

10Edhe janë shtatë mbëretër; të pesëtë ranë, edhe njëri është, tiatri edhe s’ka ardhurë; edhe kur të vinjë, ka për të mbeturë pak kohë.

11Edhe ajo bisha që ishte, edhe nuk’është, edhe ay ësht’ i tetti, edhe është nga të shtatëtë, edhe vetë për të humburë.

12Edhe dhietë brirëtë që pe, janë dhietë mbëretër, të cilët’ edhe s’kanë marrë mbëretëri, po marrënë pushtet posi mbëretërë një orë bashkë me bishënë.

13Këta kanë një mëndëje, edhe do t’ apënë ndë dorë të bishësë fuqin’ edhe pushtetin’ e tyre.

14Këta do të lëftonjënë me Qëngjinë, edhe Qëngji do t’i muntnjë ata, sepse është Zot i zotëravet, edhe Mbëret i mbëretëret; edhe ata që janë bashkë me atë janë të thërritur’ e të sgjedhur’ e besëtarë.”

15Edhe më thotë: “Ata ujëratë që pe atie ku rri kurva, janë llauzëra e gjëndëje, e kombe e gluhëra.

16Edhe ata dhietë brirëtë, që pe mbi bishët, këta do t’i kenë mëri kurvësë, edhe do ta bënjën’ atë të shkretë edhe lakuriq, edhe do të hanë mishrat’ e asaj, edhe atë do ta diegënë ndë ziarr.

17Sepse Perëndia dha ndë zemërat t’atyreve të bënjënë mëndëjen’ e asaj, edhe të bënenë me një mëndëje, edhe t’i apënë bishësë mbëretërin’ e tyre, gjersa të mbaronenë fialët e Perëndisë.

18Edhe ajo gruaja që pe është qyteteja e madhe që ka mbëretëri mbi mbëretërit të dheut.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help